Arrestimi i Metës/ Shullaku: Na treguan se kush kundërshton Ramën merret zvarrë
Analisti Armand Shkullaku ka reaguar pas arrestimit të...

Katër kanë qenë gabimet në politikë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sipas gazetarit Blendi Fevziu.
Gazetari deklaroi në një dalje televizive se gabimi i parë ka qenë largimi nga koalicioni me Sali Berishën në zgjedhjet e vitit 2013.
Gabimi i dytë, Fevziu tha se ishte largimi nga koalicioni me Edi Rama në zgjedhjet e 2017-ës, duke menduar se kryeministri do të humbte.
Ai u shpreh se gabimi i tretë ishte mosdalja në një listë të vetme në zgjedhjet e 2021-shit me opozitën.
“Unë mendoj që politikisht gabimet e Metës ishin dy; E para, largimi nga koalicioni me Berishën në 2013 duke menduar që Berisha e kishte humbur pjesën më të madhe të mbështetjes dhe duke menduar që duke shkuar këtej do krijonte përshtypjen publike që pushteti shkon nga shkon Meta. E sidomos në 2017, sepse largimi nga koalicioni me Ramën që ishte një lloj basti politik i Metës duke menduar që bërë një lëvizje Rama do të humbte, sepse nuk mendonte askush që Rama do merrte 71 vota i vetëm. Meta mendonte që me votat e veta do të luante ai përcaktuesin e fatit të qeverisë, qoftë me Bashën, qoftë me Ramën. Kjo nuk ndodhi sepse Rama i mori 71 mandate vetë që ishte moment i çuditshëm.
Pas kësaj, ishte gabim në gjykimin tim, mungesa e bashkimit me PD në zgjedhjet e 2021 që të kishin dalë me një listë të vetme do kishte qenë më efikase. Megjithëse atëherë ishte vonë. Nga ana tjetër, duhet thënë që Meta ishte nga politikanët që e konsideroi gabim largimin nga Parlamenti”, u shpreh ai.
Megjithatë, gabim fatal Fezviu cilësoi pranimin e postit të presidentit nga Ilir Meta.
“Unë mendoj që Meta ka bërë një gabim madhor përtej të gjithë këtyre, që pranoi të shkonte President në 2017. Meta ishte një lojtar në lojë. Në momentin që shkon president, je një lojtar që s’ke as fanelë, as mjete, madje as fushë ku të luash. Sepse President njeriu shkon në mbyllje të karrierës së tij. Kështu që Meta bëri një gabim fatal. Në qoftë se Meta do të kishte marrë presidentin, do të kishte mbyllur karrierën e tij si President dhe do ishte larguar, nuk do të kishte pasur një tjetër”, theksoi gazetari./ CNA
Analisti Armand Shkullaku ka reaguar pas arrestimit të...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në ...
Monika Kryemadhi ka reaguar pasi iu caktua masa e sigu...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroaz...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë thirrje për pro...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha reagoi pas arrestimit...
SPAK akuzon kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta s...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë thirrje për pro...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën për kaosi...
Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin “Deputeti që dua...
Deputetja Monika Kryemadhi është lënë në “detyrim para...
Tedi Blushi, sekretari i Partisë së Lirisë deklaroi kë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua sot...
Sekretari i PL-së, Tedi Blushi, ka deliruar pas arrest...
Avokati Genc Gjokutaj e cilëosi arrestimin e kreut të ...
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është “tërb...
Tedi Blushi, sekretari i Partisë së Lirisë së Ilir Met...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua me...
Avokati Genc Gjokutaj zbuloi 3 akuzat që rëndojnë ndaj...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë pak ç...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...