Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Qarku i Korçës ka qenë shembulli i manipulimeve masive të rezultatit përfundimtar, kjo jo vetëm për shkak të numrave që nxjerrin zbuluar shumë kandidatë në disa bashki ku ata pretendojnë se janë superstiociozë, kontrollues apo të pazëvendësueshëm.
Në fakt, shembulli është Devolli ku Bledjon Nallbati kontrollon çdo votë dhe del më i votuari i të gjithë qarkut me votat vetëm të degës së PD-së së Devollit, kur në qarkun e Korçës, Partia Demokratike në zgjedhjet e fundit ka mbi 50.000 vota, Bledion Nallbati del më i votuari i këtij qarku vetëm me njëmijë e pak votat e Bashkisë Devoll.
Pra, një nga degët më të vogla, e katërta e këtij qarku del me kandidatin më të përfaqësuar. Ka më shumë vota se Bashkia e Korçës megjithëse ka më pak se gjysmën e zgjedhësve apo anëtarë.

E dyta vjen Bashkia e Maliqit ku rezultati është manipuluar totalisht nga kandidati Edmond Spaho. Skema është e njëjtë si në Devoll, edhe aty Edmond Spaho i cili merr 20 vota në Korçë apo gjashtë në Pogradec, del me gati 600 vota në Bashkinë e Maliqit. E njëjta situata ndodh edhe në Kolonjë ku pretendohet se kanë votuar rreth 600 vetë. Në fakt, dega nuk ka më shumë se 500 anëtarë dhe shumicën e votave i merr Ledina Alolli.

Në këtë degë raportohet se anëtarët e Leskovikut mund të kenë votuar shumë pak ose aspak dhe rezultati është totalisht i manipuluar çka ka bërë që kandidatja Alolli të kalojë pragun. Ka edhe detaje të tjera për të cilat drejtuesit e qarkut ndoshta janë duke i vlerësuar, por më e rëndësishmja është fakti se si mundet të vjedhësh votat e shtëpisë tënde, në garën e shtëpisë tëndë, ku të paktën secili duhej të merrte atë që meritonte, pra duhej ta dinte peshën e tij elektorale.
Por, edhe pse kanë nga tre, katër mandate të zgjedhur deputetë, kandiduar dhe humbës, mendojnë se duhet të jenë akoma pjesë e garës. Në fakt, diferencën në qarkun e Korçës diferencën e ka bërë Pogradeci ku rezultati është më real apo edhe vetë Bashkia e Korçës megjithëse edhe aty ka pasur një ndërhyrje të fortë nga një kandidat si Fidel Kreka i cili ka rezultuar më i votuari kur gjithçka duke më shumë e impostuar nga çuarja e njerëzve apo intimidimi i tyre.
Në qarkun e Korçës në tre bashki të paktën deri tani ka një rezultat totalisht të deformuar, në Bashkinë e katërt siç është ajo e Korçës ka një intimidim dhe një pjesërisht deformim rezultati me individë të tjerë, nuk po flasim për në manipulim si në Bashkitë e mësipërme sepse në tre Bashkitë e Devollit, Maliqit dhe Kolonjës është përdorur e njëjta skemë nga të tre njerëzit që kanë qenë bashkëpunëtorë të Lulzim Bashës siç është Bledjon Nallbati i vendosur kandidatë nga Basha, Edmond Spaho dhe Ledina Alolli.
Kanë përdorur të njëjtën skemë në vitin 2021 duke firmosur apo falsifikuar firma dhe hedhur vota fiktive për individë që nuk janë paraqitur aspak në qendrën e votimit apo janë emigrantë të cilët ekzistojnë në listat e anëtarësisë të degës përkatëse. Manipulimi masiv i Korçës është një shembull i keq dhe një sirenë alarmi për një rezultat të parashikuar katastrofik pasi anëtarësia voton, por nuk del rezultati i saj.

Vendos manipulimi, vendos abuzimi dhe skemat e vjetra të cilat kontrollohen nga individë të cilët nuk votohen më nga strukturat, por i manipulojnë ato dhe dikush që “vjedh” shtëpinë e tij, imagjinoni se çfarë mund të bëjë nesër.
Gjithsesi kjo sirenë alarmi është një moment që duhet të japë reflektim të madh në strukturat drejtuese të PD-së në qendër që duhet të kontrollojnë të gjithë këtë maskaradë të një procesi të falsifikuar brenda Partisë Demokratike. /CNA
Prokurori Olsi Dado ka përfunduar këto ditë nën akuzë nga ...
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka mbajtur n...
Koordinatorja e Diasporës në PD, Jozefina Topalli në takim...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit ...
Nga Lutfi Dervishi Një relike historike është zbuluar sot...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti një takim ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti një takim ...
CNA raportoi pak më parë se po kryhen manipulime në lidhje...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Athinë me shqipt...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës për korrupsion dhe...
Ka përfunduar numërimi i votave në 12 qarqe ndërsa vijon e...
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka fituar në garën e Prima...
Admir Sinamati ka reaguar pas rezultateve përfundimtare të...
Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Shkodrës. Mëso...
Ka përfunduar numri i votave në qarkun e Gjirokastrës ku f...
Në qarkun e Kukësit morën pjesë 2640 anëtarë ku kryesuesi ...
Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve...
Vijon numërimi i votave të Primareve të PD-së në Tiranë. ...
Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Dibrës. Përmbl...
Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Durrësit. Sip...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...