Reforma Territoriale/ PD, udhëzim degëve për konsultimet në terren
Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për degët në ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi sot se hartëzimi për procesin e Reformës Territoriale të jetë një përfundim i shumë analizave, dëgjesave dhe i përpunuar nga ekspertë të fushës.
Boçi deklaroi në “Syri Tv” se Partia Socialiste e ka nxituar variantin që ka propozuar për këtë reformë.
Sipas demokratit, nevojitet një panoramë e qartë për projeksionin e kësaj reforme, që do të prodhojë një riformatim të funksionimit të pushtetit vendor.
“Kemi realizuar dëgjesën e parë, sipas kërkesës sonë si opozitë, me ministrin e pushtetit vendor, për të pasur një panoramë të qartë pse qeveria ka ndërmarrë një iniciativë të tillë, për të zhvilluar një reformë tjetër territoriale, pas asaj të vitit 2015, dhe cili ose cila është ajo që ata duan të arrijnë, ose cili është projeksioni i tyre. Mbi ç'bazë e kanë kërkuar dhe synimi i dëgjesës ishte që të dilte në pah e vërteta që reforma e 2015-ës, siç është në dijeni të vetë publiku, ka dështuar dhe ka nevojë për një riformatim në tërësinë e mënyrës si funksionon pushteti vendor, në funksionalitetin e tij, në kompetenca, në autonominë financiare, decentralizimin dhe të tjerë, por bashkëshoqëruar dhe me një konkludim të ri të hartës territoriale, për shkak të këtij dështimi, por sidomos për shkak të kërkesës së lartë që ka publiku për të pasur afër shërbimin, pushtetin e tij vendor, për t'u përfaqësuar dhe për t'u mos u diskriminuar, por duke pasur akses të plotë në atë çka duhet t'i ofrojë një pushtet lokal real, autonom dhe demokratik.
Dhe, në fakt, hartëzimi duhet të jetë një konkludim pas shumë analizave, dëgjesave, ekspertët ndërkohë kanë punuar për vlerësimin e reformës së 2015-ës, por në këtë atmosferë Partia Socialiste, gjithmonë, siç ka bërë gjithmonë, ka nxituar të nxjerrë variantet e saj.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, dihet tashmë që kanë dalë në pah katër variante, ku tre kërkojnë zvogëlimin e numrit të bashkive dhe kombinimin me nivelin e dytë të qeverisjes, me rajonet ose me qarqet, dhe një variant i katërt kërkon të ruajë numrin aktual, por duke forcuar rolin e rajoneve apo të qarqeve, sipas dhe diskutimeve që do bëhen përgjatë funksionimit të komisionit të reformës zgjedhore. Patjetër që Partia Demokratike ka dhe ajo opsionin e saj, opsion që nuk është konkluzion thjesht i karakterit politik, apo si një tezë e përpunuar kohë më parë, por është rezultat i punës së ekspertëve tanë, në vlerësimin që i kanë bërë reformës 2015-ës, në vlerësimin që i bëjnë realitetit konkret dhe vlerësimit të kërkesës që ka publiku. Dhe variantet tona, synojnë rritjen e numrit të bashkive.
Jo thjesht si mendim kundërvënës, por si kërkesë e domosdoshme për të realizuar funksionalitetin e një pushteti lokal. Sepse ajo që ka ndodhur sot është mungesë përfaqësimi, mungesë shërbimesh, shpopullimi i Shqipërisë, diskriminim territorial dhe ekonomik midis bashkive, centralizim, marrje e kompetencash, mungesë e autonomisë vendore, shumë bashki nuk vendosin për fatet e tyre, është qeveria qendrore që vendos për fatet e tyre. Dhe kemi një largim shumë të madh të pushtetit lokal nga qytetari dhe ku mungon qartazi dhe llogaridhënia dhe rezultatet dihet, janë të evidentuara, një pjesë e madhe, shumë e madhe e popullsisë së zonave sidomos rurale është larguar për shkak të mungesës së shërbimeve dhe për shkak të menaxhimit të keq të pasojave të reformës 2015-ës që rezultoi në 61 bashki. Sot një pjesë e madhe e kryetarëve të bashkive janë të hetuar për korrupsion. Gati 40 ish-kryetarë apo kryetarë”,-deklaroi Boçi./CNA
Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për degët në ...
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, akuzoi sot mazhorancëm se...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend për p...
Gjatë zhvillimeve të ditës së sotme në Kuvend, ministrja e...
PD ka kërkuar në Kuvend uljen e çmimit të naftës dhe kriji...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot përballjen e kohëve...
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka treguar këtë të mërk...
Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se është i disponue...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u ndal sot...
Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite në kompleksin indu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Asambleja e...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Lezhë, i prani...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me ...
Kryetarja e komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës...
Pranvera Skana ka marrë detyrën si zëvendësministre e Mini...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka folur p...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se protesta...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka thumbuar deputetin so...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...