Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...

Media e njohur europiane ‘Euronews” ka publikuar sot një analizë mbi risinë e prezantuar në kabinetin e ri qeveritar të krijaur përmes Inteligjencës Artificiale: ministren e prokurimeve publike të quajtur Diella.
Analiza ndahet në pikëpytjen e krijuar në vend dhe më gjerë: A mund ta çojë Shqipërinë ministrja e inteligjencës artificiale e Edi Ramës në rrugën drejt anëtarësimit në BE?
Analiza e plotë:
Kryeministri shqiptar Edi Rama beson se ka gjetur recetën sekrete për ta afruar vendin e tij më shpejt me Bashkimin Evropian: Inteligjencën Artificiale.
Përballë një shtytjeje për reforma për të përshpejtuar hyrjen e vendit në BE, qeveria e Ramës po përdor teknologji të mundësuar nga IA me shpresën për të përafruar ligjet shqiptare me BE-në më shpejt dhe më efektivisht. Lëvizja mishërohet nga një avatar i gjeneruar nga IA i quajtur 'Diella', e cila shërben si një "ministre virtuale" e ngarkuar me përmirësimin e prokurimit publik dhe eliminimin e korrupsionit. Ndërsa plani ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për natyrën e tij të guximshme, ai ka ngritur gjithashtu një mori pyetjesh.
Diella, shfaqet si një grua e veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe filloi jetën qeveritare si një chatbot që ndihmon shqiptarët të lundrojnë në shërbimet qeveritare online. Rama, i cili siguroi një mandat të katërt radhazi në maj, argumenton se ajo mund ta bëjë Shqipërinë një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni dhe të përshpejtojë hyrjen e saj në BE.
Andreas Schieder, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, i tha Euronews se vendi po përparon me shpejtësi në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, përfshirë reformat e dixhitalizimit, dhe mund të jetë në gjendje të mbyllë bisedimet deri në gjysmën e parë të vitit 2027.
“Diella ka të bëjë me ndryshimin e perceptimit të administratës publike dhe prokurimit publik. Ajo u dërgon një sinjal të fortë investitorëve të huaj, të cilët po shohin një shtytje për procese më të drejta dhe më të përgjegjshme në Shqipëri. Diella u diskutuar “shumë intensivisht” gjatë bisedimeve mbi anëtarësimin në BE me përfaqësuesit shqiptarë”,- tha Schieder.
Qeveria shqiptare tha se Diella do të operohet me mbikëqyrje njerëzore. Dhe për disa, kjo mund të jetë një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si funksionon burokracia qeveritare.
“IA është testuar me sukses nga një numër organesh ndërkombëtare për ta bërë prokurimin më transparent dhe për të testuar çdo parregullsi që mund të çojë në korrupsion. Kjo ka të bëjë gjithashtu me dërgimin e një mesazhi: Shqipëria po e merr shumë seriozisht korrupsionin dhe po provon diçka të re. Nëse metodat e vjetra nuk po funksionojnë, është koha për të reja”,-tha për Euronews Andi Hoxhaj, një ekspert i Ballkanit në King's College London.
Shqetësime mbi legjitimitetin, sigurinë dhe sovranitetin
Por kanë dalë edhe një mori shqetësimesh në lidhje me Diellën, me ekspertë që vënë në dyshim legjitimitetin dhe objektivitetin e saj.
“Një algoritëm gjithmonë përfshin paragjykime. Sfondi social, industrial, ekonomik dhe shkencor në të cilin zhvillohet një model i IA-së ndikon në algoritëm dhe për këtë arsye ka një ndikim në rezultate”,-tha për Euronews Clotilde Bomont, Analiste e Lartë e Politikave për teknologjitë kibernetike dhe dixhitale në Institutin e Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë (EUISS).
Edhe pse nuk është konfirmuar nga qeveria, ekspertët besojnë se Diella ka shumë të ngjarë të bazohet në algoritmin e kompanisë amerikane OpenAI dhe të jetë i vendosur në cloud-in Azure të Microsoft. Kryeministri Rama ka një histori bashkëpunimi me ekzekutiven e teknologjisë shqiptaro-amerikane Mira Murati, ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI dhe CEO-n e Thinking Machines Lab.
Përballë dominimit të SHBA-së në hapësirën dixhitale dhe zgjerimit të shpejtë të Kinës, Bashkimi Evropian po kërkon të forcojë sovranitetin e vet dixhital duke zvogëluar varësinë e tij nga aktorët jo-evropianë dhe kompanitë e huaja, duke përfshirë sistemet e inteligjencës artificiale dhe të informatikës cloud.
BE ka shprehur gjithashtu shqetësim për Aktin CLOUD të qeverisë amerikane, i cili mund t'i lejojë asaj të përgjojë të dhënat evropiane të ruajtura nga kompanitë amerikane. Një ministër që vepron bazuar në modelet e huaja të inteligjencës artificiale mund të jetë problematik, paralajmërojnë ekspertët.
“A do t'i lejonte kjo Microsoft-it ose qeverisë amerikane të hynin në të dhëna? Ky është një debat i madh. Edhe nëse ofruesi amerikan arrin të zbatojë të gjitha masat e mundshme mbrojtëse teknike, në fund do të ketë ende rreziqe gjeopolitike dhe ligjore të mbetura, pasi dy juridiksione janë në mënyrë efektive në konkurrencë këtu, ajo evropiane dhe ajo amerikane”,-shpjegoi Clotilde Bomont.
Publikimi që Rama ka fituar me Diellën mund të joshë gjithashtu hakerat dhe sulmet kibernetike.
Shqipëria i merr reformat kundër korrupsionit 'seriozisht'
Pavarësisht shqetësimeve, Rama ka marrë vëmendje ndërkombëtare dhe duartrokitje për qasjen e tij të guximshme për të forcuar transparencën, një kërkesë kyçe nga BE.
“Sigurisht që kam kritika dhe dyshime,por shtysa për të luftuar korrupsionin i tejkalon ato”,-tha Andreas Schieder, një anëtar i Parlamentit Evropian.
Tenderët publikë kanë qenë në qendër të skandaleve të korrupsionit në Shqipëri në të kaluarën. Zhdukja e parregullsive që përfshijnë administratën publike është një nga kërkesat kryesore të Brukselit kur bëhet fjalë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.
Komisioni Evropian vuri në dukje në raportin e tij më të fundit mbi aplikimin e vendit se në përgjithësi, korrupsioni mbetet një shqetësim serioz, duke shtuar se prokurimi publik ishte një nga sektorët më të prekshëm.
Vendi ka luftuar për të përmirësuar imazhin e tij ndërkombëtar, shpesh të lidhur me krimin e organizuar. Kryeministri Rama i ka denoncuar këto si "stereotipe të vjetruara".
Pas një reforme të gjerë gjyqësore dhe kushtetuese në vitin 2016, administrata e Ramës prezantoi një organ të posaçëm antikorrupsion të njohur si SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelin më të lartë të qeverisë.
Agjencia është bërë që atëherë institucioni më i besuar i vendit, me më shumë se gjysmën e shqiptarëve që thonë se kanë besim në institucion sipas një sondazhi të Euronews Albania. Përpara themelimit të tij, pak raste korrupsioni u ndoqën penalisht për shkak të ryshfetit dhe presionit politik./ botuar nga Euronews, përkthyer nga CNA
Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar sot kryeministrin ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka shf...
Ish-kryeparlamentari dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste...
Anëtarë të Partisë Socialiste dhe figura të tjera të PS-së...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zhvilluar ho...
Kretët e partive opozitare kanë marrë pjesë në homzhet në ...
Dita e sotme është shpallur Ditë Zie për ndarjen nga jeta ...
Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj,...
Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Og...
Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alime...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka ndarë n...
Ambasada e Italisë në Shqipëri ka reaguar për shuarjen nga...
Ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli ka reaguar për n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi sot s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një inte...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha sot se ish-kryebashk...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për nda...
Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditën e dielë...
Juristja Brizida Gjikondi në një dalje televizive ka folur...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...