web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama kërcënon me numrat, ju uleni në tryezë me të”/ Kapri “gozhdon” opozitën

3 Shkurt 2026, 10:38, Politikë CNA

“Rama kërcënon me numrat, ju uleni në tryezë me

Deputeti i Partisë Mundësia i ka bërë thirrje opozitës që të mos bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama sa i përket komisionit për reformën territoriale.

Sipas Kaprit, Rama kërcënon me kartonët duke thënë se s’ka nevojë për opozitën, ndërsa opozita shkon ulet në tryezë me të.

Kapri thekson se Rama i ka dhënë provat me reformën me pushtetin lokal në 2015, i cili është në gjendjen më të rënduar të mundshme sipas tij.

“Në lidhje me komisionin e posaçëm kam një thirrje për kolegët e opozitës. Do bashkëpunohet apo jo me Ramën? S'e kuptoj të ulesh me Ramën kur kërcënon kam numrat dhe s’kam nevojë për ty dhe ju të uleni me Ramën tani. E pamë reformën e 2015 në pushtetin lokal dhe e pamë ça ndodhi. Është në gjendjen më të rënduar të mundshme dhe nuk mund ta lejojmë këtë”, tha Kapri./ CNA





Lajmet e fundit nga