Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

“Erion Veliaj ka prezantuar një projektbuxhet vendor për vitin e ardhshëm që bazohet në taksat dhe tarifat e rritura nga 2 deri në 10 herë".
Kështu është shprehur Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat. Ai prezantoi edhe 27 amendamente të cilat i vlerësoi si një domosdoshmëri për zhvillimin e kryeqytetit, mes tyre edhe pezullimin e financimit për inceneratorin inekzistent të Tiranës.
Teliti tha se miratimi i këtyre amendamenteve do të ishte në të mirën e qytetarëve të Tiranës, ndaj u bëri thirrje këshilltarëve socialistë të ngrihen në lartësinë e detyrës e t'u shërbejnë qytetarëve.
“Njësoj si Rama, edhe Veliaj ka prezantuar një projektbuxhet vendor për vitin e ardhshëm që bazohet në taksat e tarifat e rritura nga 2 deri në 10 herë, bazohet në shërbimin ndaj miqve të oborrit rilindas, bazohet në abuzimin e parasë publike, jo në shërbimin ndaj qytetarit dhe sipërmarrjes.
Këshilltarët opozitarë do të përballen sot me Veliajn në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të prezantojmë 27 amendamente, të cilat i vlerësojmë si një domosdoshmëri për zhvillimin e kryeqytetit.
Më lejoni t'i prezantoj si vijon:
Amendimi 1: Ulje me 30% të taksës mbi ndërtesën.
Amendimi 2: Përgjysmimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.
Amendimi 3: Ulje me 30% të taksës së tabelave reklamuese.
Amendimi 4: Anulimi i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore.
Amendimi 5: Ulje me 50% të tarifës së pastrimit për familjarët dhe subjektet tregtare.
Amendimi 6: Ulje me 50% të tarifave të parkimit, për secilën nga zonat A, B dhe C.
Amendimi 7: Ulja me 3 herë e tarifës së hapësirës publike.
Amendimi 8: Përjashtimi nga tarifat vendore për 2 vitet e para për çdo SME të re që do të ushtrojë aktivitetin e saj në territorin e Bashkisë Tiranë.
Amendimi 9: Subvencionimi i plotë të tarifës së ushqimit për fëmijët në çerdhe dhe kopshte publike.
Amendimi 10: Subvencionimi i gjysmës së tarifës në çerdhe/kopshte private, por jo më shumë se 12.500 lekë në muaj, për të gjitha rastet kur fëmija, pas aplikimit, nuk është pranuar në çerdhe/kopshte publike, si pasojë e mbingarkesës apo mungesës totale të çerdhes/kopshtit në afërsi të banesës së tij brenda Njësisë Administrative përkatëse të banimit.
Amendimi 11: Rritja me 1 miliard lekë e fondeve të dedikuara për kujdesin social të nënave dhe vajzave me të ardhura familjare në nivelet e pagës minimale dhe për rritjen e fondeve për shpotën e bebeve, me qëllim mbështetjen e qënësishme të familjeve të reja. Bonusi i bebes duhet të jetë i shkallëzuar në varësi të të ardhurave familjare, por jo më i vogël se 10.000 lekë.
Amendimi 12: Rritja me 0.3 miliardë e fondeve të dedikuara për bonusin e qirave për kategoritë përfituese.
Amendimi 13: Alokimi i një fondi prej 500 milionë lekësh për skemën e subvencioneve në bujqësi për fermerët, blegtorët dhe agrobizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zonën territoriale të Bashkisë Tiranë.
Amendimi 14: Vendosja në PBA 2025-2027 e rregullit të artë: ‘Shpenzimet e personelit dhe shpenzimet operative nuk duhet të tejkalojnë nivelin 50% të shpenzimeve vjetore të parashikuara.
Amendimi 15: Ulja graduale e numrit të përgjithshëm të punonjësve gjatë 3 viteve të ardhshme, konkretisht me 15% gjatë vitit 2025, 15% gjatë vitit 2026, 15% gjatë vitit 2027, me qëllim krijimin e një administrate të vogël dhe eficiente në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të Kryeqytetit.
Amendimi 16: Ulja me 30% të shpenzimeve operative të përgjithshme të aparatit qëndror dhe ndërmarrjeve & institucioneve të bashkisë Tiranë.
Amendimi 17: Pezullimi i menjëhershëm i çdo shpenzimi që ka lidhje me procesin inekzistent të incenerimit dhe rialokimi i fondeve në ndërtimin e çerdheve/kopshteve/shkollave në Tiranë.
Amendimi 18: Pezullimi 1-vjeçar i çdo shpenzimi për rikonstruksione zyrash dhe mobilime. Këto fonde të dedikohen në financimin e nevojave sociale dhe bonusit të bebes.
Amendimi 19: Rritja në 5% të buxhetit për ndihmën sociale krahasuar me buxhetin e plotë të bashkisë.
Amendimi 20: Rritja me 1 mijë njësi të strehimit social për nevojat e komunitetit.
Amendimi 21: Ndërtimi i 5 mije vendeve të parkimit në tokat publike në zonat urbane, sipas konceptit ‘Park-and-Go’.
Amendimi 22: Ndërtimi i 15 çerdheve të reja, 10 kopshteve të reja dhe 10 shkollave të reja, sipas nevojave te komunitetit, sidomos në lagjet me intensitet të lartë ndërtimor gjatë viteve të fundit.
Amendimi 23: Rritja me 1.5 milionë euro e fondeve për projektet start-up, me grante deri ne 20 mijë euro për projektet inovative.
Amendimi 24: Alokimi dhe rritja me 3 milionë euro fondeve te dedikuara për trajnimet profesionale.
Amendimi 25: Pezullimi i punimeve dhe financimit për projektin ‘Ndërtimi i Teatrit Kombëtar’, deri në përfundimin e hetimeve nga organet e SPAK-ut.
Amendimi 26: Ngritja e menjëhershme e Komisionit të Kontrollit të Brendshëm Financiar, sipas përcaktimeve ligjore dhe nenit 36 të Rregullores ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë’, e cila për detyrë ka pikërisht kontrollin dhe monitorimin e çdo të ardhure dhe shpenzimi që do të kryhet në kuadër të zbatimit të buxhetit.
Amendimi 27: Përdorimin e fondeve të parashikuara në buxhetin e vetë Këshillit Bashkiak për vitin 2025 për kontraktimin nga Këshilli Bashkiak (konkretisht Komisioni Financiar) të një kompanie audituese të jashtme me qëllim auditimin e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën korrik 2019-dhjetor 2024. Transparenca duhet të jetë kryefjala e funksionimit të vetë Këshillit Bashkiak të kryeqytetit të Shqipërisë.
Miratimi i këtyre amendamenteve do të ishte në të mirën e qytetarëve të Tiranës, ndaj u bëj thirrje këshilltarëve socialiste të ngrihen në lartësinë e detyrës e t’i shërbejnë qytetarit”, deklaroi Teliti.
Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë ka komentuar projektligjin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamen...
U nënshkrua sot në Bruksel Dokumenti i Partneritetit m...
Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet Agjencisë Kombë...
Pastor Akil Pano ka qenë pjesë e tryezës në forumin ‘T...
Mazhoranca socialiste ka propozuar që të anulohen te gjith...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastru...
Ish-ushtari i Kreshnik Spahiut, Llapaj i Veliajt, njer...
Një ditë pas hapjes së kapitullit për politikën e jash...
Forcimi i partneritetit mes BE dhe vendeve të Ballkanit Pe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një ta...
Këshilli i Bashkimit Europian, në konkluzionet e publikuar...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka “skanuar” ekspertët e k...
CNA ka publikuar disa shkrime, ku ngre dyshime të arsy...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka bërë një paralajmër...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme ishte i...
Adriatik Lapaj e ka pranuar publikisht para qytetarëve...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...