Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...

Enkelejd Alibeaj ka ndërmarrë një tjetër hap përçarës ndaj demokratëve pas dështimit të bisedimeve me PD-në zyrtare për kandidatët e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Mësohet se Alibeaj ka nisur punën për ristrukturimin e degëve në kuadër të zgjedhjeve.
Kryesia e grupit të tij ka udhëzuar të gjitha degët e PD-së të nisin procesin e ristrukturimit të strukturave.
Ai ka kërkuar të përmbyllet procesi i plotësimit të vakancave në nivel seksioni, grupseksioni dhe/ose kryesi dege brenda datës 15 dhjetor.
Udhëzimi i plotë:
Në mbështetje të neneve 30 e vijues dhe nenit 45 të Statutit të Partisë Demokratike, si dhe në përputhje me vendimin e datës 18 Dhjetor 2021 të Kuvendit Kombëtar “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 4 Nëntor 2022, me qëllim plotësimin dhe vitalizimin e organeve drejtuese të Degëve të PDSH-së; dhe promovimin e anëtarëve të gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësi për sfidat e ardhshme elektorale dhe politike të PDSH-së,
UDHËZON:
Nisjen e procesit të ristrukturimit të organeve drejtuese në nivel lokal në të gjitha Degët e Partisë, duke përmbyllur procesin e plotësimit të vakancave në nivel seksioni, grupseksioni dhe/ose kryesi dege brenda datës 15 Dhjetor 2022, sipas këtij kalendari:
Nënkryetar dhe Sekretariati – brenda datës 20 Nëntor 2022;
Kryetar dhe sekretar Grupseksioni – brenda datës 1 Dhjetor 2022;
Koordinator për organizimin e FRPD – brenda datës 1 Dhjetor 2022;
Koordinator për organizimin e LDG – brenda datës 1 Dhjetor 2022;
Kryetar dhe sekretar Seksioni – brenda datës 15 Dhjetor 2022.
Dega e Partisë do të kryejë organizimin territorial të strukturave në nivel Seksioni, Grupseksioni dhe Dege, pas vlerësimit të situatës, performancës dhe vakancave të krijuara, sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim. Dega e Partisë merr masa që procesi i ristrukturimit të jetë gjithëpërfshirës.
Dega e Partisë për çdo qendër votimi (QV) mëmë duhet të ketë minimalisht një seksion, ku plotësohet secila me kryetarin dhe sekretarin përgjegjës për QV. Në territorin përkatës të një QV mëmë mund të ketë sipas rastit, më shumë se një seksion i cili mbulon një territor gjeografik të mirëpërcaktuar dhe/ose një komunitet, sipas ndarjes në QV e zgjedhjeve të fundit.
Dega e Partisë përcakton ndarjen dhe numrin e nevojshëm të grupseksioneve, ku plotësohet secila me kryetarin dhe sekretarin përgjegjës për Grupseksion. Një Grupseksion mbulon si rregull një territor që nuk ka më shumë se 10 QV mëmë dhe jo më shumë se 5000 votues faktik sipas pjesëmarrjes në zgjedhjet e fundit. Ky numër mund të jetë i ndryshëm në rastet kur respektohet ndarja sipas njësive administrative, traditës, kulturës, homogjenitetit të territorit, si dhe shtrirjes gjeografike. Territori i Grupseksionit duhet të jetë gjeografikisht i pandërprerë dhe të bëjë pjesë në vetëm 1 ZAZ. Si rregull, ndarja e territorit në Grupseksione në zonat urbane, për aq sa është e mundur, duhet të përkojë me konceptin e “ish lagjeve”, ndërkohë në zonat rurale, për aq sa është e mundur, duhet të përkojë me konceptin e “njësisë administrative”.
Koordinator për organizimin e FRPD apo Koordinatore për organizimin e LDG, mund të jetë sipas rastit Kryetari në detyrë i FRPD apo Kryetarja e LDG, ose një person tjetër i caktuar nga Dega e Partisë.
Në çdo Qark ngrihet Këshilli Koordinues i Qarkut që është përgjegjës për ndjekjen e procesit të ristrukturimit. Këshilli Koordinues i Qarkut ka në përbërje: deputetë, drejtues të strukturave lokale të partisë, Anëtarët e Kryesisë qëndrore dhe të Këshillit Kombëtar, si dhe individë me reputacion dhe kontribut në degët përkatëse.
Këshilli Koordinues i Qarkut mblidhet menjëherë dhe koordinon krijimin e Grupeve të Punës në çdo degë. Gjatë procesit të organizimit, Grupi i Punës në secilën Degë merr masa organizative dhe fton të bëhen pjesë e këtij procesi duke marrë përsipër përgjegjësi, potencialet më të mira dhe më të afta njerëzore të PD-së në territorin përkatës.
Dega e Partisë në mbledhjen e parë merr këto masa për organizimin e procesit:
a) Merr vendim për territorin që do të mbulojë çdo Seksion/Grupseksion sipas kritereve të përcaktuara në këtë udhëzim, duke respektuar përfshirje sa më të madhe të burimeve njerëzore në procesin e organizimit si dhe shmangien e konfliktit të interesit. Në çdo rast, vendimi për territorin që do të mbulojë çdo Seksion/Grupseksion bazohet tek parimi i kontrollit sa më efikas të territorit dhe të efiçencës së punës.
b) Përcakton kalendarin e proceseve në nivel Seksioni, Grupseksioni dhe/ose Dege. Kalendari i procesit të organizimit mbanë në konsideratë afatet e përcaktuara në pikën 1.
Kryetar Seksioni/Grupseksioni janë banorë të territorit që mbulon Seksioni/Grupseksioni përkatës. Ata duhet të jenë njerëz me eksperience politike, aktivë në aksionin politik të PDSH-së në të paktën dy vitet e fundit, me njohje shumë të mirë të territorit ose me reputacion të lartë në komunitetin ku banojnë. Dokumentacioni i plotësimit të strukturës në Seksione/Grupseksione mbahet në 2 kopje. Një kopje e dokumentacionit zgjedhor depozitohet pranë Degës së PD-së, një kopje dorëzohet pranë Drejtuesit të Këshillit Koordinues të Qarkut.
Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati Organizativ, dhe Degët e PD-së, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij Udhëzimi.
DREJTUESI I PARTISË
Enkelejd ALIBEAJ
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment BARDHI./ B.A. – CNA.al
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një takim me banorë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka dhën...
Alfred Rushaj ka dhënë dorëheqjen si deputet i Partisë Dem...
CNA.al disa javë më parë krijoi një sondazh midis disa...
Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se dy "bashkaksion...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk është kursyer me akuza...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj Qever...
Pasi u zyrtarizua si kandidat për primaret e Tiranës, ...
Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë D...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet e kriju...
Në 24 orët e fundit zhvillova një sondazh elektronik m...
Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit t...
Ish-deputeti Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet e fundi...
Deputeti dhe kandidati i Primareve që kërkon të garojë...
Siç edhe CNA.al paralajmëroi disa ditë më parë, doktor Gje...
Edvar Kodheli ka bërë me dije se do të kandidojë në Pr...
Edi Rama ka reaguar sërish për deklaratat e kreut të Parti...
Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga lajmet e rreme, siç...
Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar kandidatin që do të garo...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për media ës...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...