
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk është kursyer me akuza ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, teksa mbajti një takim për mbylljen e kopshtit turk në Tiranë.
Berisha tha se Erdogan e konsideron Shqipërinë një provincë të Turqisë. Ai deklaroi se fakti që ka ndërtuar një xhami e bën Erdoganin të mendojë se mund të sundojë vendin tonë.
Kreu i demokratëve theksoi se kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi theksoi se atë xhami do t'ia paguajmë një për një Turqisë.
Pjesë nga deklarata:
Dikush mund të pyesë se pse ky po merret tani me presidentin e Turqisë. Jo, merrem dhe do të merrem sepse dua që këta fëmijë të jenë zotër të vendit të tyre dhe vendimet për ta të mos i marrë Turqia, askërkush, ti marrin shqiptarët. Sigurisht kjo është rruga.
Nuk është rruga të trajtohesh sikur je një provincë e Ankarasë, apo Anadollit dhe të të mbyllin kopshtin. Marrëdhëniet në rangun personal Erdogan-Rama janë jashtëzakonisht problematike, ai punon për pushtetin e Edi Ramës, por shkel të gjitha rregullat, sepse Edi Rama pranon që vendi të trajtohet si një vend vasal i Ankarasë, por kështu nuk ndërtohet partneriteti, miqësia. Çdo vend ka interesat e tij ndaj një vendi tjetër, por janë brenda të gjitha akteve.
Por çfarë marrëveshje ka mes Shqipërisë dhe Turqisë që të mbyllen kopshtet e fëmijëve, shkollat. Nga më të shkëlqyerat. Kolegji ‘Mehmet Akif’ i ka nxënësit në universitet me të mira të botës. Ekselenca, i ka pedagogë në universitetet më të graduara në SHBA dhe ky merr i ve drynin. Pse, sepse ai tjetri atje e konsideron Shqipërinë si një provincë të Turqisë.
Unë jam shumë i revoltuar dhe ju garantoj se do të jem një zë i fuqishëm në mbrojtje tuaj. E gjithë Shqipëria është me ju. Kjo që ka ndodhur është në shkeljen më flagrante të të drejtave të fëmijëve, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut që ne jemi firmëtarë. Do të shikohet mundësia e padisë së tij, në të gjitha gjykatat.
Kur arrin merr një vendim për mbylljen e kopshtit prisni çfarë do ndodhë me komunitetin mysliman. E konsideron Shqipërinë një provincë të Turqisë. Ka ndërtuar një xhami dhe mendon se mund të sundojë Shqipërinë, jo more zotëri, atë xhami do ia paguajmë një për një dhe nuk mund të sundohet Shqipëria, meqë e shtron në këtë mënyrë… se është një situatë komplekse kjo. Ky është njeri pa moral që pranon nënshtrime të tilla. Kjo me fëmijët tuaj është shfaqje shëmtuar po nuk është e vetmja, për lidhje jashtëzakonisht të dyshimta me presidentin e Turqisë, ky nënshtrohet.
Duke investuar në mënyrë të verbër tek një skllav i tij në Tiranë, nuk është kjo në interesin prespektiv të marrëdhënieve të dy vendëse, por e kundërta, interesat turke nuk mund të respektohen në këtë vend./ B.A. – CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj Qever...
Pasi u zyrtarizua si kandidat për primaret e Tiranës, ...
Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë D...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet e kriju...
Në 24 orët e fundit zhvillova një sondazh elektronik m...
Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit t...
Ish-deputeti Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet e fundi...
Deputeti dhe kandidati i Primareve që kërkon të garojë...
Siç edhe CNA.al paralajmëroi disa ditë më parë, doktor Gje...
Edvar Kodheli ka bërë me dije se do të kandidojë në Pr...
Edi Rama ka reaguar sërish për deklaratat e kreut të Parti...
Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga lajmet e rreme, siç...
Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar kandidatin që do të garo...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për media ës...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, një dalje për mediat ka përsër...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ka thurur lavde kreut të PD-s...
Partia Agrare Ambientaliste do të masë forcën e saj politi...
Arjan Hoxha, ish-drejtues i policisë, ka prezantuar kandid...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dekl...
Belind Këlliçi pas dorëzimit të padisë për dhunën që ai pr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...