
Nënkryetari Oerd Bylykbashi, disa ditë më parë akuzoi KAS-in si organ që i refuzoi koalicionit "Bashkë Fitojmë, shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë.
Ai argumentoi dhe analizoi rastin e votimit në Rrogozhinë ku kandidati Shkëlqim Hoxha humbi ndaj kandidatit të PS-së me një rezultat të ngushtë në atë që u quajt si "Kutia e Burgut".
Bylykbashi foli për pavlefshmëri të votimit në burgun e Rrogozhinës!
Ndërkohë KAS -i ka zbardhur vendimin lidhur me Rrogozhinën.
Siç paralajmëroi CNA.al, në KAS kjo temë nuk ishte kërkuar dhe as trajtuar fare nga përfaqësuesit e subjektit nën siglën e të cilit garonte Shkëlqim Hoxha.
Në KAS nuk u kërkua asnjëherë pavlefshmeria e kutisë së burgut.
Oerd Bylykbashi:
Nëse KAS-i do kish zbatu ligjin dhe do të shpallej e pavlefshme kutia e burgut ne Rrogozhinë, sot do ishim në ripërsëritje zgjedhjesh në Rrogozhinë.
Ndryshe nga Kuçova ku kërkesa për pavlefshmëri ishte e qartë, në Rrogozhinë termi "pavlefshmëri zgjedhjesh" ishte temë që nuk duhej prekur as nga përfaqësuesit e koalicionit as nga avokatët e kandidatit Hoxha.
Seancat e mbledhjeve të KAS-it kanë qenë publike dhe nga ato seanca kuptohet që përfaqësuesi i PD-së nuk kërkoi asnjëherë që KAS të shpallte pavlefshmërinë e votimit në burgun e Rrogozhinës.
Pavlefshmeria e kutisë së burgut as nuk u pretendua ndonjëherë në KAS në rastin e Rrogozhinës.
Për Rrogozhinën ankuesit donin që thjesht të hiqej nga rezultati përfundimtar, rezultati i votave te kutia burgut duke pretenduar fitoren në tavolinë dhe jo pavlefshmëri sipas Kodit Zgjedhor.
Kërkesa e "Bashkë Fitojmë" praktikisht mund të perifrazohej si:
- na hiqni nga tabela përfundimtare votimin në burg, meqë vetem ai prish punë, por mos e shpallni të pavlefshme kutinë e burgut meqë kështu na prishni punë.
Ankesat për kutinë e burgut nuk konkludonin asnjëherë me ndonjë kërkesë për pavlefshmëri të votimit në burgun e Rrogozhinës.
Kutia e burgut mbartte rezultatin e zgjedhjeve dhe sipas Kodit Zgjedhor pavlefshmeria e asaj kutie çon automatikisht në pavlefshmëri të zgjedhjeve për gjithë zonën zgjedhore.
Gjithë sa argumentoi CNA.al vërtetohet tashmë edhe nga vendimi i zbardhur i KAS-it për zgjedhjet në Rrogozhinë.
Por procesi ankimor vazhdon në Kolegjin Zgjedhor. Në çdo rast duhet që Kolegjit t'i vihen në tavolinë provat e manipulimeve në kutinë e burgut të Rrogozhinës dhe jo kërkesa për fitore të zgjedhjeve në tavolinë.
Nuk ka as KAS e as Kolegj që në 2023-shin, të jep fitoren në tavolinë./ CNA.al

Deputetët e opozitës kanë nisur mbledhjen e firmave për ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryemin...
Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka hyrë në sallën e Kuv...
Nënkryetari i PD-së së Sali Berishës, Oerd Bylykbashi, në ...
Vijojnë debatet dhe tensionet në seancën parlamentare. Kë...
Deputetja e PD-së së vulës, Jorida Tabaku, është shqetësua...
Debate të nxehta kanë ndodhur në Kuvend pasi Asllan Dogjan...
Debatet kanë shoqëruar edhe këtë seancë parlamentare, ku j...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një intervistë pë...
Gazetari Andi Bushati ka folur mbrëmjen e sotme për mb...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rrëmbimi...
Dy javë më parë bëri xhiron e rrjetit një video e krye...
Ish-ministri i Brendshëm dhe këshilltari i kryeministr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Pasditen e sotme u mbajt ceremonia mortore për ish-kryemin...
Partisë së Lirisë së Ilir Metës i është larguar njëri prej...
Gjykata e Vlorës ka dhënë verdiktin e saj në lidhje me man...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka kundërshtuar dhe e ka q...
Përçarja në PD-në e vulës po thellohet. Kreu i grupit parl...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes me grupin pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...