Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Kryeministri Edi Rama përmes një video të postuar në rrjetet e tij sociale, ka folur lidhur me zhvillimet kryesore të javës.
Rama u shpreh se gjatë kësaj jave u nënshkrua një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai e cilësoi marrëveshjen si një tjetër hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë energjetijke të Shqipërisë.
“Ishte kjo një javë ku hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike. Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik.
Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme.
Vlora do të kthehet kësisoj në një nyje të rëndësishme, qoftë për shfrytëzimin, por qoftë edhe për eksportin e gazit përmes Tap-it, sepse pjesë e kësaj marrëveshje është dhe investimi për lidhjen me tubacion të Vlorës me Fierin ku ndodhet dhe gazsjellësi Transadriatik”, tha Rama.
Ndër të tjera, ka folur edhe lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes mes KAYO dhe Fincantieri për prodhimin e mjeteve detare nnë kantierin e Pashalimanit. Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është vetëm një investim i ri, por është dhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune.
“Një tjetër moment i rëndësishëm i javës ishte hapja e një rruge tjetër në drejtim të rritjes së kapaciteteve tona ushtarake dhe të ripozicionimit të Shqipërisë në rrjetin e industrisë ushtarake, ku deri para pak kohësh ishim prej dekadash krejt inekzistent. Firmosëm marrëveshjen mes kompanisë italiane Fincantieri, një nga emrat e mëdhenj të ekselencës industriale europiane dhe kompanisë sonë publike Kayo për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, qoftë në funksion të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për forcat aleate. Ky nuk është vetëm një investim i ri dhe shumë i konsiderueshëm, por është dhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirëpaguara në fazën e parë. Një perspektivë konkrete për të rinjtë dhe të rejat, duke filluar nga nxënëset dhe nxënësit e shkollës profesionale industriale të Vlorës, të cilët do të ftohen të bëhen pjesë e programeve të trajnimit për t’u punësuar në kompaninë e përbashkët që lind nga kjo marrëveshje, Fincantieri Albania”, u shpreh kryeministri. /CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha sot se zgjed...
Deputeti dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu hodh...
Ervin Salianji ka vërshuar me fyerje dhe sharje ndaj Kryet...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Ervin Salianji nuk është më prej kohësh pjesë e PD-së. Ësh...
View this post on Instagram ...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual me ...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ...
Analisti Fatos Lubonja ndaj një kritikë të ashpër lidhur m...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozua...
Ish-ministri Arben Malaj ndau sot një përshtypje lidhur me...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervist...
Analisti Andi Bushati komentoi sot kandidaturën e Mereme S...
Ish-deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një dalje tele...
Gazetari Lutfi Dervishi analizoi sot situatën e brendshme ...
Analisti Neritan Sejamini në një dalje televizive ka folur...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar ditën e sotm...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar gj...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...