Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi i cili po ndjek nga afër rinumërimin e votave të qarkut të Tiranës ka deklaruar se procesi po ecën shumë ngadalë.
Gjatë rinumërimit të disa kutive sipas Këlliçit janë evidentuar se PS ka përfituar vota të paligjshme, pra që komisionerët i kanë shtuar PS-së 27 vota.
Ai thekson se nëse vazhdon me këtë trend është e pashmangshme që ka një sasi të madhe votash të vjedhura nga PS në qarkun e Tiranës.
"Deri tani, procesi po ecën me një ritëm shumë të ulët, shumë të ngadaltë, dhe për të paktën dy javët në vijim parashikohet që të jemi ende në proces rinumërimi. Deri më tani, në 14 kuti është evidentuar se PS ka përfituar 17 vota në mënyrë të paligjshme, pra komisionerët i kanë shtuar PS-së 27 vota. Diku tjetër i janë shtuar vota të pavlefshme ose të një subjekti tjetër. Nëse vazhdohet me këtë trend në 1,282 kutitë në total, është e pashmangshme që të kemi një sasi të madhe votash të vjedhura nga PS në qarkun e Tiranës”, tha Këlliçi.
Ndër të tjera, Këlliçi thekson se, PD deri tani i janë hequr dhe vjedhur vota.
“Pa dyshim, PD-së deri tani i janë hequr dhe vjedhur vota. Janë hequr 4 vota si subjekt, dhe ne do të vijojmë ndjekjen kuti pas kutie. Ky është një proces që po ndiqet edhe online nga strukturat e PD-së dhe në faqen e KQZ-së.
Fokusi kryesor është dokumentimi i çdo parregullsie dhe marrja e mandatit të 14-të në kryeqytet, brenda farsës zgjedhore që ka ndodhur më 14 maj.
Sot, me provat që PD ka bërë publike votimi i njëjtit qytetar 3-4 herë në Elbasan, kthimi përmbys i kutive të votimit për të nxjerrë fletën dhe për të “verifikuar” vullnetin e qytetarëve sipas pamjeve të publikuara nga z. Berisha, faktet e pakontestueshme të presionit gjatë ditës së votimit, si dhe rasti i trenit bullgar në Peqin ku votohej me një fletë të vetme që nxirrej jashtë tregojnë se ky proces ka ndodhur paralelisht në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Të gjitha këto fakte mjaftojnë për të treguar se më 14 maj nuk ka pasur zgjedhje, por një farsë elektorale. Një shtet elektoral që punon ditën e zgjedhjeve për të organizuar një maskaradë të madhe, vetëm për të mashtruar opinionin publik dhe atë ndërkombëtar se në Shqipëri ka një demokraci funksionale me zgjedhje të rregullta. Kjo vetëm për t’i dhënë kësaj mazhorance edhe katër vite të tjera për të vjedhur vendin, dhe që Rama të vazhdojë të jetë kryeministër i vendit më të varfër në Europë, ndërkohë që udhëton me avion privat, merr pjesë në dasma miliarderësh dhe pi shishe vere që kushton 33 mijë euro në ditë.
Ndërkohë, fokusi ynë, brenda kësaj maskarade, është të mbrojmë çdo votë. Ne do të luftojmë votë për votë për të marrë mandatin e 14-të në Tiranë, i cili i përket Ilir Alimehmetit, dhe padyshim do të luftojmë për të evidentuar çdo parregullsi.
Kemi dëgjuar për një Task Forcë të SPAK për të hetuar krimet zgjedhore. Ka një javë që z. Berisha ka denoncuar me zë dhe figurë vjedhjen e votave dhe personat që kanë organizuar këtë, por asgjë nuk ka ndodhur. SPAK nuk ekziston. Task Forca nuk ekziston. Është thjesht një alibi për të hyrë në raportet burokratike, për të marrë rrogat e tyre ndërkombëtarët dhe për të vazhduar "qejfin" e tyre në raportet formale që bëjnë për Shqipërinë. Ndërkohë, Shqipëria po rrëshqet çdo ditë e më shumë drejt autokracisë, në një diktaturë modern” deklaroi ai./ CNA
Kolegji Zgjedhor rrëzoi këtë të mërkurë kërkesat ankimore ...
Sot ka nisur rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës. Kr...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri deklaroi sot se du...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë disa detaje nga jeta e...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë Belind Këlliçi ka folu...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një propozim për g...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Ka përfunduar procesi i verifikimit dhe rinumërimit për 94...
Partia Socialiste do të zhvillojë në selinë e saj, akademi...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferi ...
Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka bërë me dije se...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Bledi Himçi kër...
Procesi i rinumërimit të votave do të nisë sot fillimisht ...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi sot se në g...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë...
Analisti Armand Shkullaku deklaroi sot se Partia Socialist...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e pranishme këtë...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...