Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, tha se turizmi është dështimi më i madh i qeverisë.
Berisha deklaroi se shkaku i vërtetë i rënies së turizmit është euro, të cilën ai e quajti narkoeuro.
Rënia e euros, tha Berisha, solli dhe rënien e numrit të turistëve, duke e goditur rëndë sektorin.
"Përveç kësaj jam para jush për një çështje madhore të vendit. Turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar. Narkoeuro është toksina e vërtetë e ekonomisë dhe turizmit të Shqipërisë. Potenciali turistik i vendit është i jashtëzakonshëm. Brigjet e lumenjve, deteve dhe liqeneve të saj janë pasuri përrallore.
Nga viti 2005 deri në vitin 2012, pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj digjitale, numri i turistëve u rrit nga 300 mijë që ishte në vitin 2005 në 4 milionë e 700 mijë. Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme. 2-3 vitet e fundit është paraqitur një numër prej 10 milionësh, i cili përbën një mashtrim të vërtetë sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave ajrore 'Easy Jet', 'Ryanair' të Rinasit. Por pavarësisht nga ky mashtrim i madh, numri i turistëve është rritur në mënyrë të pamohueshme. Mirëpo viti i kaluar shënoi një rënie drastike të turistëve në brigjet, plazhet e deteve dhe liqeneve të Shqipërisë.
Kjo rënie drastike vazhdoi këtë vit akoma më e thellë. Shkaku i kësaj rënieje, në mënyrën më të pabesueshme, por edhe të pandershme dhe të padenjë, fshihet nga narkoqeveria, fshihet nga mediat e narkoqeverisë, fshihet nga ekonomistët e vendit, mediat e vendit dhe operatorët turistikë. E bëjnë këtë nga padija apo nga frika dhe kodi i mafies, unë nuk mund ta them.
Por u them me përgjegjësi të plotë se shkaku madhor i kësaj rënieje dramatike është narkoeuroja. Narkoeuro është toksina e vërtetë e turizmit. Narkoeuro është toksina e vërtetë e ekonomisë shqiptare.
Është e paimagjinueshme se si në kodin e heshtjes, kjo nuk u thotë shqiptarëve. Rënia e vlerës së euros në 35 për qind, rënia e vlerës së dollarit në 35 për qind, rënia e shpejtë dhe instalimi i saj në këtë nivel, bëri që turisti që më parë me 100 euro blinte shërbimet dhe mallrat e caktuara, një vit më pas duhet të shpenzonte në Shqipëri 135 euro. Të fshehësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në një krim.
Pra, edhe njëherë, zhvlerësimi që iu bë monedhës europiane dhe amerikane në Shqipëri nga kontejnerët me euro dhe dollarë të narkosve shqiptarë, zhvlerësimi prej 35 për qind, goditi turizmin në mënyrën më të egër, pasi çdo turist në Shqipëri duhet të shpenzonte për të njëjtat shpenzime, të njëjta blerje, 35 më shumë euro", tha Berisha./ CNA
Demokrati Dashnor Sula na ndarë sot idenë e tij për ndrysh...
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka ironizuar sot demokratët, p...
Debati në lidhje me draft-Kodin e ri Penal të Shqipërisë k...
Një artikull i publikuar në median e njohur europiane ‘Pol...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë pasdite të tjera pamje...
Berisha sot nuk harroi që të përmendtte sërish atë që ai e...
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar sot një ankimim në...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pasdi...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka...
Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollav...
Ka nisur informimi në gjithë vendin për aplikimet për Skem...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia ...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për Forcat e Ar...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas ngja...
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar sot me to...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se me përfundimin e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...