
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të bëjë “tërmet” në vitin 2023.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Bylykbashi i kujton kreut të qeverisë dosjen "184" të vjedhjes së zgjedhjeve.
Ai paralajmëron Ramën se më 14 maj opozita do t’ia shembë “tërmetin” e tij, sado që kryeministri të mbledhë ministrat e t’u shpjegojë “tëmetin”.
Deklarata e plotë:
“Minjtë” e tërmetit
“Do të bëjmë tërmet në 2023” ka thëne dje Edi Rama. Ka vetëm një gjë që mund t’i referohesh kur Rama përdor fjalën “tërmet”: zgjedhjet skandaloze të Dibrës në vitin 2016.
“Tërmeti” i Dibrës është njollë turpi në standardet e zgjedhjeve. Po aq turp është për prokurorinë e përgjjithshme dhe atë të përveçme, SPAK, sepse është kuti i matjes së dështimit të tyre në çuarjen para drejtësisë së eksponentëve më të lartë të PS që dolën në përgjimet e prokurorisë.
Atyre asnjë gjemb nuk u hyri në këmbë sepse ua mbyllën çështjet.
Dibra u vërtetua si poligoni i provës i skemës shtetërore për manipulimin e votës me përdorimin e shtetit në të gjithë aspektet e tij, shitblerjes së votës, përdorimit të kriminelëve për presion, etj, e gjitha me regji qendrore dhe vullnet politik qeveritar.
Për këdo që e ka të freskët çfarë do të thotë tërmet, e kupton se figurativisht tërmeti do të thotë rrafshim i diçkaje.
Të vetmet kolona që mbajnë zgjedhjet, janë parimet ndërkombëtare dhe kushtetuese. Këto rrafshon “tërmeti” i Ramës .
Mjafton të lexohen rekomandimet e ODIHR nga 2017 e këtej që vënë gishtin tek problemet më të rënda (e ndërkombëtarët nuk do bënin deklarata përgëzuese pas zgjedhjeve):
- Është cënuar liria e votës.
- Është cënuar sekreti i votës.
- Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është e përhapur gjerësisht.
- përdorimi masiv i shtetit në favor të kandidatëve të qeverisë apo me kërcënime të votuesve opozitarë.
- Përdorimi masiv e i paligjshëm i të dhënave personale të zgjedhësve.
- Ngritja e një skeme masive patronazhimi të zgjedhësve.
Ky nuk është mekanizëm kontrolli të votës duke manipuluar numërimin. Ky është mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit, me të cilin Rama planifikon tërmetin e zgjedhjeve të 2023.
Është kriminal sepse edhe ODIHR kërkon ndjekje penale, por kush ta bëjë? Prokuroria, qoftë ajo e përgjithshme qoftë e përveçme, SPAK, janë të kapura ose të frikësuara nga presioni i Kryeministrit. Fundja mos të harrojmë se Rama premtoi “tërmet” në drejtësi në 2016 dhe ja ku është sot Drejtësia, në agoni.
Barra bie mbi drejtuesin e SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm që të godasin mekanizmin e “tërmetit”. Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është akt korrupsioni. Ato goditen tani, përpara zgjedhjeve e jo pas të vjelave. Mjafton që prokurorët tanë të ngrihen në nivelin e prokurorisë së Kosovës, se nuk krahasohen as me ta.
Gjithësesi Rama nuk ka më luksin e e marrëveshjeve si ajo kokë më kokë e natës së 17 majit 2017 që i mundësoi atij heqjen e koalicionit opozitar, atë të djegies së mandateve që i dha mundësi të ndryshonte Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor me votat e Kërpëratës pa konsensus me opozitën, apo luksin t’i merrte bashkitë në tavolinë si ne 2019, as luksin e një opozite që hyn në zgjedhje maksimumi për bashkëqeverisje.
Partia Demokratike, pas 11 dhjetorit 2021 hyn në zgjedhje për fitore. Ajo nuk ndalet nga padia që Rama e përdor që të pengojë Partinë Demokratike në zgjedhje duke i marrë peng flamurin, logon dhe vulën.
Më 14 maj opozita do t’ia shembë Ramës “tërmetin” e tij. Le t’i mbledhë atë ditë sërish “minjtë” e pushtetit e t’u shpjegojë “tëmetin”./ B.A. - CNA.al
Janë 15 “tërmete”, që sipas anëtarit të kryesisë së PD-së...
Konspiracionisti Alfred Cako ka komentuar deklaratën e...
“Kryeministrit Edi Rama i intereson që të ketë Sali Berish...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, së fundmi...
Ilir Meta ka thënë sot se PL-ja do të jetë faktor vendimta...
Para një jave, Agron Çela nga deputet i PL-së, ka kaluar n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur gjatë ko...
Ilir Meta, kreu i PL-së, ka rikonfimuar se ka marrëdhënie ...
“Indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me ind...
Partia Demokratike ka denoncuar një vendim të qeverisë lid...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë...
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin q...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në selinë b...
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi 40-min...
Aktivistja Evi Kokalari, ka komentuar një regjistrim të 32...
Sot kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me dre...
Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama ka zbritur në Presidencë mëngjesin e...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me një lajm, lidhu...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” u publikua një...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...