SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar qëndrimet e mbajtura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Ngjela thotë se shenjat janë që Bashkimi Europian do ta skualifikojë Serbinë për të hyrë në anëtarësinë e Bashkimit Europian.
Me anë të një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, ai deklaron se për shkak se nuk u nda nga Rusia, falimentimi i Serbisë do të jetë çështje kohe.
Sipas tij, ky falimentim historik do të jetë sukses edhe për Shqipërinë e bashkuar.
Avokati thekson se lufta e Ukrainës dhe dëmtimi serioz i Rusisë në këtë luftë, do të sjellë realisht përshpejtimin e realizimit të aspiratës shekullore të shqiptarëve: bashkimi kombëtar i një Shqipërie Etnike.
Analiza e plotë e Ngjelës:
Shenjat janë që Bashkimi Europian do ta skualifikojë Serbinë për të hyrë në anëtarësinë e Bashkimit Europian. Sepse ajo nuk u nda nga Rusia.
l.
Presidenti Vuçiç u mundua dhe u përpoq shumë të bënte sikur do ta shkëpuste Serbinë nga Rusia, por u bind se kjo politikë mashtruese nuk pranohej nga Brukseli e sidomos nga Berlini. Kjo sepse me atë politikë, Vuçiç do të rrëzohej nga nacionalizmi agresiv serb që është me Rusinë. Sot Vuçiç ka dalë tek ai i vërteti.
Ai është lodhur kot me këtë lloj politike, sepse, në fakt, i gjithë nacionalizmi banal serb lodhet kot. Mundohet kot se kjo është kohë shqiptare.
Asgjë nuk bënë dot në Shqipëri dhe në Kosovë bandat politike shqiptare të drejtuara nga Beogradi, pushtetarë shqiptarë të shitur, që asgjë nuk bënë dot në funksion të historisë antishqiptare. Por, na duhet të theksojmë se këta Shqipërisë i bënë dëme të mëdha, sidomos në periudhën 1992-1997, kur Beogradi drejtonte politikën shqiptare në pushtet.
Por kjo i doli për hundësh Milosheviçit, sepse ai me veglat e tij në Tiranë shkatërroi 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri, por shqiptarët, jo vetëm i morën Kosovën, por e çuan edhe në Gjykatë e Hagës ku ai vdiq si mjeran.
ll.
Tani po pranohet gjerësisht se marrja e Kosovës nga shqiptarët, filloi historinë e re për shqiptarët dhe po krijon dekadencën e Serbisë; kurse falimentimi i Serbisë po duket se do të jetë çështje kohe.
Por ky falimentim historik do të jetë sukses edhe për Shqipërinë e bashkuar.
Janë territoret e gjerësisht shqiptare deri në Nish që për të ardhmen e tyre ngrihet pyetja: Amerika këto territore shqiptarësh të pushtuara nga Serbia me ndihmë të Rusisë dhe Francës, do t'ia lërë Serbisë apo do t'i jepen shtetit të ri të Kosovës?
Politika është në favor të shqiptarëve, prandaj përgjigjja e kësaj pyetjeje saktësisht është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Duhet të presim ngjarjet.
Por na duhet të theksojmë se kjo kohë historike është në përkrahje të plotë të shqiptarëve, për ndryshimin drastik të historisë antishqiptare të shekullit të XIX-të dhe shekullit të XX-të.
Këta kanë qenë shekuj tmerri për shqiptarët, por shqiptarët mbijetuan.
Ne shqiptarët në këtë kohë historike jemi në reformimin e Shqipërisë etnike se në funksion të politikës amerikane, dihet prej saj se, vetëm ne shqiptarët jemi barriera solide kundër hordhive të nacionalizmit arkaik serb në Ballkanin Perëndimor, dhe dihet gjithashtu që Serbia është pushtuese e shqiptarëve, por që tani është në rrugën drejt falimentit të saj.
Dhe kjo dihej që do të ndodhte, sepse politika amerikane aktualisht është në avancim.
Lufta e Ukrainës dhe dëmtimi serioz i Rusisë në këtë luftë, do të sjellë realisht përshpejtimin e realizimit të aspiratës shekullore të shqiptarëve: bashkimi kombëtar i një Shqipërie Etnike.
Partia Demokratike ka organizuar një takim lidhur me s...
Gjatë deklaratës për shtyp, kryeministri Edi Rama ësht...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur me ironi dhe thum...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shmangur pyetj...
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së përbashkët mes...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë deklaratës së p...
Pas rikthimit për shqyrtim në Kuvend të marrëveshjes për a...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot gjatë nj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur dyshime të forta n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua...
Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet str...
Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar sot para mediave se po ...
Për të tretën herë është rrëzuar kërkesa e PD-së...
Nga mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, ministrja e...
Në Kosovë është nënshkruar marrëveshja për shkëmbimin e të...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet ministres së Arsimit në S...
Kryeministri Edi Rama sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët mes dy...
Përtej “shigjetimeve” në distancë, në lidhje me refuzi...
Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë ka ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...