Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Suela Ngjela është një vajzë e lindur dhe rritur në qytetin e Korçës, në një familje punëtore të thjeshtë, ku ka marrë si mësim më të rëndësishëm forcën e karakterit dhe rëndësinë e arsimit. Në një intervistë për CNA, Suela Ngjela tregon shumë detaje nga jeta e saj, betejës më të madhe kundër kancerit dhe angazhimin e saj për herë të parë në politikë, si kandidate për deputete të qarkut të Korçës për Partinë Socialdemokrate.
Pas shumë vitesh karrierë në qytetin e lindjes, Suela Ngjela u largua nga Korça në moshën 30-vjeçare për arsye familjare, duke ndjekur rrugën e emigracionit. E diplomuar në psikologji klinike, ajo ka qenë prej vitesh pjesë aktive e shoqërisë civile, si një zë i të pambrojturve, një mbështetje për ata që përballen me sfida sociale, psikologjike apo shëndetësore.
"Suela Ngjela është një vajzë e lindur dhe e rritur në qytetin e Korçës, nga dy prindër të thjeshtë të klasës punëtore. Një nga gjërat më të forta që më kanë dhënë prindërit ka qenë karakteri i fortë dhe që nuk duhet të dorëzohesha, sigurisht dhe arsimimi im. Unë jam lindur në Korçë, kam patur një karrierë të gjatë në këtë qytet, derisa në moshën 30 vjeçare, pas martese, jam larguar nga qyteti i Korçës për arsyet e mia familjare dhe i jam drejtuar emigracionit. Kam përfunduar studimet në psikologji klinike, prej shumë vitesh pjesë e shoqërisë civile si aktiviste, jam nënë, jam bashkëshorte dhe ajo çka më motivon më së shumti në jetë është që të bëj ndryshimin dhe unë ndryshimin e kam filluar me veten time", tha kandidatja e PSD.
Katër vite më parë, ajo është përballur me një nga sfidat më të vështira të jetës, diagnostikimin me kancer. Pas një beteje të gjatë, ajo ka arritur të shërohet dhe e konsideron këtë përvojë si një pikë kthese jetësore.
Profesioni i saj si psikologe e ndihmoi të përballonte emocionalisht situatën dhe të gjente forcën për të vazhduar përpara, duke besuar fort se çdo e mirë që bëjmë na kthehet një ditë.
"Para katër vitesh, unë jam diagnostikuar me kancer, por që tashmë jam e pastër, falenderoj zotin, e kam fituar betejën. Ka qenë një histori realisht e dhimbshme dhe kam përshtypjen për të gjitha nënat që vuajnë nga një sëmundje e tillë, është një situatë shumë shokuese në jetë por që duhet të dish të gjesh kurajon dhe forcën të vazhdosh përpara. Unë e gjeta forcën, së pari tek vetja ime, nëse nuk do të kisha qenë psikologe me vështirësi se mund ta kisha fituar betejën, por besoj shumë në zot, besoj shumë në ato parimet morale dhe them se në jetë, gjithçka që ti bën mirë, të kthehet. Edhe ajo e keqja të kthehet në një formë tjetër, por unë besoj gjithmonë se çdo gjë që ne bëjmë dyfish dhe zoti më ka bekuar me jetën dhe me familjen time të mrekullueshme", u shpreh Ngjela.
Përvoja me sistemin shëndetësor shqiptar, sidomos gjatë qëndrimit në spitalin onkologjik, e shtyu Suela Ngjelën të marrë një rol më aktiv në denoncimin e padrejtësive dhe korrupsionit. Ajo nisi të protestonte dhe të ngrejë zërin për mungesën e kushteve dinjitoze për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda.
Këshilla e një mjeku që i rekomandoi të trajtohej jashtë vendit i shpëtoi jetën. Ajo nuk u dorëzua. U largua për trajtim jashtë vendit, në Itali, ku mori kujdesin që, sipas saj, sistemi shëndetësor shqiptar nuk ia mundësonte. Kjo përvojë i dha asaj një mision të ri, përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri.
"Ka qenë realisht pak i çuditshëm angazhimi im në politikë sepse dhe unë vetë nuk e prisja që do të angazhohesha. Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë pjesë e ndonjë forumi politik, as në organizata politike ose e institucioneve përkatëse të partive politike, por erdhi si iniciativë e brendshme. Duke parë eksperiencën time, atë që unë përjetova në onkologjik që është një tmerr i vërtetë, në një moment të caktuar kur unë fitova betejën, thashë "Ndoshta ka ardhur momenti ta ngresh pak më fort zërin". Kur kam qenë në spitalin onlologjik kam nxjerrë skandalet që ndodhnin atje, kemi iniciuar protesta dhe atje kuptova thirrjen time të brendshme që duhet të ndihmoja nënat e tjera që vuanin nga sëmundje terminale dhe për shkak të kushteve të tmerrshme që spitali onkologjik ka. Realisht pacientët shqiptarë vuajnë për shkak të mungesës së medikamenteve, diagnostikimeve dhe monitorimit të rastit.
Unë nuk mund të them që Shqipëria nuk ka mjekë të mirë, këtë nuk e them dot. Që ka mjekë të korruptuar, PO. Por, unë e kam jetën falë një mjeku shumë të përgjegjshëm që sapo më pa, më tha "Duhet të largohesh nga Shqipëria". Dhe unë u largova menjëherë jashtë Shqipërisë, në Itali, atje u mjekova për disa vite rresht. Kanë qenë vite sfiduese për familjen time, por para jetës nuk të hyn në sy asnjë gjë dhe jeta është shumë e shtrenjtë. Atë sistem shëndetësor që unë pashë në Itali, e kisha thirrje të brendshme, ta krijoj këtu në Shqipëri. Ka ardhur momenti t’i themi STOP korrupsionit në nivele të larta të shëndetësisë e në çdo qelizë të shtetit tonë. Ndoshta zoti u jep sfida të vështira njerëzve më të fortë dhe kam përshtypjen se do të bëj disa gjëra të mira, të forta që do të sjellin ndryshimin për të gjithë shoqërinë tonë", u shpreh kandidatja Ngjela.
Sot ajo është kandidate për deputete në qarkun e Korçës, nën siglën e Partisë Socialdemokrate. Me një fokus të veçantë në çështjet sociale dhe shëndetin mendor, fusha të cilat i njeh nga afër jo vetëm profesionalisht, por edhe si qytetar, Suela synon të sjellë në politikë një model të ri përfaqësimi.
Angazhimi i saj politik lindi si përgjigje ndaj nevojës për të qenë zëri i atyre që vuajnë në heshtje, me qëllimin për të sjellë ndryshime konkrete, sidomos në fushën e shëndetit mendor dhe mbështetjes për shtresat më të pambrojtura të shoqërisë. Ajo e sheh shëndetin mendor si një prioritet i anashkaluar në politikë dhe kërkon që kjo çështje të trajtohet me seriozitet.
"Ndihem shumë e nderuar, ndihem jashtëzakonisht mirë që jam pjesë e socialdemokratëve të gjithë Shqipërisë. Është një frymë shumë pozitive, një frymë e cila na bashkon. Ne kemi në programin tonë çështjet sociale dhe është fusha të cilën unë e mbuloj plotësisht sepse jam psikologe klinike dhe shoh që një nga gjërat më të rëndësishme, që duhet realisht të ndryshojë, është shëndeti mendor. Për shëndetin mendor kemi turp të flasim, pavarësisht se këto vitet e fundit shohim ndryshime, por për shtresat në nevojë si pensionistët, për tetraplegjikët, për të sëmurët kronikë dhe për ata me sëmundje terminale, shëndeti mendor duhet të futet si pjesë e programit. E ripërsëris, nëse s'do të kisha qenë psikologe, nuk do ta kisha fituar betejën", tha kandidatja.
Përmes angazhimit në terren, Suela Ngjela ka fituar përkrahje të gjerë në qarkun e Korçës, ku qytetarët e njohin si një person të drejtë dhe luftarak. Ajo gëzon mbështetje të fortë në komunitet, falë ndjeshmërisë që shfaq për hallet e njerëzve të thjeshtë dhe përkushtimit për të qenë zëri i tyre në institucione. Suela Ngjela e sheh kandidimin e saj jo si ambicie personale, por si një përgjegjësi për të përfaqësuar ata që nuk kanë zë.
"Unë i dua njerëzit dhe kam përshtypjen që ata që po më shohin në këto momente, flas për qarkun e Korçës, thonë "Suelën e njohim", që jam shumë luftarake dhe i dua njerëzit. Në terren ndihem shumë mirë, pritem shumë mirë. E shoh atë frymën kur më thonë "Sa mirë, do të të votojmë sepse duam ndryshimin. Më në fund dikush që do të luftojë për të drejtat tona, për nënat, për shtresat në nevojë", dhe e shoh që ndoshta ka ardhur momenti që të përfaqësohem në politikë. Ka qenë realisht e çuditshme dhe në pjesën time të karakterit, nëse vërtet mund ta bëj unë deputeten. Vërtët mund të jem unë zëri, sepse eksperiencat që mund të kemi ne në jetë, e unë e pata eksperiencën që duhet të kemi drejtësi. Mendoj se një nga gjërat që mua më karakterizon është të jem e drejtë e ti bëj gjërat drejt. Njerëzit që më njohin nga afër e dinë që unë i bëj gjërat në mënyrën më të drejtë të mundshme. E shoh në terren, përqafime, mbështetje, në rrjete sociale sa shumë më shkruajnë dhe realisht ndihem shumë e privilegjuar për iniciativën time për kandidimin si deputete e Partisë Socialdemokrate", u shpreh Suela Ngjela.
Fushata e ekipit të Partisë Socialdemokrate në Korçë, ka pasur jehonë pozitive në media, pavarësisht sondazheve që nuk i favorizojnë socialdemokratët. Puna në terren, në fshatrat më të thella dhe të harruara të qarkut të Korçës, ka nxjerrë në pah mungesën e shërbimeve dhe nevojën për një përfaqësim të denjë të komunitetit.
Ajo thekson rolin e liderit të PSD-së, Tom Doshi, si një figurë ndihmëse dhe mbështetëse për shtresat në nevojë.
"Më vjen mirë që është bërë bujë në media sepse realisht sondazhet na tregojnë që ne jemi mbrapa me fitoren e mandatit të PSD, por ne shohim në terren. Ne jemi në fshatrat më të thellë, jemi në Lekas, në Arrëz, në Boshanj, në Shëmtirë, në ato zona që nuk shkon më, jo makina por as njerëzit, e ne jemi me qytetarët, dhe e shoh se sa shumë qytetarë kanë nevojë për ndryshim. Realisht ardhja e kryetarit të PSD, Tom Doshi, sigurisht që zgjoi shpresa për korçarët. Në Korçë nuk është se njihet shumë figura e Tom Doshit si politikani që ka dhënë shumë për gjithë Shqipërinë. Është një filantrop, ka ndihmuar pafund shtresat në nevojë, njerëz që kanë qenë pa zë, pa miq, ai ka qenë atje për t'i ndihmuar. Në qytetin e Shkodrës, ku kryetari jonë ka lindur dhe atje është rritur, gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm ku ne presim fitoren tonë më të madhe. Por, edhe në Korçë, me gjithë punën e të gjithë skuadrës së PSD, kemi bërë një punë të madhe dhe ne jemi të sigurt, nga pjesëmarrja që u bë me mbi 1200 të pranishëm, do ta marrim mandatin dhe jam shumë e lumtur për këtë", tha Ngjela.
Apeli i saj për qytetarët e Korçës është i qartë: "Është koha për ndryshim të vërtetë". Me një rënie dramatike të popullsisë, me mungesë subvencionesh për bujqësinë dhe një sistem të dobët të mbrojtjes sociale, ajo kërkon që qytetarët të zgjedhin përfaqësues që kuptojnë thellësisht problemet e tyre dhe janë të gatshëm të luftojnë për të drejtat e tyre.
Për Suelën, Partia Socialdemokrate është partia e qytetarëve të thjeshtë, pa lidhje me pushtetin, që kërkojnë ndershmëri dhe përfaqësim real.
"Apeli im për të gjithë qytetarët e Korçës është që ka ardhur momenti i ndryshimit. Në 35 vite, qytetarët korçarë kanë qenë ata të cilët e kanë përjetuar pak më keq ndryshimet e mëdha demokratike. Mund të themi me bindje të plotë, sot Korça nga 78 mijë banorë, është 22 mijë. Prodhimet e fermerëve shkojnë në kanal, nuk subvencionohen. Shtresat sociale, mjafton të shohim lagjen nr 6 ku ka nevojë imediate për të ndërhyrë. Votoni Partinë Socialdemokrate dhe votoni atë njeri që ju ua ndjen shpirti që do të mbrojë interesat tuaja, që mbron zërin tuaj. Partia Socialdemokrate është zëri juaj, i njerëzve që nuk kanë miq, i njerëzve të thjeshtë, i qytetarëve punëtorë sepse bëjmë një politikë të ndershme dhe të vërtetë", u shpreh kandidatja e PSD.
Suela Ngjela nuk është thjesht një emër i ri në politikë. Kandidatja korçare përfaqëson një histori reale, një grua që ka kaluar përmes dhimbjes, që ka luftuar për jetën dhe tani lufton për të tjerët. Me një përkushtim të sinqertë ndaj shëndetit, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, ajo sjell në skenën politike një zë të ndershëm dhe të guximshëm.
Në një kohë kur besimi i qytetarëve te politika është i lëkundur, Suela Ngjela ofron një alternativë që buron nga përvoja dhe humanizmi, një model i ri shërbimi publik që ngrihet mbi vuajtjen, por edhe mbi shpresën.
Rruga e Suela Ngjelës nuk ka qenë e lehtë, por është ndërtuar mbi sakrifica, përballje reale dhe një vendosmëri të palëkundur për të sjellë ndryshimin. Ajo nuk është thjesht një kandidate për deputete, por një zë i fuqishëm që del nga zemra e njerëzve të thjeshtë.
Me përvojën, ndershmërinë dhe kurajon për të folur aty ku të tjerët heshtin, Suela përfaqëson një brez të ri politik që vendos njeriun në qendër. Dhe ndoshta, pikërisht tani, ka ardhur momenti që Korça të zgjedhë një përfaqësuese që e ndien me shpirt qytetin dhe njerëzit e tij./ CNA
Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi udhëzimin ...
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Korçë, Ivi Kaso, ka b...
Drejtuesi i fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Ch...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga burgu ka kërkuar ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
“Lolita”, një faqe ndryshe në rrjetet sociale, ka bërë...
Në këto ditë para zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim zgj...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, sot...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim zgjedhor në D...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit të tij elektoral...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Aktivistja Edlira Çepani, e cila pak kohë më parë ishte në...
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, në një intervistë për...
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, në një intervistë për...
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, ka folur për problema...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se emërimi i Anuela Ris...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komen...
Pas matjeve në muajin shkurt dhe mars, Barometri Euronews ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...