Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në samitin Shqipëri-Izrael, që bëri bashkë 40 kompani inovative izraelite për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit përmes teknologjisë së fundit.
Rama e nisi fjalën e tij me marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Izraelit, e cila, sipas tij, daton që në Luftën e Dytë Botërore, kur hebrenjtë u strehuan në vendin tonë.
Ai vlerësoi më tej ndihmën e Izraelit në kohën e sulmit kibernetik ndaj shërbimeve online nga hakerat iranianë. Ky sulm, sipas kreut të qeverisë, erdhi pasi Shqipëria strehoi mijëra iranianë që ishin në opozitë.
Rama theksoi se Shqipëria i mbijetoi këtij sulmi falë ndihmës së Izraelit dhe shtoi se vendi ynë do të jetë gjithmonë shtëpi për hebrenjtë. Ai theksoi se në Shqipëri nuk ka antisemitizëm.
“Faleminderit që keni ardhur dhe keni sjellë vullnetin tuaj dhe dijen tuaj për të na ndihmuar të ecim përpara në një rrugë që e kemi çelur, duke i besuar teknologjisë së re, duke i besuar digjitalizimit të infrastrukturës sonë dhe duke i besuar bekimit që është teknologjia e re për vende si tonat, vende të cilat janë pas, por që përmes teknologjisë mund të bëjnë një kërcim përpara dhe mund të bëjnë gjëra që ndonjëherë vendet e mëdha, shumë më të zhvilluara, më të suksesshme në mënyrat e vjetra, e kanë të vështirë t’i bëjnë.
Izraeli është shembulli më i jashtëzakonshëm se ç’dallim mund të bëhet bazuar në dije dhe jo në burime. Ne besojmë fort te kjo marrëdhënie dhe kemi arsye për këtë. Jo vetëm për shkak të historisë sonë, që është një histori e lidhjes së krijuar në kohët më të errëta për popullin hebre, kur Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i vetëm në Europë që numëronte më shumë hebrenj sesa përpara se të niste lufta. Kjo, së pari, falë myslimanëve të Shqipërisë, të cilët morën çdo hebre si vëlla e motër dhe vunë jetët në rrezik për të mbrojtur hebrenjtë. Unë dhe qeveria po përpiqemi të bëjmë sa më shumë të jetë e mundur ia rrefejmë këtë histori brezit të ri. Kur flasim për sigurinë kibernetike, të cilën duhet thënë se e zbuluam në mënyrën më të vështirë. Ne u hapëm derën disa mijëra iranianëve që janë në opozitë dhe nuk e bëmë për politikë, e bëmë se jetët e tyre ishin në rrezik. Megjithatë kjo erdhi me hakmarrje nga regjimi iranian dhe sulmoi atë që kishim ndërtuar për vite të tëra.
U bëmë një vend që 95% të shërbimeve i ofron online brenda dhe jashtë vendit. Dhe këtë synuan iranianët ta shkatërronin që të na çonin mbrapsht në kohën e errët. Ne ishim shumë të kënaqur kur pamë që Izraeli na ofroi ndihmë dhe falë kësaj dhe të miqve tanë të dashur, ne i mbijetuam këtij sulmi. Mësuam se duhet të mbijetojmë. Ndërkohë ndërpremë çdo marrëdhënie me Iranin dhe e deklaruam shtet terrorist që është. Sot mund të them që kemi një nivel krejt ndryshe të mbrojtjes kibernetike falë Izraelit dhe talenteve izraelite. Unë besoj se kjo marrëdhënie që dua të forcohet me vendin dhe popullin tuaj dhe përmes saj mund të shmangim disa gabime. Për hebrenjtë Shqipëria është shtëpi dhe do të vijojë e tillë. Nuk ka antisemitizëm në Shqipëri dhe hebrenjtë janë gjithmonë të mirëpritur”, u shpreh Rama. /CNA
Gazetari Blendi Fevziu komentoi sot situatën brenda Partis...
Deputeti demokrat, Luan Baçi zbuloi sot se opozita do të v...
Dega e Partisë Demokratike në Lezhë ka reaguar për dhunimi...
Politikani Dashamir Shehi tha sot se gjithmonë ka hapësirë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar në Euro...
Në një dalje televizive, deputeti i Partisë Socialiste, Er...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se nu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi iu rikthye edhe sot prob...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvi...
Analisti Fatos Lubonja komentoi sot situatën e krijuar së ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur poshtë deklara...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryem...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama u ndal gjerësisht...
Kryeministri Edi Rama tha sot se 3-4 vitet e ardhshme do t...
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian kanë reaguar s...
Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka reaguar sot lidhur me gj...
Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur sot lidhur me rapo...
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te çështja e integrimit ...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit ‘F...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...