Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka rrëfyer sot në një konferencë për media telefonatën me zv/kryeministrin italian Antonio Tajani, pas deklaratës për mospranimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pranimin e emigrantëve.
Berisha tha se Tajani e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se deklarata e tij për emigrantët ishte pak e ashpër.
Kreu demokrat sqaroi se i është përgjigjur Tajanit duke thënë se nuk mund të pranojë që vendi ynë të ngrejë një valë antiemigrante dhe ksenofobie, por se personalisht ishte kundër pasi akti është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
“Nuk mund të pranoj në vendin tim të ngrejë një valë antiemigrante dhe ksenofobie. Unë i përkas një force politike të qendrës së djathtë dhe protestat i bëjnë ekstremet. E treta, nuk jam dakord sepse në mënyrë absolute, akti është në kundërshtim me Kushtetutën, me konventën evropiane të të drejtave të njeriu. Disa orë pasi jam shprehur para jush më ka marrë në telefon zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, të cilin e njoh prej 30 vitesh. Më thotë e pamë atë deklaratë dhe ishte e ashpër. I thashë i nderuar mik, për këto arsye që u thashë edhe ju, nuk mundem dhe nuk mund të ketë protesta që të nxisin ksenofobinë. Nuk mundet të organizoj protesta as kundër Italisë, por gjykoj se Italia si njeri që kam qenë President dhe kryeministër, Italia ka dhënë ndihmë të paçmueshme për këtë vend. Ka dhënë miliarda, por ka qenë edhe një lloj universiteti. Në konceptin tim nuk protestohet kundër vendeve të lira. Nuk mund ta krahasoj kurrë një vend të lirë me Serbinë,” – tha Berisha.
Berisha ka pranuar kështu se për çështjen e emigrantëve, demokratët nuk do të protestojnë pasi kjo bie në kundërshtim me forcën politike të djathtë së cilës i përket edhe vetë ish-kryeministri./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paral...
Dialogu konstruktiv mes opozitës e maxhorancës është f...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar në Komisionin ...
Të enjten Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka mirat...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Org...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale...
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka...
Komisioneri i BE-së për Zgjerimimin, Oliver Varhelyi, ...
Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri i dërgoi dje ...
Greqia ka paralajmëruar publikisht kushtëzimin e rrugë...
Kryeministri Edi Rama përmendi këtë të mërkurë vendimin e ...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso në deklarat...
Kryeministri, Edi Rama në Asamblenë e zgjeruar të Part...
Sali Berisha, kryetar i partisë Demokratike ka kërkuar...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklara...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për ...
Këshillli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen për pranim...
Një ditë pasi ka paralajmëruar ndryshime në qeverinë R...
Sali Berisha ka komentuar kërkesën që SPAK ka dërguar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...