Zgjedhjet/ Këlliçi: PD do të denoncojë çdo shkelje deri në publikimin e raportit të OSBE-ODIHR
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...

Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka referuar problemet me ligjin e investimeve strategjike, licencat e kanabisit dhe ndryshimin e ligjit të zonave të mbrojturave.
Zhupa ngriti shqetësimin se: “Qeveria me politikat e ndërmarra tregon qartësisht që nuk ka shqetësimin mjedisin dhe as prioritet turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshmëm, por ka shqetësim pasurimin e klientëve dhe oligarkëve që ju sigurojnë para dhe vota dhe prioritet mbajtjen e pushtetit me çdo kusht”.
"Turizmi në Shqipëri vijon të jetë një sektor i paprioritizuar dhe i parregulluar. Reformat e pjesshme, modeli selektiv dhe mbi të gjitha përfshirja e skemave korruptive e preferenciale të 'investimeve strategjike'. Këta të fundit kanë përfituar këtë status jo rrallëherë në mungesë të theksuar të procedurave konkurrenciale dhe transparencës publike, por mbi të gjitha persona të veshur me pushtet politik si në rastin e bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme znj. Xhaçka apo pastrimit të parave nga krimi i organizuar nëpërmjet inidividësh presta nome pa historik të kapitalit financiar të justifikueshëm.
Në këto 12 vite nuk ka pasur një strategji afatgjatë dhe politikat e ndërmarra kanë qenë më shumë të natyrës së pjesshme dhe favorizuese për ndërtimin e klientëve të pushtetit në tokat publike me ligjin e investimeve strategjike. Këta oligarkë u përdorën si sponsorë të padeklaruar të fushatës së Partisë Socialiste për të ruajtur privilegjet e përfituara në mënyrë preferenciale mbi interesin publik.
Shqipëria ka ndryshuar ligjin e 'Zonave të Mbrojtura', i cili në fakt u heq mbrojtjen këtyre zonave dhe hap rrugën e ndërtimit të komplekseve të vilave, hoteleve, resorteve dhe është ana tjetër e medaljes së ligjit të investimeve strategjike. Ligji sjell pasoja degraduese në mjedis si dhe shkel nenin 108 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dispozitë e cila i referohet 'degradimit mjedisor'. Ligji 'nuk synon përafrimin e legjislacionit të BE-së', por bën të kundërtën, ka efekt 'përlargues' me legjislacionin e BE-së dhe Acquis communautaires, dispozita këto detyruese edhe për shtete si Shqipëria, që kanë ratifikuar MSA-në. Opozita ka depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj.
Në të gjitha progres-raportet për Shqipërinë gjithmonë ngrihet si shqetësim ndërtimi i aeroportit të Vlorës në një lagunë, në zonë të mbrojtur dhe kërkohet ndërtimi në një zonë tjetër që nuk dëmton natyrën.
Parlamenti bën formale me praktikat e konsultimit publik, ku asgjë nga sugjerimet nuk merret parasysh. Ligjet kalojnë siç kanë ardhur nga qeveria, ku shpesh janë ligje me porosi të klientëve të pushtetit. Mjafton të sjell në vëmendje ligjin për zonat e mbrojtura, ligji për koncesionin e Butrintit, ligjin për lojërat e fatit, ligjin e investimeve strategjike, ligji për aeroportin e Vlorës, ligji për teatrin kombëtar, ligji për Akademinë e Shkencave, etj. Ku pavarësisht kundërshtimeve publike të gjithë aktorëve, faktorëve, grupeve të interesit dhe ndërkombëtarëve përsëri kalojnë me lehtësi pa marrë parasysh asgjë”.
Në lidhje me mjedisin, qeveria duket se ka kuptuar që gjelbërimi mund të jetë edhe mbjellja e kanabisit. Në vit elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë në histori… Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti. Qeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim është një formë blerjeje masive e votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.
Kriter i rëndësishëm mbetet Menaxhimi i Mbetjeve dhe ndotja. Në Shqipëri ka mungesë të një sistemi efektiv për menaxhimin e mbetjeve dhe në ndotjen e mjedisit, sidomos në bregdet dhe zonat e mbrojtura. Ky problem është përmendur edhe në raportin e Bashkimit Europian 'Tourism in Albania: Sustainable Growth and Jobs' (2021), i cili vë në dukje ndikimin negativ të ndotjes në perceptimin e Shqipërisë si një destinacion i pastër dhe natyror. Vlora në këtë kohë sezoni zgjohet shpesh me djegie masive të mbetjeve që shkaktojnë ndotje të paimagjinueshme në një nga zonat më turistike të vendit.
Në Shqipëri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojnë harxhohen për futjen e metodës së incenerimit. Në fakt asnjë incenerator nuk funksionon, as ai i Elbasanit, as i Fierit dhe ai i Tiranës as nuk ekziston dhe merr 80.000 euro çdo ditë nga taksat e qytetarëve. Një aferë 400 milionë euro dhe problemi i mbetjeve është bërë tashmë edhe problem i korrupsionit përveçse nuk është zgjidhur.
Qeveria me politikat e ndërmarra tregon qartësisht që nuk ka shqetësim mjedisin dhe as prioritet turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshmëm, por ka shqetësim pasurimin e klientëve dhe oligarkëve që u sigurojnë para dhe vota dhe prioritet mbajtjen e pushtetit me çdo kusht", ka deklaruar Zhupa./ CNA
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Part...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehme...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qe...
Raportuesi i BE-së për Shqipërinë, Andreas Schieder thekso...
Në përgjigje të akuzave të ngritura nga deputetët e opozit...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur pas përfun...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrie e Infrastruktur...
Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim ...
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën ankimore të Partisë Demok...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi i ci...
Kolegji Zgjedhor rrëzoi këtë të mërkurë kërkesat ankimore ...
Sot ka nisur rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës. Kr...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri deklaroi sot se du...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë disa detaje nga jeta e...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë Belind Këlliçi ka folu...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një propozim për g...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...