Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Duke konsumuar mandatin e tretë në drejteimin e qeverisë dhe një mandat të plotë në të 61 bashkitë e vendit, PS arriti të korrte një tjetër sukses në 2023, me fitoren e 53 bashkive në zgjedhjet vendore.
E favorizuar nga përçarja e PD-së, forcës më të madhe opozitare e cili nuk arriti të bënte opozitën me qeverinë, por u përqëndrua tek konflikti i brendshëm, si dhe përdorimi i manovrave proceduriale, për mosregjistrimin e saj në zgjedhje, e majta mori sërish mazhorancën në nivel lokal.
Teksa kryetaret e zgjedhur socialistë në drejtimin e bashkive konsoliduan pozitat e tyre, duke vijuar të mbajn të njëjtin post si me parë , të njëtin fat nuk e patën disa nga ministrat e kabinetit qeverisës , të cilet zhgënjyen drejtuesin e tyre duke humbur postet gjatë 2023.
Fillimi i vitit 2023, për forcën drejtuese në vend nisi me "motor të ndezur" për fushatën zgjedhore të 14 Majit. Kryesocialisti Edi Rama, i “pa ngopur” me pushtet, përqendroi të gjithë kapitalin e burimeve njerëzore dhe jo vetëm, në funksion të zgjedhjeve. Fillimisht ai zvilloi një tur takimesh në pjesen me të madhe të bashkive të vendit ku dhe mblodhi i Asambletë lolale të PS, me qëllim konsultimin për zgjedhjen e kandidatëve për vendoret e 14 Majit. Më 25 Mars 2023, pas Mbledhjes së Kryesisë së PS-së Rama bëri pubike listën e kandidatëve për 61 Bashkitë. Kjo garë, për të majtën do të ishte një moment i mirë për të treguar forcën e saj në pushtetin vendor, pasi në zgjedhjet e 2019-ës përball nuk kishte garues real.

Formacioni i Ramës për sfiden e 14 majit ishte me 44 kandidatë që kërkonin të rikonfirmoheshin si kryetar Bashkie dhe 17 kandidatë që pretendonin të fitonin një mandat të parë. Nga këta kandidatë dy prej tyre Benet Beci dhe Besian Abazi ishin deputetë që hoqën dorë nga karrigia në Parlament për të marrë një mandat Kryebashkiaku.
Ndonëse PS përballej në zgjedhjet vendore me një kundërshtar të përçarë, pasi PD e vulës e drejtuar nga kryetari i Komanduar asokohe, Enkeled Alibeaj garonte me logon e PD-së duke detyruar Berishën të shkonte në zgjedhje nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" me PL dhe disa parti të tjera opozitare, përsëri PS fatin nuk ia la rastësisë. Kryeminstri Rama zgjodhi të drejtonte vetë fushatën elektorale, ku në fokus sigurisht vendosi figuren e tij, edhe pse gara zhvillohej për qeverisjen vendore. Kryesocialisti prezantohej në çdo takim si Kryeministër, fliste për arritjet e tij dhe të qeverisë duke lënë në hije kandidatët. Megjithatë kjo nuk u bë pengesë që ata të fitonin bindshëm.
PS në garën e 14 Majit arriti të siguronte 53 Bashki, ndërsa koalicioni i partive opozitare "Bashkë Fitojmë" ka fituar në 7 bashki dhe një bashki Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.
Në rang vendi, Partia Socialiste e Shqipërisë arriti të marrë 43,11 % të votave për anëtarët e këshillave bashkiak, koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka siguruar 18,44%, ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë (të vulës) 7.71% të votave.
Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 Majit, përveçse shënoi një rezultat rekord, fitoi për herë të parë në qytetin e Shkodrës, me Benet Becin, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahinë me rreth 10 mijë vota epërsi. Kujtojmë që Shkodra është mbajtur gjithmonë si një bastion blu, por në pranver bëri përjashtim dhe ndryshoi kurs.
Fitorja e Benet Becit nuk ishte precedenti i vetëm me vendoret. Në Bashkinë e Himarës fitoi kandidati i Kolicionit “Bashkë Fitojmë “, Fredi Beileri edhe pse ai u burgos dy ditë para zgjedhjeve me akuzën e tetativës së blerjës së votave. Prej asaj kohe Beileri vijon pas hekurave, duke mos pas mundësi të betohet dhe të gëzojë mandtin e fituar.
Rezultati i zgjedhjeve siç ka ndodhur gjithmonë në këto 33 vite në Shqipëri, u kontestua nga opozita, e cila e akuzoi qeverinë për manipulimin e zgjedhjeve duke përdorur sipas tyre të gjitha format, që nga përdorimi i aseteve shtetërore, deri tek dhuna dhe përndjekja e votuesve.
Fitorja e PS-së e kundërshtuar nga opozita, detyroi KQZ të përsëriste zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në pushtet, Edison Memolla.
Megjithatë Memolla arriti të fitonte më bindshëm në zgjedhjet e përsërituara në këtë bashki më 23 Korrik. Por pas Rrogozhinës fatin për të zhvilluar serish zgjedhje e kishte edhe Bashkia e Kukësit, kjo pas skandalit seksual të kryetarit të zgjedhur aso kohe, Safet Gjici. PS përtej skandalit arriti ta mbane përsëri kryesimin në qytetitn verilindor me Albert Halilajn. Zgjedhje këto të zhvilluara 24 Shtator.
Skandali me dhunën e ushtruar nga fisi Rraja ndaj banorëve të Borizanës, për shkak të konfliktit për guroren dhe mungesa e një reagimi të menjëhershëm të policisë, kanë sjellë edhe zemërimin e kreut të qeverisë i cili shkarkoi nga detyra Ministrin e Brendëshëm Bledi Çuçi dhe emëroi në këtë detyrë Taulant Ballën.
Vendimi i kryeministrit erdhi pas dorëheqjes së deputetit Rrahman Rraja dhe furtunës në Komisariatin e Krujës, ku fshehja, manipulimi i fakteve dhe dështimi për të trajtuar si duhet ngjarjen e Borizanës solli shkarkimin e të gjithë trupës policore. Më herët, në media qarkulluan informacione se policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime të bëra nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht, por preheshin në sirtarët e policisë. Ngjarje kjo e ndodhur më 8 Korrik.
Por këto nuk ishin ndryshimet e vetme në radhët e socialistëve, pasi “kutia e Pandorës” sapo ishte hapur. Në Asamblenë e PS të mbajtur më 26 Korrik me vendim të kryesocialistit Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri u shkarkua nga detyra duke u zëvendësuar me Blendi Klosin, ndërsa Rama gjeti dhe zëvendësin e Ballës në drejtimin e Grupit Parlamentar, pikërisht Bledi Çuçin, duke i besuar sërish një post të rëndësishëm. Në këtë Asamble me dyer të mbyllura gjithashtu u përfol për të tjera shkarkime, bëhet fjalë për ministren e Financave aso kohë Delina Ibrahimaj, përfolje kjo që u materializua muaj me vonë.
Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë së tij Socialiste më 4 Shtator, Rama bëri ndryshime të tjera në Kabinetin e tij./ CNA
Pas lëvizjes së qytetarëve dhe deputetëve të opozitës ...
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur ditën e sotm...
Viti 2023 për Kuvendin e Shqipërisë ishte një vit me plot ...
Nisja e sesionit të ri parlamentar në shtator i gjeti demo...
Dhjetëra eksponentë të Partisë Socialiste kanë rënë në pra...
Politikanët shqiptarë janë kthyer në përdorues të rregullt...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka uruar këtë të Vit të Ri...
Kuvendi u zhyt në kaos dhe flakadanë disa nga çështjet më ...
Gazetari Lorenc Vangjeli ka folur mbrëmjen e kësaj të ...
Analisti Ylli Rakipi ka dalë kundër vendimit të GJKKO-...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pë...
Deputetja Albana Vokshi ka reaguar për vendimin e GJKK...
Ushtria polake njoftoi rinisjen e operacioneve të kërk...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimin ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit u pye...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me ga...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit është...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit m...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me ga...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...