Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...

Shtabi elektoral i kryebashkiakut aktual të Korçës, Sotiraq Filo në mbyllje të fushatës elektorale ka falenderuar çdo qytetar që ka qenë pjesë e saj dhe që i ka mbështetur.
Ashtu sikurse edhe vet kryebashkiaku Filo ka bërë të ditur se shumë projekte të reja do të zhvillohen në qytetin e Korçës edhe përfaqësuesja e shtabit elektoral ka deklaruar se PS-ja do të mendoj vetëm për të ardhmen e Korçës.
Ndër të tjera përfaqësuesja ka hedhur dhe një sërë akuzash për kandidatën e koalicionit "Bashkë Fitojmë”, Ledina Aliolli duke theksuar se edhe pse ajo është dekane e fakultetit të ekonomisë dhe turizmit, në programin e saj për Korçën nuk e kishte përmendur si pikë kyçe, turizmin për zhvillimin e qytetit.
"Në mbyllje të kësaj fushate elektorale në emër të shtabit të Sotiraq Filos ne falenderojmë çdo banor të Korçës në qytet dhe fshatra për mbështetjen e madhe, energjinë dhe entuziazmin e jashtëzakonshëm që na dhanë në këto ditë të bukura fushate .
Për në Korça është e para dhe Korçën e shohim si një familje të madhe, familjen tonë të përbashkët, të cilën e ushqejmë me dashuri, qytetari e përkujdesje, për të cilën kemi punuar me përulësi e do të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje e përkushtim.
Në punën tonë ne frymëzohemi nga vlerat më të mira të familjes: përgjegjësia, morali, integriteti sepse ne besojmë fort se çdo gjë fillon nga familja.
Prandaj në thelb të programit tonë për mandatin e ardhshëm është rritja e mirëqënies dhe ulja e kostos së jetesës të çdo familje në qytet dhe fshat.
Për Korçën, ky është momenti i hapit tjetër, hapit të madh që do të bëjë të mundur që gjithçka e ndërtuar deri më sot si pjesë e një vizioni të ushqyer me dashuri dhe qytetari, të sjellë efekt të prekshëm për çdo familje dhe banor të Korçës.
Sfida jonë është e ardhmja, prandaj ne zgjodhëm që edhe në këtë fushatë objektiv të kishim veç Korçën, programet vizionare e projektet konkrete për qytetin, fshatrat dhe banorët.
Në asnjë ditë të fushatës, ne nuk u morëm me kandidaten tjetër, nuk denigruam figurën e saj, të bashkëshortit, apo integritetin e saj familjar e profesional, nuk artikuluam asnjë nga të vërtetat e ditura e të përfolura nga të gjithë, edhe pse kostoja e tyre me apo pa fjalën tonë do të peshojë njësoj mbi të.
Keqardhje për kampin tjetër që ende nuk e ka kuptuar se ka kaluar koha e gjuhës së urrejtjes, shpifjeve, zhurmës së borieve dhe makinave që valëvitin flamuj politikë.
Korça nuk gabon kurrë dhe të jep gjithmonë atë që meriton!
Korçarët e kanë fare të thjeshtë edhe kësaj herë për të zgjedhur mes vizionit dhe dashurisë për Korçën dhe politizimit e ndasisë që kampi tjetër i dha në këtë fushatë.
Edhe pse kandidatet janë investime politike, bashkia është e të gjitheve, dhe ne ndryshe nga ata, bashkine e shohim të socialisteve dhe demokratëve dhe të të gjithe banoreve në fshat dhe qytet.
Në këto javë, prej tyre është artikuluar vetëm fryma e ndasisë politike, krahas kopjeve të shëmtuara të projekteve tashmë të filluara nga ne.
Kampi tjetër me ngjyrë të papërcaktuar, në ditët kur ne shpalosëm projekte e programe, bënte thirrje veç per lirim karrigesh, abuzonte me shpifje, mbi raporte konstruktive pune të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka qënë, është dhe do të vazhdojë të mbetet partneri i Bashkisë së Korçës dhe i çdo institucioni tjetër shtetëror për mbarëvajtjen e punës.
Si mund të zgjedhë Korça, kandidaten, dekane ekonomie që nuk bën dot diferencën mes taksave dhe tarifave vendore, që ende nuk e ka kuptuar cilat janë kompetencat ligjore të institucionit që pretendon të drejtojë dhe lejon stafin e saj, të godasë ditët e fundit nga paniku i humbjes, në deklarata, veprime të bazuara totalisht në ligj, siç ishte dhe rasti i sotëm kur përmendet Drejtoresha Rajonale e Arsimit në Korçë, e cila në fakt nuk bëri asgjë më tepër, përveçse një veprim të bazuar totalisht në legjislacionin zgjedhor.
Si mund të zgjedhë Korça dekanen e universitetit që drejton degën e turizmit dhe nuk e ka në asnjë nga pikat e saj zhvillimin e turizmit për Korçën, për momentin sektorin më potent të ekonomisë lokale.
Si mund të zgjedhë Korça kandidaten e halleve të Berishës dhe Metës, të braktisur edhe nga vetë mbështetësit e tyre.
Korça, shtëpia jonë e përbashkët do të zgjedhë hapin tjetër, sepse për çdo banor, në fshat dhe në qytet, Korça është e para dhe vota në 14 maj, ashtu si vizioni dhe program ynë, do të ushqehet veçse nga dashuria për Korçën, për familjet dhe fëmijët e këtij komuniteti të mrekullueshëm.
Faleminderit çdo dore që shtrënguam, çdo porte që na mirëpriti, çdo fshati e çdo lagjeje që ka besuar dhe do të vazhdojë të besojë tek ne, çdo banori që pavarësisht ngjyrës politike, është besimplotë në programin dhe projektet që ne shpalosëm për hapin tjetër të Korçës.
Korça nuk kthehet më pas, në kohën e të njëjtëve personazhe që sot kërkojnë votën e dje prishnin bordurat e shkulnit pemët natën, kur ne i ndërtonim ditën.
Faleminderit për entuziazmin, që na bindi se jemi në rrugën e duhur, në rrugën që e çon Korçën vetëm përpara, sepse për ju dhe për ne Korça është e para", tha ajo./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Du...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha e ka mby...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur mbi ...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka siguruar audio-përgj...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në takimin ...
Zëdhënesja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë...
Zëvëndeskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastruk...
Në takimin përmbyllës elektoral në Vaun e Dejës, Kryem...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
Drejtuesi i “Terra World”, Blerim Gjeladini ka publiku...
Sot, në fshatin Vreshtas të Maliqit, është shënuar dhe inc...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbarkuar në zyrën ...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë s...
Deputeti i PD-së së Berishës, Edmond Spaho, ka bërë kallëz...
Në juglindje gara më e fortë për zgjedhjet e 14 majit ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp...
CNA ka siguruar një tjetër video ekskluzive që nxjerr blof...
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim elektora...
Ish-kryemintsri Sali Berisha ditën e sotme ka mbajtur konf...
Kryebashkiaku Gëzim Topçiu ka hedhur poshtë akuzat e deput...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...