Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Athinë me shqiptarët ka vijuar me të njëjtin refren duke thënë se PS i dha shpatën drejtësisë për të goditur pa parë majtas apo djathtas.
Po ashtu ankohet për drejtësinë se ndodh që disa gjëra të mos bëhen si duhet, por sipas tij janë të vendosur për të mos e prekur pavarësinë e drejtësisë.
“Tani, ajo që ka rëndësi që ta ndaj me ju është që ndërkohë pikërisht për atë për të cilën ata thonë që unë dhe ne duhet të ulim kokën, pikërisht për atë unë dhe ne duhet të jemi kryelartë dhe jam kryelartë sepse për herë të parë në histori, që nga 1912 ata që janë të lidhur me pushtetin politik, nuk janë më të paprekshëm sepse për herë të parë që nga 1912, një pushtet, ky i yni, dorëzoi shpatën e ndëshkimit tek një pushtet tjetër. Deri dje atë shpatë, e mbante pushteti vetë, që nga 1912, në të gjitha regjimet e në të gjitha pushtetet e mëparshme, deri kur ne morëm detyrën, e nuk e morëm detyrën që të rrimë të ngrohim vezë por e morëm detyrën që të bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, ë e ndëshkimit ishte në dorën e pushteteve dhe ja ligji, ja Maliqi. Po Maliqi, njësoj si salamandrat dhe zhapikët e vërtetë është ku e ku burrë më i mirë se sa ata që nënkuptohen me emrin e Maliqit dhe çfarë ndodhi? Ndodhi që kurrë, asnjëherë shqiptarët nuk u ndjenë të barabartë përpara ligjit. Ndodhi që duhet të kishte një emër të njohur, ndodhi që duhet të kishte dikë pranë pushtetit, ndodhi që duhet të ishe më i pasur se sa të tjerët, që ligji për ty të mos kishte asnjë vlerë. Ndërkohë që të tjerët u ndjenë të gjithë të poshtëruar.
Sot kjo ka ndryshuar tërësisht sepse ne me vetëdije të plotë kemi dorëzuar shpatën tek pushteti i drejtësisë dhe ndërkohë kemi vënë në dispozicion dhe organizmin tonë për çdo rast kur drejtësia sheh që duhet të ndërhyjë për të hequr një tumor e për të hequr një tumor tjetër. Vetëm kështu ne mund të luftojmë korrupsionin seriozisht dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi të barabartë me të gjithë ata që ende na shohin pak fare, akoma nga distanca e që janë në tryezën e Bashkimit Europian. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër, natyrisht që pastaj ndodh që disa gjëra të mos duken të drejta. Ndodh që disa gjëra të mos bëhen si duhet, por është një kohë shumë e shkurtër kjo për të gjykuar sepse drejtësia në Shqipëri nuk ka ansjë traditë pavarësie dhe tradita do kohën e vetë, por ne jemi shumë të vendosur që të mos e prekim pavarësinë e drejtësisë.
Ne jemi shumë të vendosur që t’i durojmë të gjitha dhimbjet e padrejta, nuk ka rëndësi, se kemi marrë misionin të udhëheqim Shqipërinë, nuk kemi marrë ne qeverinë për të gjetur disa vende pune.
Qeveria jonë ka një mision, për të udhëhequr Shqipërinë. Nëse duhet për të gjetur vende pune,janë panairet edhe nepër panaire shkon gjen vende pune. Puna jonë nuk është një punë si gjithë të tjerat, puna jonë është një mision dhe kush merr përsipër të udhëheqë merr përsipër të mbajë edhe kostot, të durojë dhe dhembjet dhe të shohëobjektivin.
Të gjitha këto që ndodhin do harrohen, do kalojnë por ama ajo që nuk do harrohet kurrë dhe që do mbetet përgjithmonë e shënjuar në historinë tonë, është që në ngritëm për herë të dytë flamurin tonë kombëtar dhe e ngritëm atje nga ku na parë për një kohë të gjatë nga lart poshtë. Nuk ka më nga lart poshtë. Ne do të bëhemi plotësisht të barabartë.
Ju falenderoj shumë dhe ju siguroj që me të vërtetë që më e mira për shqiptarët është vetëm përpara. Sot ne e kemi vetë në dorë fatin tonë. Deri dje nuk e kishim ne në dorë fatin tonë, e kishin të tjerët ndërkohë që ça patëm ne në dorë, bëmë vetëm dëm, ndërkohë që sot ne e kemi vetë fatin tonë në dorë sepse të tjerët nuk na shohin më si qënie të kategorisë së dytë po e kanë kuptuar që ne e kemi shumë seriozisht dhe që me ne ka një kusht që ne nuk e negociojmë, mund të jenë më të pasur, mund të jenë më të mëdhenj, mund të jenë më të zhvilluar, mund të kenë shumë gjëra por në një gjë ne nuk negociohet; respekt për respekt. Japim respekt, duam respekt ndryshe me ne nuk mund të shkohet më tutje pa u ndalur në çdo moment kur mungon respekti, kështu që këtë e kemi sot siguruar ndërkohë që për ta kthyer në një marrëdhënie të përgjithëhershme dhe të padiskutueshme na duhet flamuri atje dhe na duhet t’i vëmë vulën një herë e mirë kësaj historie me marrjen e statusit anëtar i BE”, u shpreh Rama./ CNA
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës për korrupsion dhe...
Ka përfunduar numërimi i votave në 12 qarqe ndërsa vijon e...
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka fituar në garën e Prima...
Admir Sinamati ka reaguar pas rezultateve përfundimtare të...
Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Shkodrës. Mëso...
Ka përfunduar numri i votave në qarkun e Gjirokastrës ku f...
Në qarkun e Kukësit morën pjesë 2640 anëtarë ku kryesuesi ...
Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve...
Vijon numërimi i votave të Primareve të PD-së në Tiranë. ...
Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Dibrës. Përmbl...
Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Durrësit. Sip...
Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Vlorës. Rezul...
Përfundoi numërimi i votave të anëtarësisë së PD në qa...
Edhe në qarkun e Beratit ka përfunduar në mesnatë numërimi...
Një skemë e përdorur në vitin 2021, në rizgjedhjen e Lulzi...
Ka përfunduar numërimi i votave për degën e Durrësit, në P...
CNA sjell rezultatet e votave në Qarkun e Korçës. Sipas të...
Është mbyllur rreth orës 4:00 të mëngjesit numërimi i vota...
Ka përfunduar numërimi i votave në Korçë. Kandidati më i v...
Ka përfunduar numërimi i votave për Primaret në qarkun e E...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...