Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Akil Kraja, renditi në një deklaratë për mediat rastet kur kryebashkiakët evropianë kanë dhënë dorëheqje për skandale më të vogla se të Erion Veliajt.
Në fjalën e tij ai theksoi se Erion Veliaj në këto 9 vite si kryetar bashkie ka xhiruar mbi 1 miliard euro në tenderë e koncesione publike.
Kraja, paralajmëroi se të martën në orën 11.00 vijon protesta më e drejtë, që qyteti i Tiranës ka realizuar në këto 30 vite.
"Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen, të hetohet e të dënohet ashtu siç do të ndodhte në çdo qytet evropian. Çdo ditë që ai vijon të mbetet kryetar bashkie, është një ditë që i vidhet Tiranës, kryeqytet evropian", u shpreh ai.
Deklarata e plotë:
Erion Veliaj, kryetari në dalje i Bashkisë së Tiranës deklaron perlën e radhës. Sipas tij, kërkesa e qytetarëve që ai të mbajë përgjegjësi për abuzimin në dhjetëra milionë euro me taksat e tyre, është një ‘kapriçio ballkanike’. Citojmë: “Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj”.
Le të bazohemi atëherë mbi standardet europiane dhe sesi sillet një kryetar bashkie europiane përballë një skandali, sado i madh apo i vogël qoftë ai.
Në tetor të vitit 2015, kryetari i Bashkisë së Romës, Ignazio Marino, dha dorëheqjen se u akuzua se kishte paguar me kartën e debitit të bashkisë 20.000 euro për darka me familjarë e miq të tij në një periudhë 2-vjeçare. Dhe pse ai deklaroi se do të rimbursonte vlerën në fjalë, ai u largua. Kaq mjafton në Europë për të dhënë dorëheqjen.
Në dhjetor të vitin 2014, Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Klaus Wowerei dha dorëheqjen pas presionit publik mbi vonesat, tejkalimin e kostove dhe nepotizmin që prekte ndërtimin e Aeroportit të Berlinit. Ai akuzohej ndër të tjera, se bordet e projektit ishin plotësuar me miq të tij. Kaq mjafton në Europë për të dhënë dorëheqjen.
Në dhjetor të vitit 2012, kryetari i Bashkisë së Mariborit në Slloveni, Franc Kangler, dha dorëheqjen vetëm pas 2 protestave të shoqërisë civile dhe të opozitës, pas publikimit të akuzave ndaj tij për korrupsion. Kaq mjafton në Europë për të dhënë dorëheqjen.
Në korrik të vitit 2008, nënkryetari i Bashkisë së Londrës, Ray Lewis, ka dhënë dorëheqjen 24 orë pas fillimit të punës së një komisioni hetimor bashkiak që kërkonte të hidhte dritë mbi një hua të tij të para 10-viteve prej 30.000 paundësh, kohë që ai angazhohej në një kishë lokale. Kaq mjafton në Europë për të dhënë dorëheqjen.
Po kështu kanë dhënë dorëheqjen vetëm se u përfolën në skandale korrupsioni kryetari i Bashkisë së Venecias, Giorgio Orsoni apo dhe nënkryetari i Bashkisë së Pragës, Jiri Paluska. Kaq mjafton në Europë për të dhënë dorëheqjen.
Ka dhe raste më pikante si ai i kryetarit të Bashkisë së Guyor, qyteti i dytë më i madh në Hungari, i cili dha dorëheqjen në nëntor të vitit 2019 vetëm se u shfaq në një video rozë në një jaht. Rast ky që i ngjan atij të Shukri Xhelilit, i cili u largua në vitin 2016 nga posti i tij i kryetarit të Bashkisë së Dibrës vetëm sepse u filmua në një video rozë.
Në Tiranë interesat e qytetarëve vlejnë më pak se ato të Dibrës? Po, sigurisht, sepse Erion Veliaj në këto 9 vite si kryetar bashkie ka xhiruar mbi 1 miliardë euro në tendera e konçesione publike. Në këto 9 vite ka punësuar mbi 10.000 persona. Në këto 9 vite janë vjedhur dhjetëra miliona euro nga drejtorët e tij të cilët ishin nën përgjegjësinë e tij direkte!
Të martën, në orën 11.00 vijon protesta më e drejtë, që qyteti i Tiranës ka realizuar në këto 30 vite.
Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen, të hetohet e të dënohet ashtu siç do të ndodhte në çdo qytet europian. Çdo ditë që ai vijon të mbetet kryetar bashkie, është një ditë që i vidhet Tiranës, kryeqytet europian./CNA
Kryeministri Edi Rama ka neveritur publikisht kryebash...
Kryebashkiaku zdroms, Erion Veliaj, është lagur sërish...
Kryeminstri Edi Rama është i pranishëm sot në ceremoninë q...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, hodhi akuza ndaj qeveris...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh...
Kryebashkiaku i Tiranës, zdromsi Erion Veliaj, pak dit...
Në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Brendshëm, Taul...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nuk ës...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, u shpr...
Në hyrje të Kuvendit, kreu i PD-së së "Vulës", Lulzim ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vënë policinë ...
Gazetarët kanë dalë këtë të enjte në potestë para Kuvendit...
Gazetarët janë duke protestuar sot para Kuvendit për d...
Kryeministri Edi Rama duke nisur nga 12 maji-16 qersho...
Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancë...
Anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Ilir Alimehmet...
Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...