“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë i pranishëm në Sofrën e Tiranës, ku iu dorëzua titulli “Misionar i Vlerave”, akorduar stërgjyshit të tij, Masar Këlliçi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se është i privilegjuar që titulli iu dorëzua nga njerëz që kanë të njëjtat kujtime dhe dashuri për Tiranën.
Më tej Këlliçi shkruan se vlerësimi ndaj stërgjyshit të tij është dhe një thirrje për të qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Gjithashtu është kujtuar dhe ish-politikani Arbën Tafaj, i ndarë nga jeta në vitin 2024.
Postimi i plotë i Këlliçit
Sofra e Tiranës, këtë vit u organizua mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!
Në rrafshin personal ishte një nder i veçantë për mua të pranoja në emër të familjes Këlliçi, titullin “Misionar i Vlerave”, akorduar stërgjyshit tim Masar Këlliçi me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në hedhjen e themeleve të shtetit modern shqiptar”.
Ndjehem i privilegjuar që ky titull mu dorëzua nga duart e komunitetit tim, nga njerëzit që ndajnë të njëjtat rrënjë, kujtime dhe dashuri për këtë qytet, nga një personalitet si Prof. Dr. Nevila Nika, një ndër studiueset dhe arkivistet më të njohura në vend!
Ky vlerësim nuk është thjesht një nder personal, por një thirrje për të qenë më pranë njëri-tjetrit në një kohë kur Tirana jonë ndryshon me shpejtësi.
Në këtë qytet që zgjerohet e transformohet çdo ditë, duhet të kujdesemi të mos humbasim vetëdijen tonë kulturore: kujtimet, zakonet, toponimet, humorin, mënyrën e jetesës, etj. Cilësi këto që na kanë karakterizuar dhe na kanë ndihmuar të kalojmë dhe kohët më të errëta, sikurse momentet më të begata, kur kemi pritur me mendjehapësi dhe dashuri çdo komunitet tjetër në Tiranë.
Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë të nxisim brezin e ri jo vetëm ta dojë Tiranën, por ta kuptojë, ta mbrojë, ta bëjë atë të vetën. E për këtë, na duhet secili prej nesh!
Ky titull në fakt më kujton se përgjegjësia fillon me individin, por fuqia është gjithmonë në komunitet.
Miqtë e mi,
Komuniteti ynë në vitin e fundit humbi një ndër përfaqësuesit e saj më të shkëlqyer, një qytetar 24 karatsh, një burrë të urtë e fisnik, tironasin e mirë, politikanin dhe aktivistin qytetar, Arben Tafaj.
Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg i mirë, por ai ishte një veprimtar i palodhur dhe derë e hapur për secilin prej nesh!
Vepra dhe kujtimi më i mirë i tij, tashmë është rrënjosur thellë në traditën dhe organizimin e përvitshëm të “Sofrës së Tiranës”, aktivitet i cili mishëron më së miri vlerat qytetare dhe zakonet e komuniteti tonë të shkëlqyer.
Falenderoj nga zemra fondacionin “Arben Tafaj” për këtë organizim të jashtëzakonshëm dhe nderim që i bëri familjes time.
Dy fjalë në fund edhe për krenarinë e familjes sonë, Masar Këlliçin:
Pas përfundimit të studimeve në financë në Stamboll, ai mbajti lidhje të ngushta me patriotët shqiptarë dhe ishte mik i afërt i familjes Toptani. U përfshi në lëvizjen atdhetare të udhëhequr nga Sermedin Toptani, i cili shpërndante fshehurazi libra në gjuhën shqipe brenda territorit shqiptar.
Pas shkollimit, Masari dhe i vëllai, Mytesim Këlliçi, u vendosën për një periudhë të shkurtër në qytetin e Bursës, në Turqi. Por ideali për çlirimin e vendit e riktheu shpejt në atdhe, ku iu bashkua Lëvizjes për Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.
Pas shpalljes së Pavarësisë, në vitin 1920, Masar Këlliçi u zgjodh Financieri i Komunitetit Musliman për Tiranën, ndërsa në vitin 1921 u zgjodh Deputet në Parlamentin e Parë Shqiptar.
Së bashku me të vëllain, Mytesim Këlliçi, Myfti i Tiranës, Senator në Kongresin e Lushnjës dhe bashkë themelues i “Strehës Vorfnore” sot Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Hallulli”, ishin ndër nismëtarët kryesorë të këtij Kongresi historik.
Masar Këlliçi ishte një besimtar i palëkundur në idenë e pavarësisë dhe sovranitetit të Shqipërisë. Gjatë gjithë jetës së tij, ai punoi dhe luftoi me përkushtim për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar./ CNA
Analisti Armand Shkullaku deklaroi sot se Partia Socialist...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e pranishme këtë...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e ...
Juristja Brizida Gjokondi në një dalje televizive ka folur...
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ironizoi sot deputetët ...
Këtë të hënë u zhvilluan punimet për një tjetër seancë ple...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Shko...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i PD-së, Dorian Teliti de...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot disa informacion...
Deputetja e legjistraturës së ardhshme, Zegjine Çaushi ka ...
Deputeti Asllan Dogjani akuzoi sot se ndërtimet pa kriter ...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko ...
Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) k...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha sot se ...
Deputetja Ina Zhupa tha sot se ka mungesë të rezultatit ng...
Në seancën e sotme, ministri i Shtetit, Taulant Balla, i k...
Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, foli sot gj...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Pas suksesit të Partisë Socialiste me votën e diasporës në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...