Përtej librit dhe letërsisë/ Shkrimtarja Lea Ypi: Nuk them jo për një të ardhme në politikë
Shkrimtarja e njohur Lea Ypi, veç rrugëtimit në fushën e l...

Për Partinë Demokratike, viti 2025 ishte i vështirë, i karakterizuar nga rezultati në zgjedhjet parlamentare dhe akuzat e shumta ndaj qeverisë dhe drejtësisë.
Fillimin e vitit, PD e nisi me një protestë në 8 shkurt para Kryeministrisë, ku u bllokuan disa nga rrugët kryesore të qytetit për orë të caktuara gjatë protestës.

Partia Socialiste, nën udhëheqjen e Edi Ramës, kishte shumicën dhe nisi përgatitjet për buxhetin dhe agjendën e legjislacionit të vitit, ndërsa opozita ishte në pozicion kritik kundër shumicës.
PD dhe deputetë të tjerë opozitarë akuzuan shumicën për mënyrën si po trajtoheshin çështjet e rëndësishme, duke e cilësuar si një ngutshmëri të njëanshme dhe pa konsultime të duhura me opozitën në Kuvend.
Sidoqoftë, shumica socialiste shpesh rrëzonte amendamentet dhe propozimet e opozitës, duke miratuar vendimet me shumicë votash, gjë që krijoi pakënaqësi brenda radhëve opozitare.

Më tej, Partia Demokratike përqendroi aktivitetin e saj opozitar te përgatitja për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. PD filloi fushatën e brendshme për listat e kandidatëve, duke zhvilluar debate brenda partisë mbi strategjinë dhe zgjedhjen e figurave më të besueshme për të përfaqësuar opozitën në çdo qark. Nga radhët e PD-së pati pakënaqësi dhe largime pas vendosjes në lista të hapura më të votuarit e primareve.
PD zhvilloi takime me qytetarët në qarqe të ndryshme, nga veriu në jug dhe intensifikoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Aktiviteti kombinoi mobilizimin e bazës, takimet me qytetarët dhe aksionin parlamentar.
Pavarësisht se morën strategun e fushtës së presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita nuk prodhoi fitore për demokratët.

Në zgjedhjet e 11 majit, PD mori një rezultat thellësisht të dobët, krahasuar edhe me zgjedhjet e mëparshme dhe shënoi humbjen e thellë të pozicioneve parlamentare, rezultati më i keq në dekada për PD-në.
Partia Demokratike kontestoi rezultatet dhe theksoi parregullsitë në procesin zgjedhor, duke kërkuar përgjegjësi politike nga qeveria dhe transparencë në administrimin e votave. Sali Berisha deklaroi se PD nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe e cilësoi procesin si “farsë elektorale” dhe manipulim masiv.

Gjatë korrikut dhe gushtit 2025, pavarësisht se Kuvendi kishte periudhën e ndërprerjes, Berisha vijoi konferencat me gazetarët duke denoncuar atë që ai e quajti 'farsë zgjedhore'. Gjatë shtatorit, PD u rikthye në kuvend me të njëjtat ide për farsën elektorale dhe akuzat ndaj qeverisë.
Berisha, i akuzuar për çështjen 'Partizani', vijoi me shënjestrimin e drejtësisë. Në çdo dalje nga SPAK-u, Berisha vijoi sulmet ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit, dhe akuzoi qeverinë për kapje të drejtësisë.

Në nëntor, PD nisi foltoret e përjavshme para Kryeministrisë, me kërkesë largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama. Prej disa javësh, opozita protestoi duke akuzuar qeverinë për votimin e disa ligjeve pa konsensus me opozitën.
Pasi doli nga qelia, Ervin Salianji kërkoi në nëntor që të "vlerësohej" për burgun që bëri me një post në PD, por u përball me zhgënjim, pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk i ndryshoi postet e demokratëve.
Në këto kushte, Salianji zgjodhi të mbante foltore paralele me ato të Berishës dhe PD-së zyrtare, duke synuar përçarje brenda partisë, njësoj si ish-kryetari i tij, Lulzim Basha. Me këtë lëvizje, Salianji nuk mundi të mbledhë mbështetës të shumtë pas vetes. Lëvizja e tij u duk si një shërbim ndaj qeverisë Rama, për ta mbajtur sa më gjatë në pushtet.

Në dhjetor, Kuvendi u shndërrua në një arenë debati të fortë, ku opozita kërkoi transparencë, përgjegjësi dhe zbatim të ligjit nga mazhoranca.
Aksioni opozitar u kulmua me protestën Kombëtare të 22 dhjetorit, ku PD paralajmëroi të tjera protesta në vijim, si dhe artikuloi kërkesat e kahershme, largimin e Ramës, qeverinë teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partia Demokratike, pavarësisht debateve, akuzave dhe protestave nuk arriti të rrëzonte qeverinë. Mbetet për t'u parë se çfarë do të prodhojë viti 2026 për partinë më të madhe opozitare dhe nëse synimet e saj do të arrijnë të konkretizohen./CNA
Shkrimtarja e njohur Lea Ypi, veç rrugëtimit në fushën e l...
Demokrati Dorjan Teliti ka ndarë sot një kritikë lidhur me...
Viti 2025 e gjeti Shqipërinë në një kalendar diplomatik të...
Kryetari i PL, Ilir Meta, u ka uruar shqiptarëve Vitin e R...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tulan...
Kryeministri Edi Rama iu drejtua qytetarëve me një mesazh ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë...
Përmes një VKM-je, Qeveria shqiptare ka vendosur të japë p...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka ndarë një qëndrim...
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka ndarë sot një ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një ta...
Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka ndarë sot një m...
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët u pyet e...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën tradicionale me gaze...
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për ndërt...
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët është py...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon në selinë blu ...
Kryeministri Edi Rama, në përgjigjen e pyetjeve gjatë konf...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e sotme me gazetarët...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...