Jorida Tabaku nuk shkon dot në selinë e PD-së/ Deputetja e grupit përçarës flet nga zyrat e Kuvendit
Jorida Tabaku nga grupi i përçarësve të PD-së, në një dalj...

22 të burgosur i drejtojnë letër Kryetarit të PD-së Sali Berisha. Ata kanë trajtuar 11 problematika që i shqetësojnë në qëndrimin e tyre në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Në letrën drejtuar kreut të PD-së, ata tregojnë se problematikat lidhen me ushqimin, kujdesin mjekësor dhe mungesën e ilaçeve. Ata bëjnë me dije gjithashtu se kanë njoftuar edhe ambasadën amerikane dhe përfaqësitë diplomatike, lidhur me këto çështje.
Deklaratë e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj:
Një letër, shoqëruar me një listë të firmosur nga 22 të burgosur, ka ardhur nga Paraburgimi i Elbasanit në adresë të kryetarit të PD, z. Sali Berisha. Në letër bëhet me dije se ankesa i ka shkuar edhe Ambasadës Amerikane, asaj të Bashkimit Europian, dhe përfaqësive gjermane, angleze, franceze, italiane, Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit.
Në ankesë listohen 11 probleme, si më poshtë, të cilat po i lexojmë në formë autentike dhe të pandryshuar, siç janë shprehur të paraburgosurit:
1. Ushqimi është bërrnut, racionet as për bebe nuk dalin.
2. Njerëzit flenë përtokë pa dyshekë se u japin vetëm miqve dyshekë, jastëkë, etj. Hallexhinjtë le të vdesin
3. Nuk kemi kujdes mjekësor, kërkojmë për vizitë tek mjeku ose të na çojnë në spital mezi na çojnë, por në shumicën e rasteve nuk na çojnë, as nuk e çajnë kokën, në vend të qetësuesve na bëjnë ujë të distiluar.
4. Të paraburgosurve që punojnë nuk jua njohin ditët e punës, i mashtrojnë.
5. Liri veprimi nuk kemi fare, vetëm kati i tretë tek godia A ka liri dhe kati i dytë të godina B, ne jemi kati i dytë, godina A. Miqve të tyre drejtori dhe shefi i policisë ju ka lënë liri veprimi.
6. Zhurmat që na bëjnë kati i tretë janë të tmerrshme dhe ankohemi, por nuk merret asnjë masë. Burgun e kanë kthyer në privat.
7. Na hedhin ujë e plehra nga sipër.
8. Ilaçe nuk na japin.
9. Higjena është ZERO.
10. Na keqtrajtojnë.
11. Na privojnë nga takimet me familjarët.
Të paraburgosurit e Elbasanit shtojnë se, origjinalin e letrës ia kanë dërguar Ambasadës Amerikane, dhe luten të merren në konsideratë ankesa e tyre, duke theksuar se “vërtetë jemi në burg, por kemi edhe ne të drejtat tona si qenie njerëzore”.
Në ankesën e të burgosurve vihen re edhe shkelje të tjera, si për shembull fakti se Drejtori i institucionit, Arben Xhina është bashkëshortja e tij janë në konflit interesi, sepse zonja është këshilltare e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që do të thotë, theksohet në letër, se gruaja i bie të jetë shefja e burrit të vet.
Në letër ka ankesa edhe për shefin e policisë së Burgut, Shaban Kalemin, i cili thuhet se është kriminel i kohës së Enver Hoxhës sepse në kohën e diktaturës komuniste ka qenë me punë në kufi dhe ka ekzekutuar dikë që ka dashur të “arratisej” në atë kohë.
Sipas letrës, shefi i regjimi të burgut është Vladimir Skënderi “që do vetëm lekë dhe shumica e policëve në regjimin e brendshëm janë kushërinjtë dhe miqtë e tij”.
Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre së pari, dhe së dyti, të hetohen të gjitha rastet e abuzimeve dhe korrupsonit që vërehen në letrën e të burgosurve. Kjo letër arrin edhe në kontekstin tragjik të vrasjes së të riut Lear Kurti, dhe nënvizon faktin se në shtetin e Edi Ramës të drejtat dhe dinjiteti i qytetarit, në liri apo në paraburgim, shihen si “lëndë me zgjedhje”.
Ndërkohë, ato janë të drejta të patjetërsueshme, që njihen nga Konvenat e të drejtave dhe legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar.
Shteti duhet hequr nga duart e pushtetit dhe u duhet dhënë përfaqësuesve të popullit. Ky agresion i hapur ndaj lirive dhe të drejtave është simptoma e një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili meqë nuk ka dalë nga vullneti i votës së lirë, bën si t’i teket me të drejtat e qytetarëve.
Shqipëria në rrezik nuk është një slogan, por një realitet. Që të mos zhbëjmë Shqipërinë duhet të largojmë rrezikun./CNA.al
Jorida Tabaku nga grupi i përçarësve të PD-së, në një dalj...
Ish kryeministri Sali Berisha, është mjaft aktiv në rrjete...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Grige...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
“Raportet mes Ilir Metës dhe Sali Berishës janë të qarta d...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një dalje për mediat ...
Vizita e së premtes e kryeministrit Edi Rama në shkollën 9...
Partia Demokratike në kuadër të riorganizmit për zgjedhjet...
Gazetari Robert Papa e ka cilësuar si një nismë për të...
Pas përfundimit të takimeve që ka zhvilluar sot në qyt...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka tregua...
Pas ceremonisë së betimit të Giorgia Melonit si kryemi...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planet për hapjen e n...
Infrastruktura kritike në mbarë Ukrainën edhe një herë...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po q...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar analistin Frrok...
Gazetari Mentor Kikia, përmes një reagimi në rrjetet s...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë takimit me drejt...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte të shtunën n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...