web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Amerika solli Noc Rrokun”/ Murrizi letër VanHorit, ironizon thellë Ramën

1 Nëntor 2024, 20:10, Politikë CNA
“Amerika solli Noc Rrokun”/ Murrizi letër VanHorit, ironizon
Ish-deputeti Myslim Murrizi

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Reformën në Drejtësi e bëri PS-ja, pasi SHBA-ja nuk solli asgjë.

Murrizi i është drejtuar me një mesazh Nancy VanHornit, të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri.

Ai i shton disa pyetje ironike Nancy VanHornit dhe shkruan në rrjetet sociale se ajo duhet të sqarojë rolin e “Noc Rrokut” në Shqipëri.

Deklarata e plotë:

E Nderuar Zj Nancy

Meqenese jeni e ngarkuara me pune ne ambasaden USA ne Tirane dhe dje KM i Shqiperise Z Rama deklaroi publikisht se vendi qe Ju perfaqesoni pra AMERIKA ka sjelle ne Shqiperi vetem NOC RROKUN , po ju bej disa pyetje publikisht

1- Kur ka ardhe ne Shqiperi dhe çfar funksioni kryen NOC RROKU?

2- Nga kush eshte emeruar si i derguar i vendit Tuaj dhe çfar funksioni ekzakt ka ne vendin Tuaj NOC RROKU qe ka ardhe ne Shqiperi??

3- Kush e ka pritur ne Shqiperi dhe kujt i ka paraqitur letrat kredenciale NOC RROKU?

4-Me ke eshte takuar gjate gjithe kesaj kohe nga ardhja e Rames ne pushtet pra nga viti 2013 dhe çfar ka biseduar NOC RROKU?

5- A ka informuar me shkresa,sms, tel, apo kabllogram prane departamentit te Shtetit Tuaj ( DASH) NOC RROKU?

6- Çfar mendimi dhe çfar konsiderate ka shprehur per Qeverine Rama tek MG Gonigal NOC RROKU?

7-A ka bashkpunuar me ish Ambasadorin Donald Lu ose siç i thonte Rama me perkedheli DONI dhe me ish Ambasadoren e BE Zj Vllahutin NOC RROKU??

8-Çfar kontributi konkret ka patur dhe ka NOC RROKU per reformen ne drejtesi?

9- A ka patur gisht apo dijeni NOC RROKU ne dekorimin e ish hetues Krajes, ish hetues Dvoranit, agro-jurist Agaçit, partizan Sokol Sadushit, apo i ka bere RROK NOCI i qeveris Shqiptare duke paguar NOC RROKUN Tuaj????

10-A ka informuar NOC RROKU administraten e vendit Tuaj per komunikimet me telefona BQ, SKY, ECKRO etj mes bandave dhe politikaneve Shqiptare per te caktuar deputetet ne lista ne qarqet ku bandat kane interes???

11- A ka lidhje apo njojje ose ndonje komunikim apo takim NOC RROKU Juaj me NOCET DHE RROKET e politikes Shqiptare??

12-A ka patur bashkpunim mes NOC RROKUT dhe ish ambasadores se vendit Tuaj ZJ Kim per anijet nga Bangladeshi, Bankers Petrolin, Alamarin ose DUBAIN NR2 ne Durres, PPP, Investitoret Strategjik, Tenderat sekret, Lokal Ekzonen, Tunelin e Llogaras, 5 D e Lalit etj?

13-Si e mendon NOC RROKU investimin ne ishullin e Sazanit??

14- Çfar mendimi ka NOC RROKU per Friden qe ka rruajt fondet e BE??

15-Si e ka pritur NOC RROKU arrestimin e ish presidentit Meta dhe eshte kenaqur?

16- A ka qene dakort NOC RROKU me deklaraten e varteses se Tij zj Kim qe opozita do haj bar po nuk bene çfar donte NOC RROKU por qe e thonte me gojen e zj Kim???

Ehhhhhh sa pyetje me vine ndermend ZJ NANCY per NOC RROKUN qe vendi Juaj ka sjelle ne Shqiperi por nuk mundem dot tua shkruaj te gjitha

Por ngaqe pashe heshtjen Tuaj totale pas asaj deklarate te sinqerte te KM Rama mbreme, u perpoqa te te pyes per disa pika pikante qe tju freskoja sa te mundesha kujtesen Tuaj per NOC RROKUN dhe tua sugjeroja qe ta takonit sa me shpejt nese nuk e keni takuar akoma deri te marten me date 5 ku vendi Juaj ka zgjedhjet se mbase nuk fiton ZJ Kamala dhe mund te shkarkohet nga funksioni NOC RROKU e do ju ngelet pishman

Madje nuk keni nevoj fare m? qe te pyesni Shqiptaret se çfar vendi duhet te vizitoni, çfar libri duhet te lexoni dhe çfar ushqimi duhet te hani per te njohur me mire Shqiperin dhe Shqiptaret sepse mund tua tregoj te gjitha vetem NOC RROKU

Te pershendes Zj Nancy dhe perpiqu ta takosh keto 2-3 dite NOC RROKUN se mbas te martes ka shume mundesi qe NOC RROKU nuk te pret m? ne takim se do jete shume i ngarkuar me pune

Ishalla po e takon neser ose te henen se te djelen besoj do jete me Ramen ne Selanik NOC RROKU se nuk i ndahet kurre NOC RROKU NOC RROKUT ne asnje moment

Edhe Zj Kim i pat thene ne sy Rama ne nje takim ne Universitetin Bujqesor qe Amerika vetem NOC RROKUN ka sjelle ne Shqiperi por ngaqe Ajo u shkri duke qeshur, mendova se NOC RROKU ishte pseudonim i ndonje funksionari “ madhor” qe ne populli i thjeshte nuk duhet ta kuptonim e ta mernim vesh, por kur e degjova perseri mbreme, mu mbush mendja top qe NOC RROKU i ardhur nga vendi Juaj si “ ndihme” per Shqiperin dhe Shqiptaret qenka “ aset i çmuar”

Te pershendes ZJ NANCY dhe te fala shume mi bej NOC RROKUT e i thuaj te mos merzitet se NOC RROKUN do mari shume shpejt nga sivllezerit e tij NOC RROKET./ CNA





Lajmet e fundit nga