“Si Veliaj dhe Beqja”/ Berisha: Rama i ka zgjedhur bashkëpunëtorët me kriterin “kush vjedh më shumë”
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Ed...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar sot 37-vjetorin e martirizimit të poetit e disidentit Havzi Nela.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan për vëprën dhe sakrificën e poetit.
Veç vlerësimeve të rastit, Berisha ka rikujtuar ekzekutimin e Nelës, më 10 gusht 1988, teksa përmend kryeministrin Edi Rama, babai i të cilit ishte një prej atyre që firmosën për ngjarjen.
“Të dashur miq, letrat shqipe dhe mbarë kombi shqiptar përulen sot me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme, sakrificës sublime të martirit të lirisë, poetit të pavdekshëm, disident Havzi Nela.
37 vjet më parë, më 10 gusht të vitit 1988, me firmën e xhelatëve të diktaturës hoxhiste, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës, u ekzekutua me varje në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit, për t’u bërë përjetë i pavdekshëm poeti i shquar e disident Havzi Nela.
Varja publike e poetit, kolosit të pamposhtur të lirisë, me urdhër të xhelatëve Alia dhe Rama, vetëm një vit para shembjes së Murit të Berlinit, ishte çmimi që ai pagoi për guximin e tij që t’u thurte vargje kushtruese lirive dhe të drejtave të njeriut, frymës së Helsinkit dhe Kosovës së pushtuar.
Varja publike e Havzi Nelës, ky akt makabër, tronditi mbarë opinionin publik shqiptar dhe botëror dhe dëshmoi përsëri fytyrën e vërtetë mizore të diktaturës hoxhiste dhe xhelatëve të saj, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama.
Akti kishte synim kryesor jo vetëm hakmarrjen primitive të regjimit ndaj kundërshtarit politik, por edhe terrorizimin e popullatës në tërësi dhe inteligjencës shqiptare në veçanti, si dhe të vriste pa lindur, pa dalë nga goja çdo varg apo fjalë të lirë.
Por sot Havzi Nela prehet i qetë në panteonin e lirisë së kombit shqiptar, kurse kasapët që urdhëruan varjen e tij në litar dergjen në galerat e krimit politik dhe turpit të historisë.
Nderim përjetë poetit disident Havzi Nela.
Këtu më poshtë keni ripublikimin e një poezie të poetit Havzi Nela dhe një status për Edi Ramën, të birin e xhelatit Kristaq Rama, që së bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosën 36 vjet më parë varjen në litar të poetit disident.
Poezia “Fryma e Helsinkit” – Havzi Nela
Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.
Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do të vdesë!
Sot është një ditë që mund të bëheshe njeri!
Edvin! Sot është 37-vjetori i varjes në litar, në sheshin qendror të qytetit të Kukësit, me firmë të xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik, të poetit disident Havzi Nela.
Sot është një ditë që Edi Kristaq Xhelati mund të “varë” brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe të tregojë, qoftë edhe për pak çaste, një grimcë ndërgjegjeje të njeriut të qytetëruar; të dënojë krimin mizor të të jatit të tij xhelat dhe të kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave për varjen, me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, të poetit disident Havzi Nela.
Këto pak rreshta nuk i shkruaj për politikë, sepse Edi Rama sot ndjek rrugën e etërve mizorë për një Shqipëri pa opozitë, me liderët e opozitës dhe kundërshtarët politikë të arrestuar në burg dhe procese politike. Por këto rreshta i shkruaj si një apel për ngadhënjimin e njeriut mbi antinjeriun”,-shkruan Berisha./CNA
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Ed...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga plaz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot kr...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli përm...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve në rrje...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në sezonin e ard...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ashtu siç pati sh...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga një zonë në q...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë pasdite lidhur me ra...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një po...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një postim...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale vijim...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e kësaj të enjte...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar kët...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi sot se ...
Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka nisur në të gj...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh nga D...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije këtë të enjte se rin...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...