Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Ish-ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë gjatë viteve ’90-të, Werner Daum ndau sot një rrefim mbi një prej periudhave më vendimtare për fatin e shqiptarëve.
Në një intervistë për ‘Syri TV’, Daum tregoi mbi ngjarjet e kohës dhe zhvillimet e rëndësishme të ndryshimeve politike e shoqërore, që prekën të rinjtë dhe familjet shqiptare.
Daum tregoi sesi doli kundër udhëzimeve të qeverisë së tij, teksa shihte çdo ditë realitetin shqiptar.
“Pse ndihmova kur gati 3 mijë shqiptarë hynë në ambasadën time, pse i lashë portat e hapura?
Kisha parandjerë prej kohësh, prej gati një viti, nga mesi i vitit 1989, se gjendja e Shqipërisë dhe gjendja e shqiptarëve po ndryshonte.
Tashmë shqiptarët nuk po ndjeheshin më të frikësuar prej shtypjes dhe prej makinerisë shtypëse së qeverisë, por ishte një popull i gatshëm të rrezikonte, madje edhe të binte fli për lirinë dhe për kushte ekonomike të ndryshme dhe më të mira dhe për mundësi më të mira.
Të gjithë shqiptarët e donin lirinë në çdo kuptim, donin të kishin mundësinë të flisnin lirshëm, të shkëmbenin mendimin e tyre me të tjerët si brenda vendit ashtu edhe me persona të tjerë, sidomos me të rinj jashtë vendit dhe unë e kisha ndjerë këtë.
Shkëndija që i dha forcë revolucionit ishte demonstrata në Kavajë, dhe në Kavajë nuk shpresonin për të sulmuar ambasadat për të dalë nga vendi, por donin lirinë, dhe unë e ndjeva këtë.
Ambasadat e para ku sidomos të rinjtë shqiptarë u drejtuan ishin ambasadat greke, franceze dhe ajo italiane, kishte disa dhjetëra dhe askush nuk tentoi të kërkonte strehë tek ambasada gjermane.
Thashë me vete si ka mundësi, unë duhet të bëj diçka, duhet t’u tregoj njerëzve se janë të mirëpritur, nuk isha i gatshëm të dilja dhe t’u thoja ejani dhe t’i ftoja, por doja t’ua bëja të qartë nëpërmjet disa formave se njerëzit ishin të mirëpritur në ambasadën gjermane dhe se ne do të bënim ç’të mundnim për t’i ndihmuar.
Atë ditë që të gjithë evakuuam ambasadën, unë isha i fundit që u largova, ndezëm dritat dhe pas asaj lashë portat gati një metër të hapur në mënyrë që të gjithë ta shihnin se ky ishte një vend ku mund të kërkonin strehë.
Unë po udhëtoja kudo në Shqipëri, unë e doja këtë vend, më pëlqente peizazhi, më pëlqenin malet, lumenjtë dhe veçanërisht më pëlqente arti dhe historia e Shqipërisë.
Veçanërisht në Shkodër, por edhe në vende të tjera më janë afruar të rinj të cilët e kishin kapërcyer frikën dhe shtypjen e shtetit dhe të Sigurimit.
Më janë afruar këta njerëz dhe unë nuk e fsheha mendimin tim, unë mendoja se shqiptarët meritonin një jetë më të mirë, shqiptarët meritonin të jetonin në liri.
Këtë e shpreha qartë, nuk bëra propagandë aktive, as nuk inkurajova një revolucion, sepse nuk ishte roli im, por sa herë e afrohej njeri shprehja atë që mendoja.Unë jam një diplomat në profesionin, dhe diplomati duhet të veprojë sipas udhëzimeve dhe këtë kam bërë gjithë jetën time diplomatike, por në korrik të 1990, unë veprova kundër udhëzimeve të qeverisë sime e cila nuk donte të minonte një qeveri tjetër, unë veprova haptas kundër udhëzimeve sepse ndjeva që qeveria, sistemi dhe regjimi ishte kundër vlerave themelore të njerëzimit dhe të jetës së njeriut dhe kundër dokumentit të shkruar Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Kështu që unë vendosa të bëj atë që unë ndjeva se ishte e drejtë”,-tha ambasadori./CNA
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike,...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të sotëm me kryetarët...
Tri kryebashkiakë janë deklaruar kundër porosisë së kryemi...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit të kë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me kryebashk...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit me kr...
Gjatë një takimi të zhvilluar sot me kryebashkiakët e vend...
“Një drejtor ujësjellësi me 30 këshilltarë”, deklaron kr...
Erion Braçe bën opozitarin në lidhje me aksionin e qeveris...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shigjetuar departamentet e B...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me krerët e bashkive n...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të ashpra për kr...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritikat e tij në lidhje...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kry...
Kryeministri Edi Rama ka "goditur" sërish prokuroren Elsa ...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me kryetarët e bashkiv...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një shuplakë të fortë Bas...
Në mbledhjen me kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Ram...
Kryeministri Edi Rama zbarkon sot në Durrës ku do të mbled...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ndau disa informacione dhe d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...