“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Ministrja e Infastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalën e saj në Kuvend dha detaje nga projekti për Portin e Durrësit.
"Sigurisht që Porti i Durrësit është një nga projektet më të mëdha, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin, pasi jeni në dijeni që porti i ri i Durrësit në Porto Romano nuk do t'i shërbejë vetëm Shqipërisë, por është i lidhur me dy porte të thata, me portin që do të ndërtohet në Strugë për t'i shërbyer Maqedonisë së Veriut dhe portin që do të ndërtohet në Prishtinë për t'i shërbyer Kosovës", u shpreh ministrja.
Ajo reagoi edhe ndaj akuzave të opozitës për këtë projekt ku nënvizoi se kemi të bëjmë me aset publik, i cili nuk mund të ndërtohet me PPP apo nuk mund t'u jepet me koncesion palëve të tjera.
"Ky investim është pjesë e angazhimit tonë si anëtarë të aleancës dhe është përgjegjësi e Republikës së Shqipërisë për të rritur përqindjen e investimeve në mbrojtje në raport me PBB e vendit. Në këtë këndvështrim kemi të bëjmë me aset publik, i cili nuk mund të ndërtohet me PPP apo nuk mund t'u jepet me koncesion palëve të tjera, pasi është një aset kombëtar i një rëndësie të veçantë, ashtu siç ka ndodhur edhe me asetet e tjera të infrastrukturës kritike. Nga ana tjetër me të vërtetë jemi të keqardhur, ndjehemi të shqetësuar që opozita përdor këtë projekt me strategji rajonale për ta kthyer në një kalë beteje pasi me të vërtetë këtu preket interesi kombëtar, preket interesi i të gjithë shqiptarëve dhe kjo nuk është një çështje për ta kthyer në një lojë politike", u shpreh Balluku.
Balluku sqaroi më tej se nuk bëhet fjalë për mbylljen e një porti dhe për hapjen e një porti tjetër, por këtu bëhet fjalë për dy porte.
"Ndërkohë për sa i përket zhvendosjes së Portit të Durrësit në zonën e Porto Romanos më lini që t’ju sqaroj pasi thoni që do ngelet Durrësi pa port, nuk i dihet nëse do të ndërtohet. Ky është projekti më transparent dhe më i detajuar që Republika e Shqipërisë ka bërë në historinë e pluralizmit pasi gjithçka, çdo hap nga studimi fizibilitetit tek projekti i detajuar dhe gjithçka tjetër janë bërë përmes garave ndërkombëtare. Këtu nuk bëhet fjalë për mbylljen e një porti dhe për hapjen e një porti tjetër, por këtu bëhet fjalë për dy porte. Një port turistik, që do të jetë ai që sot është porti tregtar dhe një port tregtar dhe militar në zonën e Porto Romanos", tha ajo.
Sipas Ballukut, kostot e portit të Porto Romanos janë 390 milionë euro, kjo kosto pa TVSH, të ardhura të parashikuara nga dy projekte portuale.
"Në Durrës janë 280 milionë euro të ardhura direkte nga marina e Durrësit si divident, ndërkohë që 1 miliard euro të ardhura nga tatimet, taksat dhe kontributet që sjell ky projekt, pra projekti i Marinës së Durrësit, pasi ka një keqinformim kur thoni që ka përjashtim nga taksat, pasi nuk ka asnjë përjashtim nga taksat, përveç taksës së infrastrukturës që ka qenë pjesë e negocimit dhe e marrëveshjes. Për të gjitha taksat e tjera sigurisht do të performojë ashtu siç parashikon ligji fiskal në Republikën e Shqipërisë", tha ajo./CNA
Lul Bashës këtë të enjte iu prish gjumi i bukurisë. D...
Ndryshe nga seancat e tjera, në seancën e sotme plenar...
Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e përjasht...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar ...
Lulzim Basha, gjumashi i opozitës, është zgjuar i grindur ...
Lulzim Bashën nuk e zë vendi. Gjatë seancës plenare ai ka ...
Kreu i PD-së së Vulës, Lulzim Basha, "përpëlitet" sot ...
Deputeti Erion Braçe është përplasur ashpër në Parlament m...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, E...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ironizoi Lulzim Ba...
Nënkryetari i PD-së së Vulës, Enkelejd Alibeaj, u shpr...
Kreu i PD-së së Vulës, Lulzim Basha, është sot pjesë e...
Pak më parë ka nisur seanca plenare në qetësi. Sapo kryepa...
Këtë të enjte do të mbahet seanca e radhës parlamentare, e...
Ditën e sotme kreu i grupit të Partisë Demokratike, Ga...
Ministrja e Infrastrukturës, Belind Balluku, njofton se so...
Spartak Ngjela i është bashkuar grupit të palaçove të Luli...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë sërish nj...
Në një konferencë për mediat nga selia blu, kreu i Gru...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...