Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Ilir Meta, kreu i PL-së, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 11 shkurtit.
Meta për pesë minuta në një dalje publike ka dhënë disa arsye, se përse duhet protestuar.
“Jam i bindur se populli do të jetë nesër në shesh për të kërkuar llogari.
Edi Rama më mirë se kushdo tjetër e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shmanget pasi populli i Shqipërisë nuk do të lejojë askënd të luajë me fatet e tij.
Fshehja e dëshpëruar e Edi Ramës me javë të tëra dhe shmangja e llogaridhënies dhe transparencës përpara parlamentit me shpresën e mjerë se mund të kalojë situatën janë thjesht një iluzion i një të mbyturi që kapet pas fijes së barit”, është shprehur Meta.
Sipas tij, populli është vetëm ai që jep pushtet, por edhe ia heq pushtetin atij, që e përdor vetëm për të grabitur paratë e popullit dhe për të shitur interesat e tij.
“Populli i Shqipërisë jam i bindur se e ka marrë vendimin.
Ai s'mund të lejojë kurrë që Edi Rama të vazhdojë të trajtojë zyrën e kryeministrit si një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve.
Populli s'mund të lejojë kurrë që zyra e kryeministrit të përdoret për korrupsion politik dhe financiar pa fre, në vend që duhet t’i jepte zgjidhje shqiptarëve për të luftuar varfërinë dhe papunësinë.
Populli s'mund të lejojë kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin duke larguar qindra mijëra shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë nga atdheu i tyre.
Populli ka vendosur që Edi Rama të largohet një orë e më parë si një mafioz tashmë i provuar edhe botërisht me fakte dhe si një i korruptuar që s'ka asnjë lidhje me postin dhe institucionin kushtetues të kryeministrit”, është shprehur më tej Meta.
Sipas tij, Edi Rama është tashmë vetëm një subjekt i merituar për drejtësinë për veprimet e tij shumë të rënda kundër kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare me miliarda euro.
“Edi Rama është sot i provuar me fakte si korruptuesi i Mc Gonigal, si grabitësi i qindra milionë euro me inceneratorët, i miliarda eurove te Porti i Durrësit, te koncesionet, te qindra tendera sekretë, si shkatërruesi i Teatrit dhe si koka e qindra aferave me energjinë elekrike, ujësjellësit, tjetërsimin e pronave të qytetarëve shqiptarë dhe gjithçka.
Edi Rama është sot shkaku kryesor i mjerimit të shumanshëm të shqiptarëve të ndershem dhe punëtorë.
Edi Rama është përgjegjësi kryesor për shpopullimin e Shqipërisë, por dhe njëkohësisht për mbipopullimin e burgjeve të Shqipërisë.
Shqipëria dhe populli shqiptar janë këtu në mijëra vjet dhe këtu do të jenë në jetë të jetës dhe nuk do të lejojnë kurrë që një gjakprishur antishqiptar të trondisë ekzistencën e tyre”, ka thënë kreu i PL-së.
11 shkurti për Metën do të jetë dita e vendimit mbarëpopullor për rivendosjen e llogaridhënies së rreptë dhe pa kompromis që vendos Shqipërinë dhe shqiptarët të parë përgjithmonë.
“Nesër Shqipëria dhe shqiptarët vendosin dinjitetin e tyre në vend, dinjitet që nuk do të guxojë kush t’ua shkelë e nëpërkëmbë më, në të ardhmen.
Nesër populli flet dhe të gjithë duhet të dëgjojnë e t'i binden vullnetit të tij”, ka përfunduar Meta./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është pyetur në konferencën e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje policisë që ...
Një ditë para protestës, kreu i PD-së, Sali Berisha, është...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zbuluar një tjetër dimensio...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë alarmin se po bëhen p...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e d...
“Edi Rama ka konsumuar vepër penale, duke fshehur krimin n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, konferencën e përjavshme e ka ...
Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit u vendos që ra...
Nesër në orën 12:00, opozita do të organizojë një protestë...
Këshilli i Legjislacionit pritet të mblidhet sot për të sh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha në emisi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është py...
Deputeti i grupit të përçarësve të Partisë Demokratike ka ...
Deputetja Monika Kryemadhi ka pranuar se politika po s...
Kreu i Partisë Demokratike ka zbuluar detaje të reja lidhu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbulu...
Kreu i Partisë Demiokratike Sali Berisha ka deklaruar se n...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një video...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngrit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...