Rama me këshilltarët e rinj në Lezhë/ Kujt ia jep meritën për fitoren
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me këshilltar...

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë Silva Caka. ka renditur faktet që tregojnë sipas saj që në bashkinë Kuçovë procesi i votimiot ka qenë komplet i kompromentuar.
Caka në një deklaratë për mediat ka renditur provat që janë mbledhur nga kandidati i i koalicionit “Bashkë Fitojmë” , Lefter Maliqi të cilat ky i funit i ka dorëzuar edhe në SPAK por edhe në KAS.
“Procesi i votimit për zgjedhjet e 14 Majit dhe procesi i numërimit në bashkinë e Kuçovës, është tërësisht i kompromentuar dhe për këtë do t’ju japim një mal me prova, të cilat janë bërë pjesë e kallëzimit që kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Z. Lefter Maliqi, ka bërë në SPAK, por edhe pjesë e procesit të kontestimit pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve:
1) Së pari, ambjenti i numërimit në bashkinë e Kuçovës ishte i ndarë në dy dhoma, ku njëra prej tyre nuk survejohej me kamera, ishte e pandriçuar dhe që përmbante shumë materiale të tjera. Në të gjendet edhe sot një derë lidhëse e fshehtë me ambjentet e shkollës përkarshi, e cila nuk u mbyll gjatë procesit të numërimit. Pavarësisht kërkesave të vazhduara të anëtares sonë të KZAZ-së për të mbyllur derën, kjo gjë nuk u pranua nga pjesë tjetër e KZAZ-së; (FOTO 1)

2) Së dyti, pati kaos dhe tension të qëllimshëm brenda ambjenteve të numërimit dhe konfrontime, të cilat e shkëputën shumë shpesh procesin e numërimit;

3) Një tjetër fakt, është njollosja e qëllimshme me bojë vule, e shumë fletëve të votimit për kryetar bashkie në kutitë e qytetit, për t’i bërë votat të pavlefshme;

4) Në një numër të konsiderueshëm kutish, u konstatuan parregullsi dhe mungesa dokumentacionesh, si procesverbalë dhe mungesë vulash në materialet brenda në kuti;

5) Në 2 kuti të qytetit, konkretisht në QV-në nr. 3516 (Vodëz) dhe 3528/1 (Teknikumi), pati mospërputhje vulash sigurie, të konstatuara nga Grupi i Numërimit të Votave dhe të kontestuara nga anëtarja e koalicionit Bashkë Fitojmë në këtë grup numërimi;
6) Kamera e sigurisë (e cila në këto zgjedhje ishte vetëm një, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku gjithë ambjenti monitorohej me kamera sigurie) nuk kishte fushëpamje mbi tavolinën 5 të numërimit; (FOTO 2)
7) Vëzhguesja e tavolinës nr. 5, që theksoj ishte e pa kontrolluar nga kamera e sigurisë, u ankua disa herë për parregullsi nga anëtarët numërues, konkretisht për kalim votash të pavlefshme në favor të kandidatit të Rilindjes dhe në vend të merreshin masa mbi grupin e numërimit, KZAZ, në mënyrë të paligjshme, mori vendim për nxjerrjen jashtë të vëzhgueses;
8)Skandaloze është situata në Lumas, ku personat e paraqitur për të votuar nuk ishin ata që paraqiteshin në kartat e ID. Ky fakt është konstatuar nga komisioneri i BF në QV nr. 3417, në fshatin Krekëz, i cili ka mbajtur shënimet përkatëse. Ne kemi verifikuar se shtetasit, karta e të cilëve është paraqitur nga persona të tjerë për votim, ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë që prej muajve shkurt dhe mars, fakt i cili është depozituar edhe në kallëzimin tonë në SPAK. Konkretisht, shtetasi me inicialet L.T., i datëlindjes 11.02.1985, është larguar drejt Greqisë në datën 27.02.2023;
9) Një tjetër fakt skandaloz është ai i votimit në grup, të cilat janë provuar me foto nga vëzhguesit tanë ;
10. Një tjetër fakt është ai i votimit jashtë qendrës së votimit, cka evidentohet me foto. Ky krim zgjedhor ka ndodhur në Qv-në nr. 3527 dhe 3527/1, Kopshti Nr. 3; (FOTO 3)
11.Një tjetër provë e manipulimit të procesit është vula e Kryetarit të QV-së nr. 3504, në Kozare, e cila nuk ndodhej brenda materialeve të votimit në kuti, por është fshehur nga Kryetari i KZAZ-së në një kuti tjetër, çka është evidentuar edhe me foto. Gjithashtu kjo vulë, ka ardhur me zarf të vulosur nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që i vetmi institucion, i ngarkuar me ligj për shpërndarjen e materialeve zgjedhore, është KQZ.

12.Një ditë përpara zgjedhjeve, ka patur dhunë të hapur të Policisë së Shtetit, ndalime të paligjshme të përfaqësuesve dhe mbështetësve të BF, pa asnjë provë e pa asnjë shkak, vetëm për presion.
Të gjitha këto fakte dhe prova, tregojnë se si Edi Rama shkatërroi zgjedhjet e 14 Majit, duke e kthyer procesin zgjedhor në një proces kriminal e mafioz. Në çdo moment, do t’ju bëjmë të ditur çdo provë dhe fakt me të cilin do të vihemi në dijeni, pa iu shmangur detyrimit për t’a ndjekur këtë proces në rrugë institucionale dhe ligjore”, tha ajo./CNA.al
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me këshilltar...
Sipas shifrave që po qartësohen dita ditës koalicioni "Bas...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pëshëndetur shtërvitjen e...
Sapo qeveria prezantoi programin për pagat disa javë m...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një a...
Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi këtë të martë rezul...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka shprehur shqetësimin...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli, ka dek...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një projekt i ri ...
Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur të gj...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen me Kryesin...
Në Komisionin e Ekonomisë, pas shumë debatesh dhe përplasj...
Ish-kandidati për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlli...
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka deklaruar s...
Në komisionin e Ekonomisë ka pasur debate pasi pritet që t...
Deputeti Agron Shehaj dhe ministrja Delina Ibrahimaj kanë ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas humbjes në zgjedh...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka zbuluar det...
Partia Demokratike e vulës pati një rezultat turpërues...
Gazment Bardhi foli mbrëmjen e sotme për drejtimin e P...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...