Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Yerevanit të Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Rama do të jetë i pranishëm të dielën, në darkën e mirëseardhjes të shtruar nga Presidenti i Republikës së Armenisë, Vahagn Khachaturyan, dhe Kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan.
Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në takimin e dytë informal të Koalicionit Europian Kundër Drogave (ECAD), i cili do të bashkëkryesohet nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.
Diskutimet do të përqendrohen në forcimin e luftës kundër trafikut të drogës, përfshirë trafikun detar dhe në porte, luftën kundër flukseve të paligjshme financiare, pastrimit të parave dhe korrupsionit, si dhe adresimin e sfidave që lidhen me drogat sintetike në Europë.
Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të bashkëkryesuar me Kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, me temë “Forcimi i lidhshmërisë dhe sigurisë ekonomike në kontekstin e tranzicionit të gjelbër”.
Ndërkohë bëhet me dije se pjesë e samitit, do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Sipas njoftimit të qeverisë, Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Armeni për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Po ashtu thuhet se ai pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse. Kurti po ashtu, do të jetë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue.
Samiti i këtij viti, që mbahet më 4 maj, do të bëjë së bashku 48 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Europë”, ndërkohë që Kryeministri i Kanadasë Mark Carney, do të marrë pjesë si i ftuar në samit, duke shënuar herën e parë që një vend jo-europian merr pjesë në takim. Në një kohë transformimesh të thella gjeopolitike, diskutimet do të fokusohen në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve europiane, koordinimin e veprimeve për rritjen e qëndrueshmërisë demokratike, si dhe avancimin e lidhshmërisë dhe sigurisë ekonomike e energjetike.
Komuniteti Politik Evropian është lansuar më 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 6 dhe 7 maj do të ...
Kryeministri Edi Rama përmes një video të postuar në rrjet...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha sot se zgjed...
Deputeti dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu hodh...
Ervin Salianji ka vërshuar me fyerje dhe sharje ndaj Kryet...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Ervin Salianji nuk është më prej kohësh pjesë e PD-së. Ësh...
View this post on Instagram ...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual me ...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ...
Analisti Fatos Lubonja ndaj një kritikë të ashpër lidhur m...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozua...
Ish-ministri Arben Malaj ndau sot një përshtypje lidhur me...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervist...
Analisti Andi Bushati komentoi sot kandidaturën e Mereme S...
Ish-deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një dalje tele...
Gazetari Lutfi Dervishi analizoi sot situatën e brendshme ...
Analisti Neritan Sejamini në një dalje televizive ka folur...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar ditën e sotm...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar gj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...