Video - Festoi dje 78-vjetorin / Berisha falënderon qytetarët me urimin më të bukur të ditëlindjes
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, festoi d...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj mediave, të cilat e kanë quajtur raciste deklaratën e tij se nuk është mik me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe se nuk është i ardhur në Tiranë.
Këlliçi thotë se është bërë armiku i ditës dhe shënjestra e portaleve me dy porta që kanë bërë artikuj të porositur për të hedhur baltë ndaj tij.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai deklaron se ky është një spekulim skandaloz, sepse thekson se nuk bën asnjë dallim mes qytetarëve.
Sipas tij, mediat që kanë shkruar kundër tij janë paguar nga Veliaj, ndërsa shprehet se do t’i lërë ata ‘të lehin në kor’.

Statusi i plotë i Këlliçit:
Domethënë unë, "krahinoristi" dhe armiku i ditës Belind Këlliçi, shënjestra e portaleve me dy porta, me gjyshër korçarë, gjakovarë dhe libohovitë, i paskam ndarë shqiptarët më dysh, më tresh; jo tre, po sa? Gjashtë! 6 tituj të porositur që i shihni këtu, që marrin zhulin e sponsorit të tyre për të ma hedhur mua.
Ky është një spekullim skandaloz, sepse unë nuk bëj asnjë dallim mes qytetarëve, pasi i ndaj ata vetëm në gënjeshtarë e të vërtetë, mashtrues e objektivë, të korruptuar dhe të ndershëm. Për fat të mirë shumica e qytetarëve të Tiranës e duan ndershmërinë, të vërtetën dhe punën pa vjedhur. Mendoj se i përkas kësaj shumice. Erioni ndërkohë është padyshim simboli i korrupsionit, mashtrimit, pandershmërisë e shumë të këqijave të tjera.

Unë jam përgjegjës vetëm për atë që them unë, dhe për t'ju dhënë ca material për gurgulenë që krijuat, po e rithem më shkoqur:
Me Erionin tuaj nuk më lidh asgjë. Nuk e kam patur kurrë në shoqëri, në lagje e as në shkollë, dhe nuk i njoh të gjithë të ardhurit në Tiranë, të cilët janë me qindra mijëra, mes tyre bashkëpunëtorët, kolegët dhe miqtë e mi të ngushtë sot.
Po përse ju skandalizoi kaq shumë fjala "i ardhur" ju rojtarëve të hajdutit të Tiranës? Ju është mërzitur vrasësi i Ardit Gjoklajt? Nuk e kriminalizoni dot shqipen ju e të vini në gojën time tituj diskriminues për të shpëtuar hajdutin e çdo shqiptari që jeton në Tiranë. Ai që meshkujt shqiptarë i quan "zdromsa", duke e përjashtuar veten nga të qenurit mashkull shqiptar.
Porositësi juaj i mori pensionin nënës së vet për t'u martuar e jo më t'i dhimbsen paratë që i vjedh përditë shqiptarëve pa dallim feje, krahine, ideje.

Duke qenë se ju nuk e keni fuqinë e ndryshimit, urreni këdo që nuk i ngjan Erionit tuaj. Në xhepat e mi, nga paratë e qytetarëve, kam vetëm rrogën që ata më japin si deputet. Ndryshe nga Veliaj që i erdhi Tiranës vetëm për ta vjedhur. Është e natyrshme që si një shqiptar le e rrit n'Tiranë, e dua qytetin tim dhe mërzitem kur e shoh të më zhduket para syve nga betoni i lalit tuaj, i cili nuk ndjen asgjë për Tiranën dhe mbase është ende në kërkim të demokratëve që i çanë barkun Griseldës.
Jam krenar për prejardhjen e gjyshërve të mi po aq sa ndjej krenari për origjinën time tironse. Do të isha po aq krenar për veten po të isha vlonjat, e do ta rrihja gjoksin fort derisa sa të më mërzitej ndonjë kushëri nga Gjakova.
Nuk bëj dallime krahinore unë o të keqkuptuar!

Jam deputet në Kombinat, në Unazë të Re, në Kashar, në Vaqarr, Pezë e Ndroq. I kam zgjedhësit nga e gjithë Shqipëria, ashtu siç kam shokët. Kush më njeh, e di. Kush ende nuk më njeh, e ftoj të mos më njohë nëpërmjet Erion Veliajt dhe miqve të tij fanatikë të hajdutërisë, mashtrimit, manipulimit dhe propagandës.
Keni njohur ndonjë hajdut që nuk është mashtrues? Kështu dhe Erioni. Një kockë u jep këtyre të penës nga gjithë ajo që vjedh. Herë ua jep, herë ua heq. Si mekanizëm ndëshkim-shpërblimi.
Kjo është hera e fundit që jap një përgjigje të detyruar. Do t'i le të lehin në kor./ B.A. - CNA.al


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, festoi d...
Kryeministrit Edi Rama nuk i ka dalë inati ndaj kritik...
Përtej lojës që ka nisur në politikë, kryetari i Parti...
Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka komentuar lajmi...
Presidenti Bajram Begaj ka shkarkuar këtë fundjavë 25 puno...
Mjeku Ilir Alimehmeti po lakohet si një nga kandidatët e m...
Pas përfundimit të Kongresit të Partive Socialiste Europia...
Ilir Meta kreu ka folur rreth zhvillimeve në Partinë e Lir...
Deputetët përçarës të PD-së, vijojnë të qëndrojnë larg baz...
Për analistin Artur Zheji Erion Veliaj është një Brut që ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur m...
Kryeministri Edi Rama luajti kukafshehthi me kryeministrin...
Në vitin 2011, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta...
Gazetari Alban Dudushi ka ‘vënë me shpatulla pas muri’ kry...
Ish-presidenti Ilir Meta po kërkon të fshijë bëmat e t...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kryetari i PD-së,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kr...
Teksa po afron zgjedhjet vendore të vitit 2023, në med...
Partia e Lirisë e Ilir Metës ka publikuar një video të...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...