Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Skandali me dhunën e ushtruar nga fisi Rraja ndaj banorëve të Borizanës, për shkak të konfliktit për guroren dhe mungesa e një reagimi të menjëhershëm të policisë, kanë sjellë edhe zemërimin e kreut të qeverisë i cili shkarkoi nga detyra Ministrin e Brendëshëm Bledi Çuçi dhe emëroi në këtë detyrë Taulant Ballën.
Vendimi i kryeministrit erdhi pas dorëheqjes së deputetit Rrahman Rraja dhe furtunës në Komisariatin e Krujës, ku fshehja, manipulimi i fakteve dhe dështimi për të trajtuar si duhet ngjarjen e Borizanës solli shkarkimin e të gjithë trupës policore. Më herët, në media qarkulluan informacione se policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime të bëra nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht, por preheshin në sirtarët e policisë. Ngjarje kjo e ndodhur më 8 Korrik.
Por këto nuk ishin ndryshimet e vetme në radhët e socialistëve, pasi “kutia e Pandorës” sapo ishte hapur. Në Asamblenë e PS të mbajtur më 26 Korrik me vendim të kryesocialistit Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri u shkarkua nga detyra duke u zëvendësuar me Blendi Klosin, ndërsa Rama gjeti dhe zëvendësin e Ballës në drejtimin e Grupit Parlamentar, pikërisht Bledi Çuçin, duke i besuar sërish një post të rëndësishëm. Në këtë Asamble me dyer të mbyllura gjithashtu u përfol për të tjera shkarkime, bëhet fjalë për ministren e Financave aso kohë Delina Ibrahimaj, përfolje kjo që u materializua muaj me vonë.
Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë së tij Socialiste më 4 Shtator, Rama bëri ndryshime të tjera në Kabinetin e tij. Rama shkarkoi ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, dhe propozoi emërimin e Igli Hasanit në vend të saj, ish-ambasadorit të Shqipërisë në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në Vjenë.
Gjithashtu, shkarkoi nga detyra ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Ajo u zëvendësua nga Anila Denaj, e cila më herët ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar si ministre e Ekonomisë dhe Financave.
Delina Ibrahimaj nga ministre e Financave dhe Ekonomisë, u emërua Ministre e e Shtetit për Sipërmarrjen, duke zënevendësuar Edona Bilalin, që u shkarkua nga ky post.
Në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë shkoi Ervin Mete, i cili ka qenë më herët zëvendësministër i Financave. Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor u shkarkua nga detyra ministrja e Arsimit, Evis Kushi, për t’u zëvendësuar me Ogerta Manastirliun. Ndërkaq, vendin e lënë bosh prej saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë e zuri Albana Koçiu.
Rama vendosi ta shkrijë Ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, që drejtohej nga Milva Ekonomi, në një ministri të re, Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Pushtetin Vendor, e cila drejtohet nga Arbjan Mazniku.
Ndërsa në Kongresin e 8 Dhjetorit kryesocilisti Edi Rama bëri një rezyme të punës së kësaj force politike, duke mos anashkaluar edhe mesazhet e forta për kundërshtaret e ti politik.
Pas Kongersit të Jashtëzakonshëm u mblodh edhe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Anëtarët votëbesuan aparatin përbërës të Sekretariatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
U bë e mundur zgjedhja e Sekretarëve të Rinj:
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm
Ardian Çela - Sekretar Organizativ
Eduart Ndreca - Sekretar i Burimeve Njerëzore
Evis Kushi - Sekretare e Gruas
Etjen Xhafaj - Sekretar Digjital dhe i Rinisë
Eridjan Salianji - Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Milva Ekonomi - Sekretare e Programit
Romina Kuko - Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë
Në fund të Kongresit të PS kryeministri Edi Rama dha lajmin se në pranverë do mbahet kongresi zgjedhor i PS për të bërë zgjedhje brenda partisë. Përtej fitoreve dhe sfidave të 2023, për të majtën, jo më pak sfidues duket të jetë edhe 2024./ CNA
Duke konsumuar mandatin e tretë në drejteimin e qeverisë d...
Pas lëvizjes së qytetarëve dhe deputetëve të opozitës ...
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur ditën e sotm...
Viti 2023 për Kuvendin e Shqipërisë ishte një vit me plot ...
Nisja e sesionit të ri parlamentar në shtator i gjeti demo...
Dhjetëra eksponentë të Partisë Socialiste kanë rënë në pra...
Politikanët shqiptarë janë kthyer në përdorues të rregullt...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka uruar këtë të Vit të Ri...
Kuvendi u zhyt në kaos dhe flakadanë disa nga çështjet më ...
Gazetari Lorenc Vangjeli ka folur mbrëmjen e kësaj të ...
Analisti Ylli Rakipi ka dalë kundër vendimit të GJKKO-...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pë...
Deputetja Albana Vokshi ka reaguar për vendimin e GJKK...
Ushtria polake njoftoi rinisjen e operacioneve të kërk...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimin ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit u pye...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me ga...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit është...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...