web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u zbyth Basha nga gjyqi për 4 vilat

24 Shkurt 2025, 17:44, Politikë CNA

Si u zbyth Basha nga gjyqi për 4 vilat

Lulzim Basha është një ekspert i pasurive të patundshme dhe për këtë nuk ka dyshim.

Por gjëja më e dhimbshme në këtë përfundim është se ai bë me vila dhe apartamente luksoze kur ishte në opozitë, në kurriz të demokratëve.

Një nga rastet më unike u regjistrua para disa kohësh.

Erion Veliaj e akuzoi në një takim elektoral të PS se Lulzim Basha kishte 4 vila luksoze.

Sa për sy e faqe, Basha dhe i zakonshmi, kunati i tij, deklaruan se do e padisin Erion Veliajn për shpifje.

Madje edhe në seancën e parë thanë se nuk pranojnë pajtim.

Por as Basha dhe as kunati nuk ofruan asnjë të dhënë që të provonte të kundërtën, pra që nuk zotërojnë të paktën 4 vila në zonat më të lakmuara në Tiranë dhe Durrës.

Ditën kur u zhvillua seanca gjyqësore e radhës, Basha dhe avokati i tij nuk u paraqitën, duke bërë që GJKKO të pushojë çështjen.

Në rast se Basha nuk do t’i kishte këto vila, duhej të përballej me Veliajn dhe të dënohej për shpifje kryebashkiaku i Tiranës.

Por ai zgjodhi të zbythej.

Arsyen nuk e shpjegoi asnjëherë më pas, por historitë e tij me vila e apartamente ultra luksoze nuk kanë marrë kurrë përgjigje prej tij.

Konkluzioni i vetëm logjik është se ose veliaj ka thënë të vërtetën, ose Luli ka bërë pazar me Veliajm njëlloj siç bënte pazar me Taulant Ballën nëpër apart-motelet e Tiranës. Zgjedhjen po ia lëmë në dorë Lulit kur të zgjohet nga gjumi./ Syri.net

 

 





Lajmet e fundit nga