Garanci 15 mijë dollarë për vizat/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisin nga 20 gushti zbatim...

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum”.
Në letrën drejtuar Dumanit, Murrizi kërkon nga drejtuesi i SPAK-ut të hedhë sytë nga "Bankers" dhe të hetohet nga SPAK-u si çështje.
Murrizi shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin "Bankers", nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991.
Letra e Myslim Murrizit drejtuar Altin Dumanit
Pas vendimit të djeshëm të gjyqtares së Apelit, znj. Gilda Hoxha, për të lënë në fuqi masat e arrestit për drejtuesin dhe ish-drejtues të kompanisë BANKERS, habitem nga heshtja e drejtuesit në detyrë të SPAK-ut, z. Dumani.
Nisur nga shifrat marramendëse të qindra miliona eurove të “qerasura” nga kjo kompani te kompani të tjera, te individë, politikanë apo sekserë të politikanëve në 21 vite, nga viti 2004, duke mos paguar asnjë kokërr leku si tatim fitimi në shtet, kjo është vjedhja më e madhe e pasurisë së shqiptarëve në 35 vite, rreth 15 miliardë euro.
Z. Dumani!
Të kërkoj ndjesë që ndoshta ta prish rehatinë e pushimeve të gushtit, se edhe ti njeri je, dhe të takon të bësh pushime pas një pune intensive, plot ngarkesë me deklarata pritshmërie se do godasësh fort korrupsionin në nivele të larta… dhe në afro 3 vjet ke arrestuar 4 herë Lefter Kokën, 4 herë Alqi Bllakon, 5 herë Fatos Tushen. Por kur të kthehesh nga pushimet, shife njëherë këtë punën e BANKERS-it, se mos është për “ndërmarrjen” tuaj si çështje – meqë kaq euro nuk janë vjedhur as nga të gjithë të arrestuarit së bashku që nga viti 1991.Ndoshta e kam gabim, por meqë pak ditë më parë ke emëruar si këshilltare znj. Brunilda Bekteshi, që ka punuar tek CEZ-i dhe ia di marifetin këtyre qindra milionave euro të “shpërndara” dorë më dorë te hajdutët e politikës, pyete dhe atë njëherë si e sheh ajo këtë aferën e BANKERS-it.
Megjithëse znj. Bekteshi e ke marrë të “këshillojë” për vettingun, pasi “realizoi” me sukses fazën e parë si ish-anëtare e KPK-së që në fakt ishte KÇK, e tani në konflikt të hapur interesi do “gjuajë” ata që nuk arriti t’i “gjuante” dot në KPK, se nuk ishte e mundur të ishte në trup gjykues në çdo subjekt.
Z. Dumani!
Po ju drejtohem juve, se mendova t’i drejtohem z. Metani, por ai ka afro 6 vjet që është rraskapitur nga lodhja në krye të ILD-së, duke u marrë rreth 3 vjet me rikonstruksionin e godinës dhe 2 vjet ju bënë bythët kallë në kafe tek lokali Panevino tek hotel Plazza, e i takon të bëjë 3-4 muaj pushime të shtrydhë kockat, se edhe 3 vjet deri sa të mbarojë mandatin 9-vjeçar do ketë “ngarkesë” të madhe me mobilimin e zyrave.Bile, meqë ti ke marrë si këshilltare Brunildën e KPK-së, Metani mund të marrë këshilltare Klotildën e Komisionit të Ligjeve, se kënaqet edhe Llagami e KLGJ-së dhe e bën tutar të gjithë sistemin e drejtësisë, e pastaj nuk kanë ku të futen gjyqtarë e prokurorë që nuk zbatojnë ligjin.
Z. Dumani!
Këto 3 muaj që të kanë ngelur si drejtues i SPAK-ut, mos u lodh më kot me Krifcën e IPARD-it, me inceneratorin e Tiranës, me Tigrin e tërmetit që po “vuan” të zezën në Zvicër, me Tigrin 1 dhe Tigrin 2 të Bangladeshit në Vlorë, me telefonat BQ, SKY, ECROÇAT, me tenderat e AKSH-it, me çunat e Dubait, me të “emëruarin” koordinator të bandave me qeverinë, me këta shejtanër që blenë vota më 11 maj, me 4 koncesionet 500 milionë euro të Ministrisë së Shëndetësisë, me portin e Pashalimanit, me tendera rrugësh e tunelesh, me Bektashin me autokombajn nga Kozara dhe Bektashin e Partizanit, me Gërdecin apo 21 Janarin, me kontejnerët me drogë që kanë edhe ndonjë arkë banane brenda, me harabelin e Arjolës, apo me zogun e Tiranës e me lloj-lloj çështjesh “bombastike”.Por po ke këlqe, meru me këta zogj k... kinezë e shqiptarë të BANKERS-it, që kanë vjedhur miliarda euro dhe kanë tallur trapin 21 vjet me pasurinë e shqiptarëve, duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse të gjithë zagarët e politikës. E ke kryer detyrën tënde si drejtues i SPAK-ut, se aty i ke paketë të gjitha hallet që kanë mbërthyer prej fyti Shqipërinë 35 vjet, e që bëjnë sikur zihen apo luftojnë njëri-tjetrin./ CNA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisin nga 20 gushti zbatim...
Në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, këtë të mërk...
Deputeti demokrat Sajmir Korreshi ka denoncuar sot prerjen...
Kreu i Partisë Demokratike, Sai Berisha zhvilloi sot një t...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi deklaroi sot se e ka...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje të rej...
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi komentoi sot lidhur m...
Koalicioni parazgjedhor mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Sha...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorjan Teliti ...
Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në pro...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar kë...
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi i është përgjigjur pa...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar sot në rrjetet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Demokrati Dashnor Sula na ndarë sot idenë e tij për ndrysh...
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka ironizuar sot demokratët, p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...