"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Pas përplasjeve dhe tensioneve të krijuara në seancat plenare dhe komisionet parlamentare, vjen edhe një reagim i deputetit demokrat Dashnor Sula.
Në një postim në rrjetet sociale, teksa bën një analizë të punës së opozitës, deputeti jep detaje nga aksioni opozitar, i paralajmëruar së fundmi edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai shprehet se PD ka vendosur të bllokojë çdo aktivitet parlamentar që çon përpara qëllimet e mazhorancës "për të bërë rrush e kumbulla paratë e qytetarëve shqiptarë".
"Nëse mazhoranca reflekton dhe kthehet në shinat e ligjshmërisë, dhe plotëson të gjitha kërkesat tona të ligjshme dhe morale atëherë në moment edhe aksioni ynë opozitar rikthehet në normalitet. Ne nuk po kërkojmë të vijmë në pushtet pa votë, por kërkojmë të ushtrojmë aktivitetin tonë për të cilin qytetarët na kanë votuar. Dhe për t'i dalë në mbrojtje interesit të qytetarëve të vendit do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm", thotë Sula.
Reagimi i plotë:
Drejtuar qytetarëve të Shqipërisë. Të dashur demokratë, socialiste dhe ju qytetarë që nuk mbështesni asnjë nga këto parti. Siç jeni njohur tashmë, në Kuvend e në Parlament ka një realitet të ri. Normalisht disa e kanë përqafuar këtë qëndrim tonin e disa jo.
Në këtë letër drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit dua të sqaroj pse kemi arritur në këtë pikë dhe ku duam të dalim.
Prej dy vitesh, për shkak të problemeve tona të brendëshme grupi i deputetëve të opozitës u shpërbë në disa pjesë. Përplasjet tona me njëri-tjetrin merrnin vëmendjen në Parlament e Kuvend ndërkohë që ata që administronin taksat tona, të gjithë ne që jetojmë në shqipëri vijonin të qetë pazaret në kurriz të të ardhmes së fëmijëve tanë.
Më në fund, rreth 50 ligjvënës i thirrëm mendjes dhe reflektuam. E kemi lën në planë të tretë e më poshtë të ardhmen tonë politike, dhe shyqyr Zotit jemi kthyer në udhën që të kundesemi për ata që na kanë votuar dhe për ata që sna kanë votuar por që nuk kanë shpresë as te qeveria.
Kemi vendosur që të bëjmë rolin tonë si ligj bërës, dhe si kontrollues të qeverisë.
Në këtë kontekst kërkuam dhe kërkojmë 3 komisione hetimore.
1- Për ndërhyrjen në sistemin TIMS
2- Për Konçesionet në Shëndetësi
3- Për konfliktin e interesave.
?Komisioni i parë lidhet me një problematik shumë serioze që ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët. Pas dosjes "Metamorfoza" ku sistemi i komunikimeve të "sigurta" zbuloi lidhjen e krimit me drejtuesit më të lartë të policisë. Por kjo konsiderohet maja e Iceberg-ut. Thuhet se edhe politikanë rezultojnë në to. Dhe ndërkohë që ekzistonte ky shqetësim është ndërhyrë në mënyrë ilegale së sistemin e Policisë së Shtetit TIMS që ka të dhënat e hyrjeve dhe daljeve nga shqipëria.
Njësoj siç bëmë me skandalin e Inceneratorëve, kështu duam të bëjmë edhe me këtë, të çojmë para, të kontribuojmë sadopak te drejtësia për të hetuar dhe zbuluar nëse ka shkelje ligjore. (Këtë na e jep ligji por e mohon në mënyrë arbitrare PS)
Kërkojmë të njëjtën gjë edhe për konçesionet në shëndetsi. Te gjithë vuajmë sa herë që ne apo një i afërmi ynë shkon në një spital. Problemet janë të shumta. E ne këtë duam të skanojmë. A ka shkelje në koncesionet e dhëna, si mund të përmirësohet shërbimi në spitale. Na e jep ligji këtë të drejtë e mohon pa pik kuptimi PS.
-Kërkojmë edhe hetim të dokumenteve për konflikt interesi për tenderat që janë dhënë. Mediat kanë raportuar për tendera që drejtorë të caktuar i japin kompanive të veta private. Ndërkohë që punimet as nuk bëhen fare dhe paratë tona që paguaj cdo muaj e më shumë nuk dihet ku shkojnë. Edhe këtë mundësi na e jep ligji por e mohon kjo mazhorancë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në shkelje të ligjeve e mbrojtën një kolegen e tyre deputetët e PS, por SPAK ia sekuestroi pronat në jug.
Një tjetër kërkesë e jona është Reforma Zgjedhore.
Çdo organizat nderkombëtarr, çdo seli diplomatike, mesazhin e parë që jep është që reformat zgjedhore të bëhen në konsensus të gjerë politikë. Por mazhoranca do ta zgjidh vet kundërshtarin politik dhe do të bëj çtë dojë me një grupim të vogël kolegësh deputetë që duhet marrë me rezervë edhe përfaqesimi që kanë në elektorat. Ndërkohë mazhoranca refuzon vullnetin e grupit të opozitës me afro 50 deputetë.
Këto janë të gjitha të drejta që një opozite ia garanton ligji por që kjo mazhorancë i dhunon me arrogancë. Sigurisht në një situatë anormale të provokuar nga mazhoranca nuk mund të ketë përgjigje normale.
Ndaj ne grupi parlamentar i opozites kemi vendosur të bllokojmë çdo aktivitet parlamentar që çon përpara qellimet e kësaj mazhorance për të bërë rrush e kumbulla paratë e qytetarëve shqiptarë.
Nëse mazhoranca reflekton dhe kthehet në shinat e ligjshmërisë, dhe plotëson të gjitha kërkesat tona të ligjshme dhe morale atëherë në moment edhe aksioni ynë opozitar rikthehet në normalitet.
Ne nuk po kërkojmë të vijmë në pushtet pa votë, por kërkojmë të ushtrojmë aktivitetin tonë për të cilin qytetarët na kanë votuar. Dhe për ti dalë në mbrojtje interesit të qytetarëve të vendit do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm./CNA
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh gjatë pr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kritikuar k...
Hetimet e fundit të zhvilluara nga SPAK në lidhje me z...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga rrjetet...
Debate të shumta ka pasur sot në Sekretariatin për Etik...
Kreu i grupit paralmentar të PD-së, Gazment Bardhi, është ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpr...
Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Grupit Pala...
Pas sherrit dhe përplasjeve fizike një ditë më parë në par...
Ditën e djeshme në Kuvend pati tensione të shumta. Deputet...
Ish-ministri Pandeli Majko ka reaguar për çështjen e p...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë prezantimit...
Me debate të shuma është shoqëruar sot mbledhja e Komision...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur ditën e...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në një konfe...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dh...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Deputeti i PS-së, Blendi Klosi dhe ai i PD-së Flamur Noka ...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, k...
Ish-deputeti Belind Këlliçi komentoi zhvillimet e ditë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...