"Ligjet" i japin "OK" Amnistisë Penale, numri i të dënuarve që përfitojnë
Miratohet projektligji për Amnistinë Penale, me 15 vot...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi nga selia blu se ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, nuk kanë sjellë asnjë të mirë për vendin përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona.
Ajo u shpreh se "projekti shkatërrimtar në territorin e mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta quhet Kingcoast Divjaka".
Sipas saj, fotografitë tregojnë se pishat do t’u hapin vend ndërtimeve, rrugëve me asfalt dhe vegjetacionit artificial.
"Praktikisht shkatërrimi i ekosistemit dhe i florës dhe faunës së veçantë të këtij parku. Harroni flamingon dhe pelikanin, apo pamjet e tjera mahnitëse. Një mushkëri për vendin do të shuhet me këtë projekt", u shpreh deputetja.
Në fund të fjalës së saj, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e sotme të opozitës.
Deklarata e plotë:
Me investigimin e gazetarit Artan Rama, ra edhe fasada që mbulonte ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura, që Partia Demokratike e ka kundërshtuar që ditën e parë.
Një ligj qartësisht me porosi, siç e kishim paralajmëruar, i cili nuk sjell asnjë të mirë për vendin, përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona. Shembulli konkret është ky projekt në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta që do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet. Pronarët e tij kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji për ta se ndryshe nuk do të projektonin në zonë ku nuk mund të ndërtohej.
Projekti shkatërrimtar në territorin e mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta quhet Kingcoast Divjaka. Fotografitë tregojnë se pishat do t’u hapin vend ndërtimeve, rrugëve me asfalt dhe vegjetacionit artificial. Praktikisht shkatërrimi i ekosistemit dhe i florës dhe faunës së veçantë të këtij parku. Harroni flamingon dhe pelikanin, apo pamjet e tjera mahnitëse. Një mushkëri për vendin do të shuhet me këtë projekt.
Mirëpo ky nuk është i vetmi projekt që do bëhet në zonat e mbrojtura sepse ligji që shkatërron zonat e mbrojtura në kundërshtim me rekomandimet e BE, në kundërshtim me shoqërinë civile dhe me interesin publik pritet të kalojë me shpejtësi këtë të enjte në kuvend do t'i hapë rrugë shkatërrimit të tyre në gjithë vendin. Nuk do kursehen që nga Dajti, e Kune Vain, Butrint, Pishë Poro, e çdo bukuri e zonë e mbrojtur sot. Deputetët socialistë do përdoren si kartonë sa herë ia kërkon partia.
Të dashur qytetarë,
Rama e trajton Shqipërinë si plaçkë që mund ta ndajë në copa për klientët “duke ngrënë qofte te Veranda”! Sot është dita që të protestojmë në orën 17:30 në bulevard, kundër këtyre ligjeve klienteliste që u marrin edhe ajrin qytetarëve, kundër shkatërrimit të bukurive natyrore të vendit, kundër masakrës mjedisore për beton, kundër humbjes së gjurmëve historike e kulturore. Të gjithë bashkë në protestë!/CNA
Miratohet projektligji për Amnistinë Penale, me 15 vot...
Sot po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku...
Nëpërmjet një postimi në "Instagram", Sekretari amerik...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në An...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me disa pam...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se bas...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së së "vulës", Rezart Kthupi,...
Nis asfaltimi në lotin 1 të aksit rrugor Elbasan-Qafë Than...
Partia Demokratike ka prodhuar në 30 vite sharlatanizë...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, pas hapjes së llogar...
Të enjten pritet të kalojë për votim në Kuvend, projek...
Ministri i Financave, Ervin Mete, shprehet nëpërmjet n...
Bledi Çuçi mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë S...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për "Newsbomb...
Zv.Kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur sot për...
“Ushtari” i Luli Bashës, Roland Bejko është hedhur në ...
Bashistët pasi i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama ...
Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, ka zhvilluar një takim...
Pas Devollit, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Nok...
Partia Republikane i është bashkuar përpjekjes opozitare p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...