“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e zhvilluar këtë të mërtë në Komisionin për Çësht...
Mbledhja e zhvilluar këtë të mërtë në Komisionin për Çësht...

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, deklaroi se zjarri i rënë në pallatin në zonën pranë Farmacisë 10, është pasojë e një modeli të dështuar të zhvillimit urban dhe jo një rastësi.
I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", Muçollari theksoi se ndërtimet pa standarde dhe mungesa e kontrollit institucional kanë rritur rrezikun për jetën e qytetarëve. Ai kritikoi gjithashtu ndikimin e kryeministrit Edi Rama në zhvillimin urban të Tiranës, duke pretenduar se shija e kryeministrit ka diktuar dhënien e lejeve të ndërtimit.
Sipas tij, fenomeni i ashtuquajtur kultura e fasadave ka favorizuar pamjen e jashtme të ndërtesave në dëm të sigurisë dhe cilësisë së tyre. Muçollari ngriti shqetësimin se shumë pallate të reja paraqesin rrezik për jetën e banorëve, duke e lidhur këtë me betonizimin masiv dhe mungesën e standardeve.
“Ajo që ka ndodhur nuk është më një rastësi, bëhet fjalë për një pasojë direkte të një modeli të dështuar të një zhvillimi urban. Një përqasje të kahershme tashmë të këtyre që na qeverisin prej më shumë sesa një dekade, ku ndërtimi dhe lejet e ndërtimit janë dhënë pa standard, pa kontroll. Atëherë, do ta shikoja në dy dimensione. E para njëherë, nëse e kemi vënë re, shija, ose shija e kryeministrit ka diktuar çdo lloj leje në kryeqytet. Dhe jo vetëm kaq, por është përdorur si një model për zhvillim.
Domethënë kjo tregon dhe një tendencë apo një kulturë, kultura e fasadave, të cilat e quaj unë, që shpreh filozofinë e qeverisjes, që do të thotë vetëm sipërfaqe dhe aspak përmbajtje. Dhe raste të përsëritura tashmë, sidomos në sektorin e ndërtimit, ku vihen në rrezik shumë jetë qytetarësh dhe jo vetëm kaq, por vihet në rrezik siguria, siguria publike, gati-gati në të gjitha pallatet e reja, shprehin pikërisht këtë qasje të qeverisë. Ne kemi të bëjmë me leje ndërtimi, betonizim masiv, pa standard, pa kontroll.
Dhe kjo lloj filozofie, e cila është mbështetur edhe si pasojë e një modeli ekonomik të, do të thoja, do ta quaja, pasi as model nuk quhet, në modelin nëpërmjet pastrimit të parave. Që do të thotë që nuk kemi të bëjmë me një zhvillim mbi planifikimin urban dhe as mbi interesin publik, por pikërisht mbi shije dhe mbi një model të caktuar ku zoti Rama prej më shumë se një dekade ka vendosur të furnizojë ekonominë nëpërmjet parave të pista. E gjitha, e gjitha kjo lloj, qeverisjeje, e gjitha kjo lloj përqasjeje, ka reflektuar dhe në rastin ku për fat të keq, shumë prej qytetarëve të Tiranës kanë humbur pasuritë e tyre, kanë humbur shtëpitë e tyre”, tha Muçollari.
Ai kërkoi një hetim të plotë të ngjarjes, auditim të të gjitha lejeve të ndërtimit dhe ndërhyrje urgjente për të garantuar sigurinë e qytetarëve, sidomos në prag të sezonit veror.
“Ka nevojë për një auditim të të gjitha lejeve dhe, sigurisht edhe respektimi i tyre, duhet audituar nga ndërtuesit. Në mënyrë që të gjenden përgjegjësit dhe në mënyrë që të vendoset një pikë fillimi për rindërtimin e një qyteti që i shërben interesit publik. Kështu që të gjitha këto fakte, besoj se duhet të jenë në qendër të opinionit publik, në qendër të diskut publik”, u shpreh Muçollari./ CNA
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrta...
Në seancën plenare që do të mbahet nesër në Kuvendin e Shq...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në një seancë pl...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj s...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasd...
Në Këshillin e Mandateve janë zhvilluar sot diskutime të t...
Studiuesi Auron Tare tha sot se veçanërisht në periudhën p...
Politologu Afrim Krasniqi ndau sot një kritikë lidhur me S...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha sot se ...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti zbuloi sot se para nënshkrimit t...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha sot se...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka mbajtu...
Zëvendëskryeministri parë, njëherësh dhe ministër i Jashtë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e 17 ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Kryeparlamentari Niko Peleshi, në panelin e diskutimit të ...
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, në panelin “Di...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka mbaj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...