Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin për të kaluar pushimet në vendin tonë.
I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetin e zgjedhur të PS- së në Berat, Ervin Demo prezantuan në Berat programin e Qendrave Shëndetësore Verore, përfshirë Qendrën e re Shëndetësore në Kalanë e Beratit.
Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi masat e marra nga të gjithë strukturat shëndetësore në vend për mbarëvajtjen e sezonit turistik. “Të gjithë strukturave u duhet të jenë të përgatitura gjithashtu për të pritur emergjencat dhe të papriturat që sjellin çdo vit, 700-800 mijë, deri 1 milionë vizitorë. Në të gjithë vendin situata është e njëjtë. Spitalet, Urgjenca Kombëtare dhe e gjithë infrastruktura jonë shëndetësore nuk i shërben vetëm 2.5-3 milionë rezidentëve, por edhe nevojave shëndetësore që lindin gjatë vizitës së 12-15 milionë turistëve” -sqaroi Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se me rritjen e fluksit të turistëve në vend dhe me qëllim ofrimin e shërbimit sa më pranë qytetarëve edhe këtë vit do të vijojnë të funsksionojnë Qendrat Shëndetësore Verore në vend.
“Një vit më parë, falë zgjerimit të hartës dhe zgjatjes së kohës së qëndrimit hapur, nga 3 në 4 muaj, numri i pushuesve qëpërfituan asistencë në qendrat verore u rrit nga 55 në 80 mijë. Rreth një e treta e tyre ishin pushues të huaj.?Duke u bazuar në këtë përvojë shumë të suksesshme, do të vijojmë të ofrojmë shërbim përmes qendrave verore nga Thethi, deri në Ksamil, e kudo tjetër, në pikat më të frekuentuara turistike të vendit”. - u shpreh Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se nga 1 qershori deri në 30 shtator 2025, do të kemi në funksion më shumë qendra verore se kurrë më parë, 36 në total me pajisjet e nevojshme jetëshpëtuese.
Gjithashtu, ajo tha se tashmë është gati i gjithë personeli mjekësor që do të shërbejë me profesionalizëm në këto Qendra.
“Pas një procesi rekrutimi të gjatë, u seleksionuan me sukses 295 profesonistë që do të ofrojnë shërbim të pandërprerë në36 qendrat shëndetësore. “Kemi gati “300 spartanë”, mes tyre 93 mjekë, 129 infermierë, 49 shoferë ambulance dhe 24 sanitarë, që vendosen në vijën e parë të frontit, në zonat më të frekuentuara të vendit”- u shpreh minstrja Koçiu.
Në përfundim të fjalës së saj, ministrja Albana Koçiu theksoi se të gjithë këto kapacitete shtesë përforcojnë sistemin tonë shëndetësor, por nuk janë të vetmet në mbështetje të pushuesve.
“I gjithë sistemi ynë shëndetësor, me qendrat spitalore, spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe 400 qendra shëndetësore të rinovuara tërësisht i përgjigjet realitetit të një turizmi që nuk zhvillohet më vetëm në disa pika kyçe apo vetëm për 2-3 muaj në vit, por një sektori turistik të zhvilluar në të gjithë territorin dhe aktiv gjatë të gjithë vitit”- përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “në Shqipëri kemi pritur 5 milionë vizitorë ose 1 milion më shumë sesa viti 2023. Ndërkohë për këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 1 janar- 30 prill kemi 7-8% më shumë vizitorë”./ CNA
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të P...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë ...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në As...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti në një takim amba...
Adriatik Lapaj, që garoi në zgjedhjet parlamentare të 11 m...
Sekretari i Përgjthshëm i Partisë së Lirisë, Tebdi Blushi,...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur zyrtaris...
Këtë të martë është rihapur për rinumërim një kuti votimi ...
Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso në një dalj...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ftuar në MCN ...
Kandidati për deputet i PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, A...
Gazetari Mentor Kikia u shpreh sot se kandidatët e Partisë...
Gazetari Armand Shkullaku, teksa komentoi sot rezultatin e...
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi...
Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”...
Media e njohur belge “L’echo”, në një artikull të publikua...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje PD, n...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ndodhet...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...