web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapja e rrugës për arrestimin e Berishës/ Rama mbërrin në Kuvend

21 Dhjetor 2023, 09:48, Politikë CNA
Hapja e rrugës për arrestimin e Berishës/ Rama mbërrin
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sallën e parlamentit, pasi do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, ku do të votohet për heqjen e imunitetit të Berishës. 

Ndërkohë salla e Kuvendit është në kaos. Deputetët demokratë që janë futur në sallë, kanë kthyer përmbys karriget si dhe janë përplasur me gardistët.

Nuk janë të paktë gardistët në sallë, të cilët kanë rrethuar postet e ministrave dhe kryeministrit. 

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim nga salla e Kuvendit, para nisjes së seancës, ku është shprehur se sot do të përmbysin kriminelët në qeveri.

Para Kuvendit, pak minuta më parë ka nisur edhe protesta e opozitës. Qindra forca policie ndodhen sot në terren për të ruajtur sigurinë./CNA 

 





Lajmet e fundit nga