Balla takim në Udine: Partitë e reja të skaduara, kanë dalë nga “barku” i Saliut
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën njëhe...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej 10 shkurtit me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), publikoi të hënën një foto, që sipas tij ishte faksimile e një pjese të debatit midis tij dhe prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, në sallën e gjyqit.
Sipas kryebashkiakut, në debat, përfaqësuesi i akuzës e kishte cilësuar atë si ‘ndyrësirë’, duke pretenduar se prokurori Dado po sillej ndaj tij në stilin e ish-Sigurimit të Shtetit, policisë sekrete gjatë regjimit komunist.
“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit,” shkroi Veliaj, duke iu referuar gjykatësit Erion Bani, ndërsa shtoi: “Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëlmen para tij!”
“Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më,” theksoi kryebashkiaku.
Postimi i Erion Veliajt, njësoj si postimet e tjera të përditshme nën emrin e tij nga qelia, u ripublikua nga një mori mediash online dhe televizionesh pa u verifikuar, ndërsa analistë të majtë dhe mbështetës të kryebashkiakut shprehën indinjatën ndaj sjelljes së supozuar të prokurorit.
Kishte vetëm një problem në këtë stuhi në filxhan çaji. Sipas GJKKO-së dhe SPAK-ut, transkripti i botuar nga Veliaj është i rremë.
“Pjesa e procesverbalit të publikuar nga personi nën hetim, Erion Veliaj, në rrjetin e tij social ‘Facebook’ është e pavërtetë”, deklaroi GJKKO në përgjigje të pyetjeve nga BIRN. Gjykata tha se verifikoi audion dhe nuk gjeti përdorim të fjalës “ndyrësirë”.
SPAK-u po ashtu reagoi duke publikuar edhe faksimile të procesverbalit zyrtar të gjyqit dhe mohoi përdorimin e fyerjes nga prokurori. I pyetur nga BIRN, avokati i Veliajt, Ermir Beta, tha se e kishte të vështirë të ishte i saktë për termat e përdorur në seancë.
Postimi i të hënës nga Erion Veliaj nuk është deklarata e tij e parë nga qelia. Ai është vetëm akti i fundit i një fushate të madhe propagande dhe dezinformimi nga kryebashkiaku kundër prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani, që ka për qëllim të diskreditojë dhe të vërë nën presion SPAK-un.
“Është një manifestim force i pushtetit politik kundrejt drejtësisë që nuk është hera e parë që e shikojmë,” tha shkrimtari Fatos Lubonja, ndërsa shtoi me keqardhje se në të shkuarën, në përballjen mes këtyre dy pushteteve ka fituar politika.
“Uroj që kësaj here të fitojë drejtësia, por që të ndodhë kjo duhet një reagim i fortë i gjithë shoqërisë”, shtoi Lubonja.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës. Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat, ndërkohë që e kanë portretizuar veten si të persekutuar politikisht nga prokurori i SPAK-ut, Ols Dado.
Lubonja analizoi se sulmet e përditshme të Veliajt nga qelia dhe përpjekja për të imponuar gënjeshtrat si të vërteta inkurajohen prej sulmeve të ngjashme të kryeministrit Edi Rama.
“Veliaj, në sulmet e tij nga brenda burgut, me një arrogancë ku gënjeshtra kërkon të imponohet si e vërtetë, inkurajohet nga sulmet me të njëjtin stil të Edi Ramës nga jashtë”, tha ai.
Ndërkohë, Rigels Xhemollari nga organizata Qëndresa Qytetare thotë se kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të diskredituar figurën e prokurorit të çështjes, por që sipas tij ka dështuar dhe që i bën të pabesueshme edhe argumentet e tjera të Veliajt.
“Transformimi i deklaratave dëmton jo vetëm procesin, por edhe besimin e publikut tek çdo argument që ndërtohet nga ky moment e tutje nga z. Veliaj”, tha Xhemollari, ndërsa shtoi se nuk ishte hera e parë që Veliaj kapej duke thënë të pavërteta.
Sipas Xhemollarit kjo nuk ishte një sjellje e re nga kryebashkiaku socialist.
“Jo sjellje, por model i ndërtuar prej tij në politikën shqiptare, mbi shpifjen dhe tjetërsimin,” tha ai. “Nga prishja e teatrit, premtimet për mos ndërtimin dhe betonin, apo edhe fushata me pemë e çmime ndërkombëtare”, shtoi Xhemollari.
Edhe juristi Gentian Serjani tha se Veliaj nuk ishte i besueshëm në deklarimet e tij.
“Besueshmëria e Veliajt ka kohë që ka rënë,” tha Serjani. “I referohem dhe momentit të arrestimit, ndërkohë që media jepte kronikë takimi të tij me fëmijë”, shtoi ai.
Serjani argumentoi se sulmi ndaj drejtësisë duhet të merret seriozisht dhe se duhet të merren masa.
“Linçimi dhe kërcënimi i Veliajt ndaj prokurorit është rast i paprecedent,” tha Serjani, ndërsa shtoi se duhet të merren masa ndaj tij për këtë gjë. “Veliaj, me këtë model që krijoi, i dha mundësi kriminelëve të shantazhojnë dhe të kërcënojnë çdo prokuror të Republikës së Shqipërisë”, përfundoi ai./ Reporter.al
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën njëhe...
Erion Veliaj gënjeu sërish sot në një status në rrjetet so...
Drejtuesja për Diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina ...
Lulzim Basha është një ekspert i pasurive të patundshme dh...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka qenë në inspekti...
Drejtuesi Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në inspektimin e zonës ...
Kreu i FRPD, Besat Xhaferri i ftuar në një emision televiz...
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka ndarë në rrj...
Ashtu siç ishte parashikuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjev...
Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, u paraqi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në drejt...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kërcën...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Edi R...
Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, është thirrur në SPAK ...
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka shprehur sot shqetësim...
27 parti politike kanë dorëzuar kërkesën pranë KQZ-së për ...
Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ë...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, dhe Enkelejd Alibeaj, kanë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...