Beleri u la në burg/ Flet avokati: Nuk u faktuan akuzat, veprimet e policisë ishin stimuluar
Gjykata e Vlorës la sot në burg Fredi Belerin, kandidatin ...

Ditën e djeshme u raportua në media për përplasje në Dibër, ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka denoncoi se kishte kapur një rast të shit-blerjes së votës.
Por policia dhe prokuria e mohoi këtë lajm, ndërsa mesditën e sotme ka reaguar ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Shehu deklaron se policia dhe prokuroria e “reformuar” nga Amerika dhe Bashkimi Europian nuk i quan blerje vote qokat dhe lajthitjet e kryeministrit Edi Rama.
Ai deklaron se për policinë problemi në këto zgjedhje është vetëm kandidati i opozitës në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri dhe një furgon në Bashkinë Shkodër.
Deklarata e plotë:
Qokat dhe lajthitjet e Ramës nuk quhen blerje vote për policinë dhe prokurorinë e “reformuar” nga Amerika dhe Bashkimi Europian.
Nuk quhet presion mbi votuesit dhe blerje vote deklarata publike e Kryeministrit se “po votuat opozitën nuk ju jap kokërr leku” edhe pse lekët janë tuajat.
Nuk quhet shpifje dhe presion mbi votuesit sharja, ofendimi dhe degradimi pa fakte i kandidatëve të opozitës nga Kryeministri i vendit.
Nuk quhet blerje vote:
Dhënia e 5 mijë lekëve për pensionistët në muajin e zgjedhjeve;
Shtimi në muajin e zgjedhjeve me 20% (përqind) i punonjësve me kontratë në borderotë e të gjitha Bashkive;
Shtimi në muajin e zgjedhjeve me 25% (për qind) i përfituesve të ndihmës ekonomike në shkallë vendi;
Hapja masive në muajin e zgjedhjeve e tenderave me financim 10% të vlerës;
Shpërndarja derë më derë e parave nga Drejtori i IKMT Dibër dhe shumë të tjerëve të denocuar publikisht;
Përmbysja në arat e Kllobçishtit e makinës së Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Dibër duke u arratisur për të mos ju kapur paratë për vota që kishte në makinë.
Ndërtimi pa leje, studim dhe buxhet i fabrikës së asfaltit nga kryemashtruesi i Tiranës,
Asfaltimi natën i rrrugëve, rrugicave dhe qosheve pa tender, kontratë dhe afishim publik në Tiranë, Berat, Fier, Tepelenë e në shumë Bashki të tjera
Dhe shumë bëma të tjera që i dëgjojmë përditë dhe nuk i merr dot kalemi.
Por, për policinë që nuk duhet ta duam dhe prokurorinë e “reformuar” nga Amerika dhe Bashkimi Europian problemi në këto zgjedhje qenka kandidati i opozitës në Bashkinë Himarë dhe një fugon në Bashkinë Shkodër.
Ku është elita e Shqipërisë që nuk flet! Po analistët e “Pavarur”! O popull! Dili zot vetes! Sepse, me Edi Ramën Shqipëria do të bëhet më keq se sa ishte me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë./ CNA.al
Gjykata e Vlorës la sot në burg Fredi Belerin, kandidatin ...
Ditën e sotme, në Gjykatën e Vlorës po mbahet seanca p...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me epi...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka folur...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka komen...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Fredi Beleri, kandida...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka shpre...
Kreu i koalicionit “Bashkë Ftojmë”, Sali Berisha u ka bërë...
Kreu i PL-së Ilir Meta është zotuar përpara qytetarëve se ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Beli...
Shtabi elektoral i kryebashkiakut aktual të Korçës, Sotira...
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Du...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha e ka mby...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur mbi ...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka siguruar audio-përgj...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në takimin ...
Zëdhënesja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë...
Zëvëndeskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastruk...
Në takimin përmbyllës elektoral në Vaun e Dejës, Kryem...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...