Video-Deputetja zhurmuese e grupit të përçarësve/ Jorida Tabaku, retorike me paketën fiskale
Jorida Tabaku, deputetja e PD-së nga grupi i përçarësve vi...

Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpallur kandidaturën për të hyrë në Primaret, që do të zhvillohen nga Partia Demokratike, në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Në një deklaratë për mediet, Alimehmeti ka thënë se Tirana është e sëmurë dhe se vetëm puna do ta shërojë.
Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e datës 12 nëntor.
Deklarata e plotë:
Unë jam Dr. Ilir Alimehmeti, mjek dhe pedagog, lindur në Tiranë në vitin 1979, nga dy prindër mjekë me eksperiencë përkatësisht mbi 40 dhe 50-vjeçare. Përveç kulturës së punës dhe shërbimit ndaj personave në nevojë, ndërgjegja qytetare e të cilëve u shpalos edhe në angazhimet politike në Partinë Demokratike, ku, ndër të tjera, kanë shërbyer më parë si deputetë, kandidatë për deputet dhe këshilltarë në këshillin bashkiak të Tiranës.
Lindur e rritur në këtë frymë, u mbrujta me besimin te vlerat, dija, vërtetësia dhe shërbimi, të cilat arrihen vetëm përmes edukimit, arsimit, punës, mundit dhe djersës. Me eksperiencën time rreth 15-vjeçare si mjek dhe pas formimit si epidemiolog klinik në Europë Perëndimore, vendosa të rikthehem në Tiranë në vitin 2014 për t’i vënë frytet e punës, mundit dhe djersës në shërbim të komunitetit tim, në edukimin dhe shërimin e tij, si profesionist i shëndetësisë dhe si pedagog.
Gjatë viteve në vijim gëzova mbështetjen dhe vlerësimin e pacientëve, kolegëve dhe studentëve të mi, por bashkë u njohëm më gjerë për shkak të krizës së shëndetit publik që goditi botën gjatë tri viteve të kaluara. Ajo prani mediatike dhe ai adresim i publikut nuk erdhi si rrjedhojë e babëzisë për përfitime ekonomike dhe as e etjes për lavdi personale, por erdhi si rrjedhojë e përgjegjësisë qytetare për të vendosur dijet, vlerat dhe vërtetësinë në shërbim të komunitetit tonë të sëmurë e në nevojë.
Me të njëjtën ndërgjegje qytetare, me të njëjtat vlera dhe me të njëjtin seriozitet, duke ndjekur hapat e prindërve të mi më parë, vij para jush për t’ju dedikuar plotësisht Tiranës dhe komunitetit të saj, pasi Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize miqtë e mi. Dhe, miqtë e mi, Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, vlerat dhe bukuria e saj mund të ripërtëriten, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës, ndërgjegjes qytetare dhe kontributit të çdonjërit prej nesh që ka vendosur të ndërtojë jetën në Tiranë, përfshirë këtu edhe mua.
Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj im në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresëndjellës.
Pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë gjej njerëz, profesionistë dhe personalitete, që ndajnë të njëjtat shqetësime, kanë të njëjtën ndërgjegje qytetare, kanë të njëjtat vlera, dhe kanë të njëjtin besim se vetëm puna, mundi dhe djersa e pashtershme mundet ta shërojë Tiranën tonë dhe të çojë përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të Tiranës sonë. Ky ekip nuk është hermetikisht i mbyllur. Ai është një ekip i hapur dhe do të pasurohet me figura dhe profesionistë të tjerë me vlera të pamohueshme si nga forcat aleate, si nga shoqëria civile, pasi Tirana është e jona, është e të gjithëve ne!
Së fundmi, dua të bëj një thirrje patjetër të marrim pjesë masivisht në protestën kombëtare të datës 12 nëntor 2022 pikërisht në Tiranën tonë, për të filluar çrrënjosjen e të keqes që ka pllakosur në çdo prag.
Unë ju ftoj ju, të merrni pjesë masivisht në Protestën Kombëtare të 12 Nëntorit!
Unë ju ftoj ju, të merrni pjesë masivisht në Primare!
Unë ju ftoj ju, ta shërojmë të gjithë së bashku Tiranën tonë!
Tirana është e jona!/CNA.al
Jorida Tabaku, deputetja e PD-së nga grupi i përçarësve vi...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar...
PD ka gati për Primare edhe një tjetër kandidat për kryeba...
Në orën 11.00 Dr. Ilir Alimehmeti prezanton kandidaturën p...
Grupi i përçarësve në Partinë Demokratike, që prej muajsh ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ngriti akuz...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, thotë se b...
Ish-deputeti socialist, Ervin Bushati, është shprehur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është py...
Edi Paloka, i mandatuari i Partisë Demokratike për të ...
Ish-ministri i Brendshëm, Besnik Mustafaj, ka deklarua...
Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar braktisjen në try...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka kërkuar mbrëmjen e sotme ...
Agron Gjekmarkaj, deputeti i grupit të përçarësve të E...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha mbrëmjen e sotme se la...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i ka d...
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, në një...
Edi Paloka i Partisë Demokratike që zhvilloi bisedimet...
Edi Paloka, i mandatuari i Partisë Demokratike për të ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dekaratë për mediat ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...