Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një analizë mbi zgjedhjet vendore të 14 majit, ku opozita pati një humbje të thellë.
Manjani ka listuar disa fakte dhe të dhëna të dala nga sondazhet, ku politikani më i pëlqyer ishte kryeministri Edi Rama dhe nga radhët e opozitës, Sali Berisha.
Sipas tij, kjo shpjegon dhe arsyen se përse Rama përdori imazhin e tij në fushatë, ndërsa për rezultatin e zgjedhjeve deklaron se është më i thellë sesa vjedhja.
Për sa i përket kërkesës për dorëheqjen e Berishës, ai del kundër, pasi shprehet se kjo do të dobësonte opozitën.
Megjithatë, ish-ministri deklaron se me kaq pëlqyeshmëri, Berisha nuk ka shans të jetë prijësi i opozitës drejt pushtetit.
Analiza e plotë:
Mirë pra, meqë insistoni te moçal-argumenti se kush lider është më i mirë e kush duhet të ikë, po përpiqem të sjell në vëmendje disa fakte dhe të dhëna.
Në prag të zgjedhjeve, pa filluar ende fushata zyrtare, u mat popullariteti i liderëve politikë në vend.
Pas 10 viteve në pushtet, ku 6 i ka sundim absolut, Edi Rama hyri në zgjedhje si politikani më i pëlqyer në vend me 45% pëlqyeshmëri.
Pas tij vinte Erion Veliaj me 37% pëlqyeshmëri.
Në radhët e opozitës pëlqyeshmëria ishte:
Berisha me 27% pëlqyeshmëri.
Meta me 12% pëlqyeshmëri.
Basha dhe autorizimsat e tij me 5-7% pëqyeshmëri. (Përqindje bakshishishi)...
Pra, qartësisht politikani më i pëlqyer në vend ishte Edi Rama. Besoj, kjo ishte arsyeja që ai vendosi në logon elektorale fytyrën e tij, përballë atyre të opozitës.
Berisha, megjithëse më i pëlqyeri nga liderët e opozitës, nuk arriti t’i afrohej Ramës. Pëlqyeshmëria e tij, sigurisht nuk është e mjaftueshme për të fituar imazhin dhe perceptimin popullor.
Në total, populli shqiptar ka pëlqyeshmëri të ulët dhe shumë të ulët për liderët e opozitës dhe ka më shumë pëlqyeshmëri për liderët e pushtetit.
Ky perceptim parazgjedhor u konfirmua edhe në zgjedhje.
Na pëlqen apo jo, por kështu është, përtej debatit mbi lirinë e zgjedhësve apo krimit zgjedhor, i cili nuk mbulon dot diferencën e madhe në pëlqyeshmëri. Rezultati është më i thellë se vjedhja. Vetëm diferenca në pëqlyeshmëri e shpjegon këtë gjë. Shihni me vëmendje edhe pjesëmarrjen e ulët që prapë lidhet me pëlqyeshmërinë.
Ai që di të votojë nuk ka qeveri që e ndal e as ta blejë.
Në këto kushte opozita duhej të bënte çmos të forconte imazhin e kandidatëve duke zbehur atë të liderëve. Por temë tjetër kjo.
Tani, nëse ky realitet injorohet nuk ka asnjë shans që të ndryshojë gjë në të ardhmen.
Ata që thonë të ikë Berisha, domethënë më i miri ndër ta, ose janë më të urryerit në pëlqyeshmërim ose luajnë lojën përçarëse të pushtetit. Domethënë le të shpërndahen edhe ata pak demokratë militantë që ende mblidhen rreth tij dhe të këndojë qyqja pastaj. Këtë thonë me pak fjalë.
Nga ana tjetër, Berisha me kaq pëlqyeshmëri nuk ka shans të jetë prijësi i opozitës drejt pushtetit.
Opozitarët e tjerë mbetet veç të luajnë me porta të vogla, por edhe atë sport po e luan më mirë Toma. Vështirë që në konkurrim të lirë ata të marrin edhe mandatet e tyre tashmë...
Ndaj, nuk kanë kuptim më debatet mes vetes. Ngrihuni lart e shihni të vërtetën në sy.
Për mua, kërkohet projekt i ri, me objektiv afatgjatë dhe organizim kapilar. Në këtë projekt nuk ka vend më për liderë, por për ekipe. Në këtë projekt nuk duhet të ketë më debat fytyrash e xhaketash, por vend për të gjithë inventarin e atyre që nuk duan monizmin.
Mbi të gjitha duhet një program i qartë që të përfaqësojë shqiptarët e sotëm jo ata të së shkuarës.
Etj, etj... janë një sërë gjërash që duhen bërë.
***
Sa më takon, jam gjithnjë e më i bindur se kthimi në rrugën drejt Europës është projekti ynë më i rëndësishëm.
Një qeveri europiane do ta ndihmonte Shqipërinë të dilte nga ky kolaps vicioz nga monizmi në monizëm./ CNA.al
Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi këtë të martë rezul...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka shprehur shqetësimin...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli, ka dek...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një projekt i ri ...
Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur të gj...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen me Kryesin...
Në Komisionin e Ekonomisë, pas shumë debatesh dhe përplasj...
Ish-kandidati për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlli...
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka deklaruar s...
Në komisionin e Ekonomisë ka pasur debate pasi pritet që t...
Deputeti Agron Shehaj dhe ministrja Delina Ibrahimaj kanë ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas humbjes në zgjedh...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka zbuluar det...
Partia Demokratike e vulës pati një rezultat turpërues...
Gazment Bardhi foli mbrëmjen e sotme për drejtimin e P...
Gazetari Blendi Fevziu ka “zënë ngushtë” Gazment Bardh...
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një deklaratë të fortë,...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar mbrëmjen e sotme s...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka bërë një deklaratë t...
Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-së, ka folur sërish për...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...