Rama: Shqipëria ka ambicie për integrimin, BE na kërkon të bëjmë reforma deri në 2027
Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Lezhë, i prani...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Asambleja e PS-së në Lezhë. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ekonomia e vendit është rritur dhe si rezultat janë rritur edhe pagat dhe pensionet.
Ai u shpreh më tej se pensionet janë fut në rrugnë e rritjes së përvitshme. Ndër të tjera, shtoi se është rritur dhe numri i turistëve dhe gjithashtu edhe numri i investimeve.
“Na e ka sjellë ne fati, Zoti, quajeni si të doni, që ta kemi këtë barrë, që ta çojmë deri në fund këtë proces. Edhe populli shqiptar na ka dhënë 83 mandatet për të na thënë: ja ku i keni, çojeni këtë proces deri në fund. Dhe ne nuk mund të lejojmë që ky proces të merret peng për asgjë tjetër që është në dorën e shqiptarëve. Ne na duhet të zotërojmë fushën dhe na duhet të çojmë punët përpara dhe kemi shumë gjëra për të cilat duhet të ndihemi mirë vërtet. Po ju marr disa prej tyre. E kemi marrë ekonominë e këtij vendi me më pak se 10 miliardë prodhim të përgjithshëm. Sot që flasim e kemi çuar në afro 27 miliardë. Duam ta çojmë në 35 miliardë në 2030.
Isha, para se të vija këtu, edhe te spitali i Lezhës. Aty ishim me të gjithë shefat e pavioneve. Unë i kuptoj nga syri edhe demokratët, por aty po ju them që ka ndryshuar gjithçka nga pikëpamja e infrastrukturës dhe ata sot kanë paga dinjitoze, kanë të njohur vjetërsinë në punë, kanë edhe indeksimin e pagës të përvitshëm dhe ma thanë me plot gojën që është bërë atraktiv edhe për mjekët e rinj, spitali i Lezhës. Pagat në Shqipëri janë rritur dhe rriten në sektorin privat vazhdimisht. Nuk është më në pyetje sa do ta paguaj atë që më duhet, por thjesht ku do ta gjej atë që më duhet për atë punë që më duhet. Dhe po ashtu pensionet. Ne e kemi ditur që ishte pika më e dobët, hallka më e dobët e gjithë skeletit social të Shqipërisë dhe patjetër që, duke pasur edhe një mbështetje të madhe nga pensionistët, kemi qenë gjithmonë të vetëdijshëm që për pensionistët duhej bërë patjetër diçka, por s’kemi pasur mundësi ta bëjmë.
Ekonomia nuk na e ka lejuar që ne ta marrim përsipër dhe ta bëjmë, por ama, nëse ia dolëm ta bëjmë dhe tani pensionet janë futur në rrugën e rritjes së përvitshme. Ne e kemi marrë Shqipërinë me 2 milionë e ca turistë, ku llogariteshim për turistë dhe unë me Pjerinin. Sa herë që ktheheshim nga ndonjë udhëtim, na llogarisnin për turistë. Edhe vetë burri i huaj që ishte kryeministër e llogariste veten për turist kur kthehej dhe thoshte 2 milionë e ca turistë. Edhe investime të huaja 300–400 milionë euro në vit. Kemi arritur në 12 milionë turistë dhe kemi kaluar 1.5 miliardë investime të huaja”, shprehet Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer dhe ironitë ndaj opozitës, ku tha se krijojnë “zhurmë të madhe” duke thënë se në vend ka korrupsion. Ai shtoi se korrupsioni nuk është shfarosur por tani është në nivelet më të ulëta ndonjëherë.
“Tani të gjithë ata që - se unë nuk mund të them na janë vënë përballë, - se përballë ne s’kemi njeri, me thënë të drejtën. Ne kemi mbrapa të gjithë këta që na gjëmojnë dhe që krijojnë një zhurmë shumë të madhe: korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni. Tani unë nuk them që ne e kemi shfarosur korrupsionin, por unë them një gjë që mund ta faktoj në disa rrugë: që e para, kurrë më përpara Shqipëria nuk e ka luftuar korrupsionin si në këtë fazë. Dhe e dyta, korrupsioni është më i ulët se çdo herë më parë.
Zhurma është më e madhe, patjetër, dhe është më e madhe edhe nga lufta, që çdo gjë amplifikohet në të gjitha rrugët e keqinformimit, por është patjetër edhe nga rezultati. Fjala vjen, si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe rritje të pagave në të njëjtën kohë? Nuk ndodh kjo në vendet që kanë korrupsion në rritje. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe rritje të pensioneve në të njëjtën kohë? Sepse pagat dhe pensionet rriten ngaqë rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit. Korrupsioni prezumohet që i thith të ardhurat nga buxheti i shtetit dhe i çon në pak xhepa. Atëherë, këto të dyja bashkë nuk shkojnë. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe, ndërkohë, të rritet numri i përfituesve nga garat publike? Janë të gjitha gjëra që nuk shkojnë me njëra-tjetrën.
Ashtu sikundër, nuk diskutohet që njeriu është i ndërtuar në një mënyrë të atillë që të keqen e harron shpejt, ndërsa të mirën e do edhe më shumë. Por, nëse kthejmë kokën pas dhe kujtohemi për kohën kur për të paguar dritat duhet të mbaje radhë, për të paguar taksat duhet të mbaje radhë dhe për të marrë një certifikatë lindjeje duhet të mbaje radhë, ndërkohë që të gjitha këto gjëra sot i bën me telefon, atëherë si qenka rritur korrupsioni?”, tha kryeministri. /CNA
Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Lezhë, i prani...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me ...
Kryetarja e komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës...
Pranvera Skana ka marrë detyrën si zëvendësministre e Mini...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka folur p...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se protesta...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka thumbuar deputetin so...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur për vendimin e ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, ...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...
Komisioni i Ligjeve diskutoi projektligjin për parandalimi...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me ve...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla pas m...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi këtë të martë...
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, është paraqitur këtë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha sot s...
Demokrati Flamur Noka ndau një qëndrim kritik ndaj kolegëv...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipërisë në këtë m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi so...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...