Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit me anë të një letre duke theksuar se ditën e sotme mbushen plot katër muaj izolim.
Në letrën e tij, Salianji theksoi se ceremonia e inaugurimit të Donald Trump u ndoq edhe në burg ndërsa shtoi se ai është i izoluar sepse e mundte Rilindjen në secilën zonë që të përcaktohej.
Letër nga qelia 6/Ne njerëzit…
Ceremonia e marrjes së detyrës nga Donald Trump ishte mjaft e ndjekur në gjithë botën, njësoj u ndoq dhe në burgun e Fierit. Pasdite vonë ka zakonisht zëra, zhurma e biseda me ton të lartë. Atë ditë, qetësi. Dhe të nesërmen në lulishten e vogël ku bëhen takime me familjarë e miq, kjo temë po diskutohej. Ndonëse mijëra kilometra larg, ngjarjet e mëdha mbërrijnë dhe mbërthejnë njerëzit dhe në cepat e izoluar.
Të mbesin në mend fjalët e senatores Amy Klobuchar, e cila ju drejtua Presidentit të ri dhe zëvendësit të tij me fjalët se; mos harroni në asnjë moment që pushteti që po merrni sot, u vjen nga njerëzit, nga punëtorët, nga mësuesit, nga policët, nga zjarrfikësit, nga naftëtarët, nga amerikanët.
Edhe kushtetuta e SHBA, ndryshe nga shumë të tjera, nis me fjalët; ne njerëzit e Shteteve të Bashkuara…Do të ishte cinike të bëjmë krahasime mes celebrimit të demokracisë më vezulluese në botë me këtë tonën.
Ajo atje, shumë e shumë kohë më parë i ka marrë mendjen filozofëve e mendimtarëve si Tokëvilli.
Por nuk mund të mos ndalesh e të reflektosh me këto parime që u përmendën më lart. “Mos harroni në asnjë çast se pushteti juaj vjen nga njerëzit…”Ky moment është zhdukur në Shqipëri. Njerëzit, ka 12 vite që nuk janë fare në refene. Pushteti që ka buruar prej tyre ka pësuar aq shumë thyerje e devijime, mbi të janë krijuar aq shumë qendra okulte, lëmshe me interesa e spirale përfitimesh, sa nuk shkon dot e nuk i dallon dot më rrënjët. Autokratuci mendon sot se burimi i pushtetit është ai vetë, dhe e ndan dhe e ushtron atë si të dojë. Njerëzit janë thjesht spektatorë.
Jo më kot ai kërcënon duke thënë se këtu më keni deri në 2030, a më tej. Sepse llogaritë i bën me hallkat e zyrave dhe institucioneve që ka nën kontroll, me paratë, me mediat, me oligarkët, me grupet kriminale, me mbështetjen ndërkombëtare që siguron duke dhënë copa Shqipërie, nga Sazani në Lezhë, sikur të ishte baçja e tij në Surrel.
Këtë matematikë ka ai. Dhe me këto segmente ai e ka bilancin në rregull. Ka marrë vota e pushtet, ka ndarë pasuri. Kjo është arsyeja pse nuk jep llogari para qytetarëve për qeverisjes mizerabël të 12 viteve. Nuk ekzistojnë ata.
Një nga pasojat e këtij deformimi të madh, të shtrembërimit të pushtetit, të humbjes së fillit me burimin legjitim, me njerëzit, është dhe kontrolli mbi drejtësinë. Përndjekja e kundërshtarit.Sot bëhen 4 muaj që jam në qelinë numër 6 të burgut të Fierit, sepse bëja betejë për interesin publik, denoncoja krimin, keqqeverisjen dhe e mundja rilindjen kudo ku më ngarkohej një detyrë, pa ligj por thjesht sepse kjo ishte dëshira e Kryeministrit jam ende i marrë peng.
Ndodhesh pra në Republikën ku pa ligj, pa precedent, pa prova, pa e konsumuar veprën për të cilën akuzohesh, thjesht për një denoncim publik, për një konferencë shtypi, përfundon pas hekurave.Për një deklarim që u provua si i vërtetë nga vetë i denoncuari, i cili shkoi brenda ditës të vuante burgun në Itali, ku ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Shkoi të vuante atë burg, që e kishte zëvendësuar me relaks e aktivitet në Vlorë, falë mbështetjes që kishte nga vëllai, Ministër i Brendshëm e nga Kryeministri.
Asnjë shtetas nuk është dënuar me 1 vit burg për një denoncim. Aq më pak një deputet, që ditën kur del gjykata dhe shpall atë që ka paralajmëruar kryeministri, e ka ende mandatin e të zgjedhurit.Ne kemi ndjekur gjithë instancat, dhe kjo çështje do të shkojë në Strazburg, e unë do ta kërkoj të drejtën deri në fund të botës, e sa të kem frymë.
Por nëse ky turp i drejtësisë qendron në fuqi, çdo njeri që do të thotë diçka që bezdis Kryeministrin, ministrat, familjarët e tij apo të klanit të tij, mund të përfundojë në qeli.
Kush e ndalon, kush i jep garancitë që kjo të mos ndodhë? Askush derisa në pushtet të jetë ai që mendon se i ka ardhur nga qielli e drejta për të qeverisur e diktuar, dhe jo nga njer?zit!Këtë herë pakënaqësia është në kulm, ndihet kudo. Qytetarët janë garancia për ta ruajtur Republikën. Po sidomos, vota e diasporës mund të përmbysë planet e djallit!
Gjasat janë që njerëzit t’i thonë Edi Ramës se ekzistojnë, se janë këtu, dhe se pushteti buron nga ata. Kjo është data 11 maj. Dita e njerëzve dhe fundi i autokratucit, me bishtin në shalë. /CNA
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, u shpa...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është nën he...
Zëdhënësja për korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, që është tashmë nën hetim nga ...
Sistemi i shëndetësisë për kryetarin e PD, Sali Berish...
Edvin Kulluri, njeriu që njihet si sahanlëpirës fillimisht...
Policia është kthyer në mburojë të Veliajt duke referuar n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 95-vjetorin e...
Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e Shqipërisë...
Sekretari Zgjedhor në PS, Damian Gjiknuri, ka deklarua...
Pas një periudhe më shumë se 2-mujore ndërprerje është nis...
Blendi Himci ka dhënë dorëheqjen nga post ii tij si kryeta...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është vendosur me...
Luli ka zgjedhur një stil tjetër, nuk ka themeluar një par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli në një t...
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka dhënë një p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli në një takim...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqit...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti në daljen ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një reagim n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...