web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Integrimi do të hapë dyer të reja për bujqësinë"/ Bergner: Arsimimi dhe përshtatja janë çelësi, do të vijojmë financimin

3 Nëntor 2025, 11:05, Politikë CNA

"Integrimi do të hapë dyer të reja për

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë që po mbahet në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Bergner tha se integrimi në BE do të sjellë sfida dhe transformime, prandaj kërkohet përshtatje, edhe pse do të jetë e vështirë për shkak se kërkohen ndryshime. Ambasadori gjerman tha se integrimi do të sjellë rritje të financimeve për fushat që rrisin novacionin dhe zhvillimin.

"Anëtarësimi në BE ofron mundësi dhe sfida, në këtë vend mbi 30% e popullsisë jetojnë me bujqësi. Bujqësia ofron të ardhura në hapësira dhe zona të margjinalizuara dhe punësim si në bujqësi dhe në turizëm.

Shqipëria është një vend i bekuar me burime natyrore dhe me traditë bujqësore, por mënyra se si do t’i përktheni në tregun e përbashkët europian.

Duhet të diskutojmë sfidat dhe mundësitë sepse rrugëtimi i vendit në BE po merr vrull, integrimi është transformim që çel dyer të reja.

Ky rrugëtim do të jetë i vështirë me fitues dhe humbës, ka avantazhe dhe zhvillime.

Integrimi do të sjellë rritje të financimeve për fushat që rrisin novacionin dhe zhvillimin. Fermerët dhe agrobizneset do të financohen, ka kaq shumë nevojë për arsimim, sepse duhet të përshtaten mendësia dhe kapacitetet.

Do të trajnohen ekspertët, do të lidhet shkenca me praktikën, do të ketë përshtatje në çdo nivel.

Dua të përmend reformimin e UBT-së, BOKU ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Ne japim 30-40 milionë euro shuma për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe do të vijojmë ta bëjmë. Në nivel politikash punojmë ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë. Kemi rritur përpjekjet dhe financimet për kapitullin e sigurisë ushqimore.

Bujqësia dhe Zhvillimi Rural shtrihet përtej kufirit shqiptar me qëllim që të sjellim Ballkanin Perëndimor sa më afër BE-së.

Përshtatja me standardet e BE-së, me ndryshimet e tregut, me pritshmëritë e brezave të ardhshëm është çelësi, nëse nuk përshtateni mjedisi nuk do t’ua falë. E di që përshtatja është ndryshim dhe ndryshimi të tremb", deklaroi Bergner./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga