FOTO/ Dash Sula, me dy domate në Kuvend
Deputeti Dashnor Sula ka shkuar sot në Kuvend me dy do...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë takimit në Has me demokratët ka deklaruar se duhet t’i hapet rrugë qeverisë teknike.
Noka është shprehur se misioni i PD-së është që kthejë shenjtërinë e votës, të kthejë shpresën, që të kthejë lirinë në këtë vend dhe që të mundësojë që Shqipëria të mos udhëtojë drejt asgjëkundit, siç e ka nisur Edi Rama, por të rrugëtojë e lirë dhe të paqtë drejt Europës.
“Për fat të keq, ajo që ne dje votuam, si drejtësi e re për shqiptarët dhe Shqipërinë është kthyer në një organizatë kriminale që nuk jep drejtësi, por merr peng liderin e opozitës, si bandat kriminale në rrugë vetëm e vetëm që të gjunjëzojë opozitën dhe PD-në.
Nga ana tjetër, drejtësia e re politike e Edi Ramës, shikoni çfarë bën, dhe jo më kot i themi organizatë kriminale.
Hajduten që vodhi taksat e shqiptarëve, dje e dënoi me 2.6 vite burg. Ju gjendën qindra e mijëra euro në shtëpi. Ndërsa hajduten e hajdutes, pastruesen që vodhi hajduten, me 7 vite burg.
A është kjo drejtësia që duan shqiptarët dhe që kanë votuar shqiptarët?
Unë them se jo. Kjo jo vetëm drejtësi nuk është. Ku ka drejtësi që hajduten e taksave të shqiptarëve ta dënojë me 2.6 vite burg, ndërsa pastruesen që vjedh hajduten me 7 vite burg.
Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, këtë e bën vetëm drejtësia e padrejtësisë që ka emrin Rilindje dhe Skap.
Sali Berisha sot mbahet peng nga shteti i bandave, mbahet i burgosur pa prekur asnjë cent të taksave të shqiptarëve në të gjithë jetën e tij.
Ndërkohë Ilir Beqaj, hajduti ndër më të mëdhejtë që ka parë Shqipëria në demokraci, hajduti nga më të rrezikshmit e këtij vendi, që ka abuzuar me miliona euro të shqiptarëve, nuk akuzohet për korrupsion nga skapi i partisë.
Pse?
Sepse padroni është ai që vendos akuzat, dhe kush është padroni i Skapit? Edi Rama.
Ilir Beqaj që shëndetësinë e shkatërroi së bashku me Ramën, sot nuk ka akuzë për korrupsion, por ka akuzë shpërdorim detyre.
Po pse?
Sepse po ti shtrëngoheshin darët e drejtësisë Ilir Beqes, ai do të tregonte padronin që fshihet pas tij, ai do të drejtonte gishtin, siç bëri edhe ish-numri dy i organizatës kriminale të rilindjes, Arben Ahmetaj duke drejtuar gishtin tek Edi Rama. Kjo pra është drejtësia e re politike dhe ndaj sot demokratët janë në këmbë këtu dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ndaj sot është koha që ne në këtë tur të themi ‘demokratët janë zgjuar, janë në këmbë’;. Ky tur do të shërbejë për një zgjim popullor, për ti dhënë një rrugë tjetër këtij vendi, dhe jo rrugën ku po e fut Edi Rama dhe rilindja.
Jemi në këtë tur, për një zgjim të madh popullor që të fshijmë nga faqja e dheut të keqen që ka pllakosur Shqipërinë në këto 11 vite, dhe që e ka emrin Edi Rama dhe Rilindje.
Sot Shqipëria për këto fakte që përmenda dhe mijëra e mijëra të tjera që nuk kemi kohë ti përmendim në këtë sallë është në mungesë të plotë të kohezionit social dhe politik.
Sot Shqipëria për shkak të bandës së pushtetit dhe drejtësisë, nuk ka dhe nuk mund të ketë në këto kushte që është, paqe sociale.
Sepse paqja sociale është vrarë nga Edi Rama.
Ka vetëm një rrugë që shqiptarëve tu kthehet paqja: Të largohet Edi Rama si shkaktari i çdo të keqeje në Shqipëri dhe në këtë vend dhe ti hapet rruga një qeverie teknike, e cila të ketë vetëm një mision, vota e lirë e shqiptarëve.
Vota e lirë është ajo fuqia që në duart tuaja do të bëjë ndryshimin.
Vota e lirë është ajo që do të çlirojë energjinë njerëzore këtu në Has, siç e çliruat në 14 maj, por në të gjithë Shqipërinë dhe do të mundësojë që në Shqipëri të kthehet shpresa dhe ndryshimi të bëhet realitet.
Misioni ynë dhe i PD-së është qeveri teknike që të kthejmë shenjtërinë e votës, të kthejmë shpresën, që të kthejmë lirinë në këtë vend dhe që të mundësojmë që Shqipëria të mos udhëtojë drejt asgjëkundit, siç e ka nisur Edi Rama, por të rrugëtojë e lirë dhe e paqtë drejt Europës, ëndërr e kahershme e jona.
Së bashku ne kemi treguar se fitojmë.
Ne së bashku e detyruam Edi Ramën që të kthejë parlamentin në normalitet.
Ne së bashku kemi treguar se fitojmë.
Ndaj sot jemi më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë që të ecim në rrugëtimin tonë për ti kthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve dinjitetin e vjedhur dhe të nëpërkëmbur”, tha Noka./ CNA
Deputeti Dashnor Sula ka shkuar sot në Kuvend me dy do...
Ministrja e Infastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ball...
Lul Bashës këtë të enjte iu prish gjumi i bukurisë. D...
Ndryshe nga seancat e tjera, në seancën e sotme plenar...
Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e përjasht...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar ...
Lulzim Basha, gjumashi i opozitës, është zgjuar i grindur ...
Lulzim Bashën nuk e zë vendi. Gjatë seancës plenare ai ka ...
Kreu i PD-së së Vulës, Lulzim Basha, "përpëlitet" sot ...
Deputeti Erion Braçe është përplasur ashpër në Parlament m...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, E...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ironizoi Lulzim Ba...
Nënkryetari i PD-së së Vulës, Enkelejd Alibeaj, u shpr...
Kreu i PD-së së Vulës, Lulzim Basha, është sot pjesë e...
Pak më parë ka nisur seanca plenare në qetësi. Sapo kryepa...
Këtë të enjte do të mbahet seanca e radhës parlamentare, e...
Ditën e sotme kreu i grupit të Partisë Demokratike, Ga...
Ministrja e Infrastrukturës, Belind Balluku, njofton se so...
Spartak Ngjela i është bashkuar grupit të palaçove të Luli...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë sërish nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...