Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetari i Komisionit te Ekonomisë, Eno Bozdo, ka mbajtur një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit. Bozdo ka folur lidhur me projektligjin për faljen e detyrimeve, ku tha se do t'u falen 2 miliardë euro bizneseve që kanë përfituar pa të drejtë nëpërmjet evazionit fiskal.
Deputeti tha gjithashtu se projektligji i "Paqes Fiskale" krijon një mekanizëm që hap rrugë për evazion fiskal, sidomos nga bizneset e ndërtimit.
Ai theksoi se PD e kundërshton këtë projektligj për shkak se bizneset mund të ndryshojnë borxhet, kapitalet e veta dhe të rregullojnë çdo evazion fiskal pa u vënë re. Bozdo në fund të deklaratës së tij u ka bërë thirrje të gjithë bizneseve të reagojnë kundër paketës fiskale.
Deklarata e plotë e Bozdos:
Me një të rënë të lapsit, deputetët socialistë miratuan në komisionet parlamentare projektligjin për faljen e detyrimeve, i cili u fal mbi 2 miliardë euro para tonat bizneseve që kanë përfituar pa të drejtë nëpërmjet evazionit fiskal, kontrabandës, korrupsionit, shmangies së pagesës së TVSH, akcizave, detyrimeve doganore etj.
Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike dhe Opozitës mbi emrat e kompanive të atyre bizneseve që përfitojnë më shumë nga kjo falje, ministri i Financave iu përgjigj se këto emra nuk i kishte;
Konstatimit të Deputeteve të Partisë Demokratike se kjo falje prej 2 miliardë eurosh dëmton rëndë të gjitha bizneset e ndershme që paguajnë deri më një taksat dhe tatimet, dhe se praktikisht është një ftesë e hapur për cilindo biznes të bëjë sa më shumë evazion dhe korrupsion-në pritje të amnistisë së radhës, përfaqësuesi i qeverisë nuk dha shpjegim!
Pyetjes tjetër të deputetëve opozitarë, nëse ndër përfituesit e kësaj amnistie ka persona që vazhdojnë të marrin tenderë apo prokurime publike, sepse nuk shkon që hajduti të marrë përsëri financim nga paratë publike, përsëri përfaqësuesi i qeverisë nuk u përgjigj!
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij për vjetor vitin 2024 konstaton se administrata tatimore dhe ajo doganore ka bërë fare pak përpjekje për të rikuperuar këtë borxh. KLSH konstaton se në tatime gjatë vitit 2023 ky borxh u rrit me 400 milionë euro. Pra u falën praktikisht 400 milionë euro në vitin elektoral 2023, por edhe për këtë çështje ne nuk morëm asnjë shpjegim.
Ndërkaq në projektligjin tjetër, atë të Paqes Fiskale, miratohet një mekanizëm ku një biznes, nëse deklaron paraprakisht për vitin 2026 një fitim 18% më të madh se ai i vitit të shkuar, për çdo fitim më të madh se 18%, do të taksohet shumë pak, vetëm me 5%, dhe jo me normën e zakonshme të tatimit. Kjo është pabarazi dhe aspak e ndershme! Sepse ky mekanizëm hap jo thjesht një rrugë, por një autostradë të tërë për evazion fiskal. Veçanërisht bizneset që operojnë në sektorë si p.sh. ndërtimi, e kanë shumë të thjeshtë të përfitojnë nga kjo skemë, duke fshehur fitimet dhe ulur artificialisht taksat që duhet të paguajë!
E pra ky është sektori ku paratë e pista gëlojnë dhe ku qeveria mbyll sytë për pastrimin e këtyre parave në dhjetëra kulla shumëkatëshe që po jepen dhe do të jepen për ndërtim kudo në Shqipëri!
Por edhe për këtë nuk u dha asnjë shpjegim nga ana përfaqësuesve të qeverisë!
Ne kundërshtuam projektligjin për “Paqen Fiskale” edhe për një mekanizëm tjetër, i cili u mundëson këtyre bizneseve të ndryshojnë bilancet e tyre kontabël, për tri vitet e fundit, pa asnjë problem. Pra mund të ndryshojnë borxhet, kapitalet e veta, të ndryshojnë gjendjen e cash, me pak fjalë të korrektojnë çdo evazion fiskal pa u hyrë gjemb në këmbë.
Partia Demokratike nuk është kurrsesi kundër amnistive dhe krijimit të një klime sa më të mirë të biznesit. Sepse Partia Demokratike është ajo që në qeverisje të vendit ka implementuar taksat më të ulëta dhe klimën më të mirë të biznesit për ekonominë ndonjëherë!
Por ajo kurrsesi nuk mund të bjerë dakord që nëpërmjet të ashtuquajturave “falje” apo “paqe fiskale”, të goditen bizneset e ndershme që me shumë djersë, mund dhe sakrificë ia dalin të mbijetojnë. As të ndihmohen ata që kanë bërë evazion fiskal, që kanë shmangur taksat dhe detyrimet doganore, duke vjedhur paratë e rrogave, pensioneve, shkollave dhe spitaleve të munguara!
Të dyja projektligjet, ai i “Faljes së Detyrimeve” dhe ai i “Paqes Fiskale” kanë mungesë totale trasparence, papërgjegjshmëri në propozimin e tyre, dhe dëmtojnë, në vend që të rregullojnë, klimën e biznesit në vend. Ato penalizojnë biznesin e ndershëm, vetëm sepse administrata e patronazhistëve nuk e ka dashur t'i mbledhë këto detyrime, siç edhe e shpreh KLSH në raportin e saj për vitin 2024!
Projektligjet u dalin krah evazorëve fiskalë, hajdutëve të parave të shqiptarëve që me bekimin e qeverisë pastrohen prej 2 miliardë eurosh, nga borxhi më i madh i krijuar ndonjëherë ndaj shtetit!
Partia Demokratike është kundër kësaj pakete fiskale dhe u bën thirrje të gjithë bizneseve të ndershme të reagojnë ndaj kësaj padrejtësie! /CNA
Agjenda e Komisioneve Parlamentare ditën e sotme është mja...
Sot, delegacioni i Shoqatë së Bashkive dhe e të Zgjedhurve...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të çudits...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazme...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një intervi...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels M...
Ish-deputeti i dënuar për kallëzim të rremë Ervin Salianji...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri në fjalën ...
Deputeti i PD-së Gjin Gjoni ka folur për ligjin për barazi...
Pas rreth dy orësh është mbyllur protesta e opozitës para ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Një nga arsyet e organizimit të protestës së opozitës para...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në fjalën e ...
Lideri i partisë më të madhe opozitare, Sali Berisha gjatë...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga foltorja e...
Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur para Kryeministris...
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, në konfere...
Ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Jo...
Ministri i Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, J...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i ftuar në S...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...